Ndryshime në polici! Ervin Hodaj, drejtori i Policisë së Tiranës

April 27, 2015 11:00

Ndryshime në polici! Ervin Hodaj, drejtori i Policisë së Tiranës

Ervin Hodaj do jetë drejtori i ri i Policisë së Tiranës.

Ai pritet të zëvendësojë në këtë detyrë Ardian Çipën, i cili do të kalojë si zëvendësdrejtor i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë, Neritan Nallbati do të kalojë nga policia e Elbasanit si drejtor i Policisë së Fierit.

Alfred Çepe do e zëvendësojë në Policinë e Elbasanit.

Rebani Jaupaj do të drejtojë Antikrimin Ekonomik.

Ndryshimet kanë ardhur pas largimit të drejtorit të Përgjithshëm, Artan Didi dhe zëvendësimit të tij nga Haki Çako.

Mësohet se pas ankesave të shumta për transferimet dhe shkarkimet e policëve, është ngritur një grup pune për të verifikuar urdhrat e dhëna nga Artan Didi.

April 27, 2015 11:00
Komento

11 Komente

  1. nostradamus April 27, 11:10

    Hajde c’vete ?! Ben presion PD lesho socialistet ! Kur vjen ne pushtet PD i hedh ne rruge
    te madhe me ”lopate” socialistet ! Sa turp : socialistet ne rruge ,ndersa demokratet ne koll-
    tuqet e zyrave …!!!! Kjo eshte ”Rilindja” ????

    Reply to this comment
  2. "BALASHI" April 27, 12:00

    Nuk ka bere vaki, qe nje drejtor policie, 1 ore para se te jape doreheqiien, te firmose mjaft urdhera per lirim e transferim. Nje shpirtligesi e rralle.
    Une njoh disa. Ankesa te shumta me te drejte. Ç’ drejtues i çuditshem. Ka krijuar nje rremuje totale ose nje çorganizim te organizuar.

    Reply to this comment
  3. "BALASHI" April 27, 12:13

    Gjeja me e mire e Drejtorit te ri te Pergjithshem tw Policise se shtetit eshte ngritja e komisionit per verifikimin e lirimit (nuk jane shkarkime siç thuhet ne artikull, por lirime e largime nga policia!, gje qe nuk eshte njelloj) dhe transferimeve. Ata duhet te rikthehen. Pa diskutim. U eshte rene me qafe kot.
    Di nje rast qe eshte liruar oficeri me grade komisar se gjoja nuk kish shkollen e policise. Kur u verifikua doli e kunderta. Se si mund te firmose nje titullar apriori kete vetem Didi mund ta bente 1 ore para largimit.Te mos harrojme se ai oficer ka dhe akademine e mbrojtjes te bere jashte shtetit, por edhe ate te policise e diplomacise dhe njeh e flet dy gjuhe te huaja e, lirohet nga forcat e policise. Çudi per t’ u çuditur !!!

    Reply to this comment
  4. tironsi April 27, 15:16

    Rebaniu eshte kokrra e legenit dhe harbutit. Eshte turp per uniformat blu qe te kene nje drejtues te tille. Nuk mund ta them kete per Neritanin qe eshte nder qe eshte ne radhet e drejtuesve te policise.

    Reply to this comment
  5. Henri April 27, 16:06

    Policia e Tiranes esht me fat qe do drejtohet nga drejtori i sapoemeruar

    Reply to this comment
    • zefi April 28, 07:48

      …eshte fat sepse ne Fier kontrabandisteve te solarit qe e vjedhin nga depot e firmes, dhe perpunohet ne Levan te Fierit, ky drejtori pra qe do te nderoi Tiranen, u merrte 5 miljon leke ( te vjetra) per zhdo bot me solar, ndryshe i kapte dhe i burgoste, por duhet ta dini se ne zhdo nate kalonin mesatarishte, 10 bote me solar…….policia e shtetit me hajdutja e shoqerise shqiptare…..

      Reply to this comment
  6. gegetoske April 27, 16:51

    te shohim se cdo te ndrisin…..

    Reply to this comment
  7. rebaniu April 27, 19:14

    Ti koqe balashi nuk i vjen as te gishti i kembes Didit. Mire ka bere ne qofte se te ka heqe nga puna. Dukesh ca plere je.

    Reply to this comment
  8. Zoro April 27, 19:48

    Didi me gjithe Xhevair Karajin jene per ne prokurori se kane shitur vendet e punes apo kane bere levizje te pa bazuara.Perse iku Xhevairi pa u ndjere dhe nuk dha asnjeri informacion, ka bere pazare te pista me Didin edhe zvendesimi me nje ish sigurims i Xhevairit eshte me pisllik.

    Reply to this comment
  9. gazeta April 27, 20:08

    Zoro hiqe masken edhe pi pak droge se ke nevoje te vish ne terezi

    Reply to this comment
  10. realist April 27, 22:55

    Bravo Tahiri po emeron te gjithe ushraret e Kulicit.Dhjaks

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*