Ndryshimet e 2008, vota, dinjiteti

May 2, 2019 13:23

Ndryshimet e 2008, vota, dinjiteti

Zgjedhja e deputetëve me lista të mbyllura partiake ishte shpikja më djallëzore Rama-Berisha një muaj pas Gërdecit.

Zhvillimet demokratike moren një goditje të rëndë dhe pasojat tani duan kohë për t’u korrigjuar. Menyra e zgjedhjes së parlamentit me lista nga kryetarët e partive dhe skema e eleminimit të partive të vogla me tjetersimin e votave të fituara në shkallë qarku e vuri pushtetin në doren e një njeriu, që zgjedh vetë, qeveris vetë, kontrollon veten.

Demokracia sot është më keq se në vitin 1992. Problemin nuk e zgjidh rrëzimi i Edi Ramës, pasi edhe tjetri që vjen pas tij vetë do zgjedhë, vetë do qeverisë, veten do kontrollojë. Vetëm emrat do ndryshojnë.

Palamenti votohet për të kontrolluar qeverinë, por me ketë sistem zgjedhje, qeveria kontrollon parlamentin.

Kjo është arsyeja pse qeveritë ndryshojnë, por gjërat nuk ndryshojnë.

Kjo është arsyeja pse shikojmë që çdo ditë shpresat e njerzëve po veniten, vetëm shpresa për t’u larguar shtohet dita, ditës.

Edhe ata që pretendojnë të zëndësojnë qeverisjen e Ramës me atë të Lulzim Bashës e dinë mirë  se gjërat  nuk do të bëhen më mirë.

Populli nuk ka më shpresë se gjërat do të ndryshojnë dhe largimet nga vendi janë bërë si sëmundje ngjitëse epidemike. Sepse problemi fillon nga lart, populli nuk ndihet realisht  i përfaqësuar në politikë.

Në parlament janë biznesmenët, njerëzit që zotërojnë para, të zgjedhurit e kryetarëve. Një popull  i varfër përfaqësohet në parlament nga të pasurit, shumica, klientelistë me të kaluar të dyshimtë.

Shkurt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, pushteti nuk kontrollohet nga  populli, por nga dora e kryetarit partisë.

Ne votojmë por nuk zgjedhim, sepse  zgjedhjen e kanë  bërë  kryetarët e partive, e kështu u japim pushtet që e diktojnë dhe kontrollojnë vetëm ata. Nga ky pushtet doli nepotizmi në të gjitha hallkat e qeverisjes, drejtimi  i shtetit nga militantë partiakë, shumica e tyre janë nga specialistët më të paaftë, me shkollim fals, ndërsa të aftit heshtin e largohen nga ky vend.

Po të rrëzohet pushteti i Ramës nga protestat ose zgjedhjet, do shpresojmë se do të  qeverisemi  më  mirë  nga  Lulzimi?

Sa qesharake dhe sa vajtuese është.

Sa qesharake dhe sa vajtuese është edhe kur dëgjon sot në 2019 të thonë se “po fole ndryshe del nga lista e partisë”.

Populli do të protestojë është e drejtë e tij legjitime, por me këtë sistem duhet të kuptojmë se ne kemi votuar për të hequr qafe një palë, por perseri në qafë do i mbajmë secilën prej palëve.

Edhe Enveri po të ishte gjallë, do e kishte zili ketë sistem ‘’demokracie’’.

Ne themi se dolëm nga diktatura, por ka vite që qeverisemi si një diktaturë që abuzon në forma të ndryshme me pushtetin,  nga secila parti që vjen në pushtet.

Nese duhet t’i kthehet shpresa vendit, së pari populli duhet të zgjedhë deputetët që do me lista të hapura, sepse ai e njehë më mirë figurën e secilit, peshën e përfaqësimit dhe mbi të gjitha deputeti do të nisë pas kësaj të flasë me gojën e tij jo me gojën e kryetarit të partisë.

Deputeti sot konsiderohet qytetari më i pavarur për përfaqësimin e popullit, por sot është aq i varur nga kryetari i partisë sa dhe kartonin e mban formalisht në dorë.

Partitë politike dhe presidenti i republikës t’i kthejnë popullit atë që i moren, të zgjedhim të lirë dhe me lista të hapura.

Votimi me lista të mbyllura është  formal, është votë qorre. Me këtë sistem qytetarit që voton iu tha “koha jote mbaroi”.

Por ka ardhur koha që ky sistem zgjedhje të përfundojë një orë e më parë.

Edhe parlamenti duhet jetë më i vogël, pasi ne jemi zvogëluar në numër, në  administratë, në qarqe, jemi tkurrur nga viti në vitë.

Nuk kem pse të paguajmë një parlament kaq të madh; në stadin e zhvillimit të vendit, me ekonominë dhe popullsinë që kemi do të ishte zgjidhja më e mire, një parlament me 100 deputetë dhe këta të zgjidheshin 70 me lista ta hapura, pra me vote direkte dhe 30 me  votat e partive,  propocional kombetar.

Parlamenti në ketë mënyrë do të kishtë mundesi të kontrollonte qeverinë, jo qeveria  parlamentin.

Përfaqësimi  i popullit do të ishtë më dinjitoz. Në administratë do të konkuronin të aftët dhe do kishim me kalimin e kohës më pak militantë e të paaftë; nga këtu nis shpresa se një ditë do të ndryshojmë.

Shpresat e shqiptarve i kanë në dorë vetë shqipëtarët; secili prej nesh ka pjesën tonë  të përgjegjësisë sipas peshës intelektuale  e morale që kemi.

Kombi nuk përparon pa kontributin e secilit, kemi detyra përpara atdheut.

Shumica nga ne i njohin ata që vjedhin dhe spekullojnë me pushtetin. Por përsëri i duartrokasim në pritje të një pune apo privilegji.

Shteti fillon nga unë qytetari, që nuk duhet të japë para për të drejta të paligjshme, që nuk duhet të marrë para për të votuar, që nuk duhet të pranojë të qeverisem nga njerëz të  padenjë, aq më tepër natën t’i shajë e ditën t’i duartrokasë.

Mark  Ndoci

Botuar në Dita, në rubrikën “Letër Kryeredaktorit”

 

 

 

 

 

 

May 2, 2019 13:23
Komento

6 Komente

  1. PRENG PJETRI LEZHE May 2, 13:30

    I nderuar kryeredaktor, z.Thano

    Ashtu si kudo ne Shqiperi dypunesimi dhe nepotizmi I ka shtrire kembet kudo dhe ne te gjithe

    Sektoret e jetes ne Lezhe, madje quditerisht vendin e pare e zene administata publike duke lene qindara km large sektorin privat.

    Mjafton te shfletoshe liste pagesat e disa sektoreve dhe drejtorive lokale dhe rajonale dhe mund te vesh re fare lehte nepotizmin qe ka mbuluar kudo, te punesuarit dhe te mirepaguarit thuajse mbajne te njejtin mbiemer me titullarin e digasterit ose te rrethit tij krejt te afert miqesor e farefisnore.

    Kjo metode punesimi paraqet nje rrezikshmeri te larte ne shume aspekte qofshin ne rrafshin ekonomik por edhe ne ate te cilesise se punes, por dhete sherbimit ndaj qytetarit ku ne te shumten e rasteve qytetaret jo vetem nuk marrin sherbimin e kerkuar por perballen me arrogance e pa shoq te punonjeseve.

    Kjo arrogance nenglizhence dhe sorollatje e qytetareve e ka burimin pikerisht ne zhanerin famekeq te nepotizmit ne kete rast punonjesit e administrates publike jo vetem qe nuk jane operativ ne punen e tyre, por nuk kane asnje pike frike se ndoshta mund te ndeshkohen nga eprori tyre pasi jo rastesisht ndodh te jet daja xhaxhaj apo meseshumti kusheriri tyre I pare ose I dyte.

    Semundja tjeter po aq e demeshme qe ka goditur administraten publike ne Lezhe jane dy punesimet, kjo dukuri vihet re kryesisht ne sektorin e shendetesise dhe te arsimit, pore vendin e pare e zene administrate e Bashkise pa harruar ketu prefekturen dhe keshillin e e qakut Lezhe.

    Pas nje studimi invesigativ rrezulton se ne keto institucione jane te punesuar deri ne rreng titullaresh persona qe ushtrojne aktivitet te larmishem dhe shume perfitues privat, dhe quditerisht as kush nuk guxon te rrebelohet per kete dukuri aq absurde.

    Pa dashur te ve ne dyshim cilesine dhe aftesite ne pune te dhjetrave titullareve me krijohet bindja se ne mos nepotizmi jane rryshfetet ata qe ne shume shkolla emrohen dhe riemrohen drejtoret pa kurre fare kriteri per afro dy dekada rradhazi duke shperfillur haptazi te ashte quajturin “portal”.

    Une e kame demaskuar dhjetra here kete semundje qe po kanos administraten publike ne Lezhe dhe pervec kercenimeve qe me jane bere hapur asnje rragim apo pregenjeshtrim nuk ka pasur qofte nga titullaret e institucioneve por as nga digasteret qendrore qe I kane nen jurediksjon keto drejtori.

    Une jame nje nga taksapaguesit e zakonshem te shtetit ndaj kame te gjithe te drejten e Zotit dhe te ligjit te ngre zerin tim per gjithecka shoh prek dhe degjoj sit e pa drejte.

    Dhe du ate deklaroj publikisht se jo vetem nuk do te heshte kurre, por ashtu siq thote i madhi Aben Duka deri me sot kame bere vetem nxemjen, sot e tutje doti bej keto burokrat mavi qe me e shemtuara e deri sotme tju duke si leter dashurie.

    Faleminderit zoti DUKA qe na e dhurove kete shprehje aq te guximeshme dhe domethenese.

    Le ti bashkojme duart zerat mendjet dhe zemrat te gjithe sebashku kunder se keqes dhe padrejtesise,jemi ne zoter te keaje toke te bekuar SHQIPERI.

    Reply to this comment
  2. PO , PO May 2, 17:31

    Te lumte goja o Mark Ndoci ! Ne keto pak rreshta i ke thene te gjitha ! Nuk je i vetmi qe mendon keshtu , por eshte pjesa derrmuese e popullit , qe nuk e pyet kush ! Mendoj se duhet mbeshtetur e inkurajuar pa dallime partiake zonja Rudina Hajdari , per ta cuar deri ne fund nismen e saj , rrezimin e plote te ketij sistemi zgjedhor antikombetar dhe uljen domosdoshmerisht te numurit te deputeteve ne 100 . Eshte moment historik , qe duhet shfrytezuar pa tjeter , ne se duam vertet nje Shqiperi demokratike !

    Reply to this comment
  3. katarakti May 2, 17:51

    Mark Ndoci me kete shkrim i ka dhene pa dashur nje ndihme te paçmuar opozites. Por keta te opozites jane kaq gomare dhe kaq te verbuar nga etja per pushtet saqe nuk jane ne gjendje te shpalosin nje program apo edhe te hedhin nje ide qe te mbeshtetet nga populli. Dhe Ndoci ua ka dhene kete ide: ndryshimi i sistemit zgjedhor. Ky duhet te ishte “kali i betejes” i kesaj opozite surrogato dhe merhumash qe meton per pushtetin ne vend. Por jane aq idiote, aq tutkune, aq te verbuar, aq te dhene pas pushtetit absolut saqe edhe kur u ofron idene nuk e kuptojne. Nuk e kuptojne se do te fitojne 100 here me shume pike duke luftuar per nje sistem zgjedhor te drejte sesa duke bllokuar rruget apo hedhur boje ndaj kryeministrise. Ajo qe shkruan Mark Ndoci nuk eshte shpikja e tij. E kane thene edhe shume te tjere me pare. Por ai e ka artikuluar (shprehur) bukur dhe qarte. Ndryshimi i sistemit zgjedhor eshte alfa dhe omega per te cilen duhet te luftoje sot shoqeria civile dhe te gjithe ata qytetare qe duan kete vend per vete dhe femijet e tyre. Qe nuk duan ta shohin te katandisur si nje fshat ku do mbesin vetem pleqte. Per kete sistem zgjedhor ia vlejne demonstratat, madje edhe perplasjet me policine. Dhe neqoftese Rama ngul kembe ne te tijen, pra qe te kthehet ne nje lloj sulltani qe ka marre peng demokracine, ndofta duhet hyre me force edhe ne kryeministri dhe ta hedhesh ate nga dritarja me koke poshte. Sepse ia vlen te luftosh dhe te sakrifikosh per te drejtat dhe dinjitetin tend si qytetar i ketij vendi. Ne rast se do te me duhej te zgjidhnja ndermjet Edi Rames me sistemin zgjedhor te vjeter dhe nje partie qe lufton per ndryshimin e ketij sistemi, personalisht do te mbeshtesnja, pa asnje hezitm, variantin e dyte. Kushdo qofte ajo parti. Eshte acaronjese qe nje apo 2 persona te mbajne peng demokracine e nje vendi te tere. Eshte po ashtu tallese dhe perbuzese ndaj nivelit dhe inteligjences se nje populli te tere.

    Reply to this comment
  4. SHQIPERI TE KAM DHJER May 2, 22:24

    Kuj e zez qe ka pushtuar Shqiperin ! Pjell katakombesh diktature qe haen mes tyre , per te ngren mish e pir gjak ne trup te ngordhur ! Luft xhungle mes grabitqaresh qe sngopen se shqyeri gjahun Shqiperi ! Popull qe ben sehir e vazhdon te ushqej grabitqar vrases, qe luajn me Te (populin)e pa zot te mbroj vendin ku lindi u rrit e u shumua ,te pazot te mbroj te ardhmen e femijve te tyre ,preh mashtrusish e pazarxhijsh qe kerkojn me cdo kusht te ruajn pushtetin per te mos humbur “minieren” qe i beri e i ben te pasur ! Mut njeri e mut tjetra ! Njera pal vodhi ,vrau shkaterroi e tradhtoi e tjetra hesht ,ben pazare e i le te lir , qe te ruaj pushtetin e “mender” populli te vazhdoj te sundohet nga hajnia e korupsioni
    I nderua Mark ,ktij populli ju hape abetaren me germa te medha te qarta e aq te lexushme ,si funksionon kjo klas e re me dy ftyra ! Si ata qe sot kerkojn rezimin e ksaj qe verie si dhe kta qe jan ne krye ,nuk duan (larg qoft ) zgjidhje e as demokraci ! ME kte form zgjedhore po duket se Rama ka per aleat Vettingun si dhe SPAK qe te kthehet ne nje Erdogan duke eliminuar ter kalbesiren e trasheguar berishiane dhe ndaj kalbesira po lufton me thoj e dhemb ti shpetoj ndeshkimit duke mar pushtetin vec me dhun ! Fatkeqesisht shqiptaret mes dy te keqiave , ju duhet te zgjedhin ate me pak te keqe ! Shqiptaret pra jan te pushtuar nga e keqja qe nuk ju ndahet e mjer !………

    Reply to this comment
  5. ETHEM LALAJ May 3, 09:43

    SAKTE.POR SHKRIMI NUK E VENDOS GISHTIN MBI PLAGE-KUSH E SOLLI KETE KATRURE:
    -ISHTE S.BERISHA QE I PROPOZOI EDI RAMES NDRYSHIMET 3 2008,PASI E PA SE PD NEN DREJTIMIN E TIJ NUK FITONTE MË ZGJEDHJE QE NGA 1992,KU NE KTE VIT POPULLI PROVOI SE KUSH ISHTE PD DHE SALIU I PSEUDONIMEVE ” BISTURIA”E PENICILINA”.DHE RAMA I RI NE POKITIKE NUK E KUNDERSHTOI.SE DHE PO TA KUNDERSHTONTE NUK E DEGJONTE SALIU I 1000.000 TE ZEZAVE NE KTE VEND.
    -TASHME RAMA I THOT LULII..”BEJE KODIN SI TE DUASH DHE TA MIRATOI UNE..” BRENDA KERKESAVE TE OSBE.POR LUL-SALIU NUK DUAN.PSE:SE NUK FITOJNE DOT ZGJEDHJE DERISA NE KRYE TE PD TE JENE SB+LB.
    -ALIBIA E VJEDHJES SE ZGJEDHJEVE NGA RAMA ESHTE MARRZI E SALIUT QE E SHTYN LULIN NE AVENTURA.PSE:NE KINOSHQUP SALIU I THOT LULIT”..KUR TE FITOSH ZGJEDHJET DO BEHESH KRYETAR I PD…ATHERE DO TE DUAN EDHE ATA QE TE KRITIKOJNE SOT..”KJO DO TE THOT SE LULI NUK ESHTE KRYETAR ,POR VETEM FIRMETAR I BERDOROS SE PAGESAVE TE MILITANTEVE TE DHUNSHEM.
    -DUHET TE JET E QART PER TE GJITHE SE E KEQA E KTIJ VENDI JANE SB+IM – 2 KRYEOPOZITARET E PD+LSI QE I KANE SHKAKTUAR KTIJ VENDI 20.000 TE VDEKUR DHE MBI 3 MILJARD DOLLAR VJEDHJE E SHKATERRIME.
    -FALINDEROJ LERERSHKRUESIN QE EKSPOZOHET ME EMER TE VERTET.PIKE.

    Reply to this comment
  6. Adih May 3, 14:05

    Me pelqeu ,kur shkruhet ne kete artikull se ndryshimi kushtetutes ne 2008 nga dy pardesy bardhet e katovices Ramiziane ,do ti kishte zili edhe Enver Hoxha .E thjesh per tu kuptuar dhe shume e lexueshme .
    Prandaj edhe Amerika dhe Gjermania ,imponoi me force reformimin e drejtesise me SPAK .Shkurt ,kjo kase e formuar nga Ramiz Alia duhet te pirdhet ,dhe shqiperine do e dirizhojne politikane te rinj ,te paster dhe mbi te gjitha me principe perendimore .,.Koha ka ardhur ,ustallaret perendimore ,do e bejne pa tjeter ,dhe duan perjetesisht qetesi ne Ballkanin perendimor . Eshte vet fajtore , ai ,qe nuk e kupton .
    Respekt dhe faleminderit nga ana e ime ,letershkruesit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*