Ndryshimet e taksave, jo detyrim ligjor për pagesë kontributesh për ata që ndihmojnë në familje

November 20, 2015 10:16

Ndryshimet e taksave, jo detyrim ligjor për pagesë kontributesh për ata që ndihmojnë në familje

Paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2016 që tashmë do të jenë pjesë e diskutimit parlamentar, parashikon heqje taksash, taksa të reja, apo shkurtime shpenzimesh në investime për të ulur deficitin buxhetor.

Kështu në paketën e re fiskale është parashikuar heqja e detyrimit për të paguar kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për familjarët që ndihmojnë kur biznesi është familjar. Megjithatë biznesit familjar i lind detyrimi që të hartojë një listë përfshirë këtu edhe punonjësit e papaguar të familjes.

Deri tani në kur punonjësit e tatimeve konstatonin se në biznesin familjar ishin të angazhuar edhe të tjerë (po pjesëtarë të familjes) ata kishin të drejtë të vendosnin masa ndëshkimore për mos sigurimin me kontribute shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas ndryshimit ligjor “personat juridikë dhe fizikë ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare vetëm pas regjistrimit të tyre, në përputhje me ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

Dy ditë pune pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, personi juridik dhe fizik duhet të deklarojë në organin tatimor listën e të punësuarve, me pagën përkatëse, përfshirë dhe listën e punonjësve të papaguar të familjes së personit fizik mbi moshën 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht dhe për sa më sipër propozohet që kategoria e fundit e tatimpaguesve të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Por synimi është që t’i lihet diskrecionit të Këshillit të Ministrave që të përcaktojë rastet kur është i detyrueshëm detyrimi i pagesës së kontributeve për punonjësit e papaguar të familjes, me qëllimin në vetvete, që një kategori e caktuar të përjashtohet nga kjo barrë.

Ky ndryshim ligjor është bërë në nenin 10, të ligjit 104/2014, i cili ka të përcaktuar se, “kontributi llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto, brenda kufijve të pagës minimale, në shkallë vendi, dhe pagës maksimale, për efekt kontributi për sigurimet shoqërore, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, e cila është në fuqi në datën 31.12.2014.

Pas datës 1.1.2015, paga maksimale, për efekt kontributi indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale, në shkallë vendi. Kontributi minimal për personin e punësuar, punëdhënësin dhe të vetëpunësuarin është i barabartë dhe llogaritet mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi”. /Dita/

November 20, 2015 10:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*