Ndryshimet e mëdha që do të sjellë rrjeti social, Facebook

February 21, 2018 19:41

Ndryshimet e mëdha që do të sjellë rrjeti social, Facebook

Facebook së shpejti do të lançojë dy risi që nuk janë parë më parë. Bëhet fjalë për ”Aloha-n” dhe ”Fiona”.

”Aloha” dhe ”Fiona” do të jenë dy folëset dhe dëgjueset e zgjuara. Kjo risi pritet të lançohet në korrik të 2018, shkruan Digi Times.

Sipas informacioneve të shpërndara në faqen Digi Times, ”Aloha” dhe ”Fiona” do të vijnë me ekranet e ndjeshme në prekje me diagonalet 15 inç,si dhe ofrojnë video dhe veçori të tjera të shumta të rrjeteve sociale.

Thuhet se modeli ”Aloha” është me i sofistikuar se ”Fiona”, pavarësisht se të dyja modelet janë dizajnuar nga laboratori hardware i Facebook në Building 8. Aloha pritet të jetë më i shtrenjtë dhe mund të shitet nën emrin Portal.

Thuhet se do të shoqërohet me tiparin e njohjes së zërit dhe fytyrës për të identifikuar përdoruesit dhe do të ketë një kamer frontale me një lente me kënd të gjerë.

s.a/dita

 

February 21, 2018 19:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*