Projektligji për KLSH, debate në Komisionin e Ligjeve

April 21, 2014 14:27

Projektligji për KLSH, debate në Komisionin e Ligjeve

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve u shoqërua me debate, për shkak të projektligjit të ri për Kontrollin e Lartë të Shtetit, i cili kaloi vetëm me votat e deputetëve të majtë.

Projektligji nuk i jep të drejtën KLSH të ushtrojë kontroll mbi tatimet, një pikë kjo që u kundërshtua me forcë nga vetë kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Leskaj akuzoi mazhorancën se me ligjin e miratuar nuk po e çon vendin drejt Brukselit, po në Zimbabve. “Po na kufizoni të drejtat, që do të thotë më mirë linin në fuqi ligjin aktual, sesa do të miratoni një ligj të ri. Ne kërkojmë të drejtën e kontrollit në tatime, ju nuk pranoni sepse nuk doni që të ushtrohet kontroll mbi koncesionet, duke mbrojtur interesat e qeveritarëve”, iu drejtua Leskaj deputetëve të mazhorancës.

Ndërsa sipas socialistit Armando Subashi, kërkesa për të pasur të drejtën e kontrollit në tatime bie ndesh me Kushtetutën.

“Ju nuk mund të keni akses në informacionin e klasifikuar, pasi këtë nuk ua jep Kushtetuta”, theksoi Subashi.

 

Debatet

Subashi (PS): “Nuk mund të dalim jashtë kornizave kushtetuese,mosmarrëveshjet mes KLSH dhe institucioneve nuk mund të zgjidhen nga Gjykata Kushtetuese, por nga ajo Administrative. KLSH nuk mund të ketë akses në informacionin e klasifikuar, Kushtetuta nuk e parashikon.” Tha Subashi.

Bylykbashi (PD): “Nëse nuk garantojmë pavarësinë e KLSH-së, kontrolli i tij ndaj administratës do kishte pak vlerë. Nëse ndërhyjmë në strukturën e tij, do i cenonim në autonominë e vetëfunksionimit, do cenonim pavarësine KLSH-së. KLSH duhet të kontrollojë administratën tatimore. Duhet të auditojmë të hyrat në të ardhurat e shtetit. Nëse limitohet kompetenca e KLSH-së, ligji do shkonte kundër standardeve evropiane.”

Mediu-Xhafajt: Mbyllja gojën Finos, nuk e di se ça ka ngrënë.

Fino-Mediut: Nuk ka ç`të duhet ty çfarë ha unë. Mbaj gojën me mua. Nuk e do t’i më shumë se ne Bujar Leskajn.

Mediu: Nuk kemi ardhur të bëjmë dashuri por të bëjmë ligje.

Subashi: Fino tha se kjo nuk parashikohet në rregullore

Spartak Braho: Në emër të LSI kërkojmë të ndërpresim shqyrtimin e projektligjit e ta diskutojmë veças
Xhafaj: Ne nuk jemi komision përgjigjesh

Bujar Leskaj: Keqardhje ku ka katandisur veten Armando Subashi. Maxhoranca po reflekton paaftësi juridike. Ju këtë ligj po e çoni nga Zimbabve jo nga Brukseli. Nëse na kufizoni të drejtat e KLSH ju po ktheni me kokëposhtë projekt ligjin. Heqja e të drejtës për të kontrolluar Tatimet bëhet për të mos kontrolluar koncesionet dhe për të mbrojtur interesat qeveritare.

 

April 21, 2014 14:27
Komento

9 Komente

  1. arli April 21, 14:59

    KLSH nuk paska dashur ligj te ri !!!!! Paska dashur ligj vetem per te kontrolluar tatimet !!!!!
    T’i vije turp KLSH-se sepse kerkon te vazhdojne te abuzoje, ashtu sic ka bere gjithmone tek administrata tatimore. O Bujar mos u bej pale e abuzuesve te KLSH-se te cilet te kane manipuluar deri tani. Apo je edhe ti njesoj si ata. Turp po qe keshtu.

    Reply to this comment
  2. shefi April 21, 17:31

    atehere punonjesit e KLSH-se orientojini ne ndonje kafe keshtu do kene cfare te bejne.

    Reply to this comment
  3. ?!?! April 21, 19:11

    Sherbetori i dy pronareve njerit i thote genjeshtra , tha…

    Reply to this comment
  4. ina April 21, 20:28

    Doni te dini dicka me shume mbi veprimtarine e klsh-se klikoni ne http://WWW.klsh. org.al. mesoni dhe merrni njohuri mbi rolin e klsh-se ne miremenaxhimin e financave publike .nuk mund te konceptohet mirmenaxhimi I financave pub like pa rolin auditues vleresues dhe keshillimor rekomandues te kontrollit te late te shtetit. Klsh nuk mund te luaj kete rol pa audituar te ardhurat tatimore buxhetore konform standarteve nderkombetare. Kudo ne bote doli I institucioneve te klsh-se konsiderohet si nje faktor kyc dhe vendimtar ne ndryshimin e jetes se qytetareve.kjo eshte dobia dhe vlera e institucioneve supreme te auditimit

    Reply to this comment
    • ani April 22, 07:35

      Ina, duhet t ejesh nga ato qe shkruan projektligjin e Bujarit(se ne fakt ai nuk eshte i KLSH).Harrove te shtoje ate kryesoren, a mund te konceprohen ato qe thua ti me hajdutet e djeshem e te sotem te KLSH?

      Reply to this comment
    • arli April 22, 07:46

      Kam pershtypjen qe nuk e lexohet mire objekti i punes se KLSH-se. KLSH-ja nuk mund auditoje te ardhurat. Objekt i punes se ketij institucioni eshte qe “konform standarteve nderkombetare” por edhe te legjislacionit ne fuqi, te auditoje perdorimin e fondeve publike. Percaktimet jane te sakta duke filluar nga Kushtetuta, Ligji per KLSH-ne, etj.

      Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi April 21, 23:50

    Unë nuk jam ekonomist dhe nuk e kuptoj si një specialist ku fle lepuri këtu!? Por me lind pyetja: kur nuk ja lejon KLSh kontrollin në tatime atëhere kush ështe ai institucion që i kontrollon tatimet? Jashte kontrollit sidomos kur fjala eshte për insitucione ku qarkullon një mase kolosale e parave te shqiptarëve (në tatime) besoj se asnjë institucion nuk duhet te jetë. Gjithsesi pyetja kyc eshtë/ kush do ti kontrollojë parate e taksapaguesve në tatime n.q.s kontrolli kryesor i shtetit nuk lejohet!? Kush pra kush??? Jam taksapagues dhe dua të di ku venë parate. Cdo taksapagues e ka këtë te drejte. Hiqe bujar leskajn n.q.s nuk te pëlqen,i ke votat,por ama nuk ke te drejte te mos me tregosh kush do ti kontrolloje parate,kush i menaxhon dhe ku e kanë destinacionin? Kaq.

    Reply to this comment
  6. vlonjati April 22, 08:36

    Mendoj qe mazhoranca e ka davane e humbur, ne cdo vend evropian gjeneruesit e te ardhurave publike auditohen nga nje entitet I pavarur. Mazhoranca dhe Rama po tregojne qe kane frike nga inst e pavarura, eshte per te ardhur keq se per nje moment besuam se Rama mund te ishte pak me ndryshe

    Reply to this comment
  7. info analitike April 22, 08:59

    ina,

    Per te specifikuar me mire, ketu jane kompetencat e KLSH-se:
    http://klsh.org.al/
    ku vlen te theksohet kjo pjese qe hedh poshte pretendimet e Subashit:
    “Autoritetet detyrohen të venë në dispozicion të KLSH-s të gjithë dokumentet që kërkohen, përfshirë edhe ato sekrete të cilat administrohen me rregulla të veçanta (nenet 9,15,16,17)”
    Nuk ka asnje dyshim qe qellimi i pozites eshte ai i censurimit te punes se KLSH-se.

    .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*