Ndryshime në Prokuroritë e rretheve, ja drejtuesit e rinj

May 21, 2019 13:56

Ndryshime në Prokuroritë e rretheve, ja drejtuesit e rinj

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është miratuar drejtuesi i ri i Prokurorisë së Gjirokastrës.

KLP caktoi drejtues të përkohshëm të Prokurorisë Gjirokastër, Julian Çafkën për 3 muaj. Propozimi i Julian Çafkës u miratua me 11 vota pro në mbledhjen e KLP.

KLP votoi gjithashtu me 11 vota shtyrjen e afatit me 3 muaj, për drejtimin e Prokurorisë së Apelit Korçë nga Irena Çunoti.

Të dy plotësojnë vendet vakante të krijuara pas shkarkimit të paraardhësve të tyre nga Vetingu. Arben Pasho u shkarkua nga KPK më 16 Maj, ndërsa Irma Balli më 19 shkurt.

Po ashtu, u miratua me 11 vota pro projekt-aktit për shtyrjen e afatit të caktimit të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, përkatësisht nga dt. 22.05.2019 deri ne 22.08.2019.

U miratua me 11 vota pro caktimi i prokurores Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Gjykatës së Apelit Korçë të ushtroje funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

 

 

b.b/dita

May 21, 2019 13:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim