Diskutime për ndryshimet në ligjin për të drejtat e të burgosurve

November 25, 2013 20:21

Diskutime për ndryshimet në ligjin për të drejtat e të burgosurve

Ndryshimet në Ligjin mbi të Drejtat e të burgosurve dhe të paraburgosurve, ndryshimet në Kodin e Proçedurës Penale, tendencat dhe zhvillimet e sistemit të drejtësisë për të mitur, mbrojtja e të Drejtave të fëmijëve gjatë periudhës së paraburgimit, etj do jenë nesër në fokus të një tryeze të rrumbullakët me temë: “Të miturit dhe paraburgimi, përmirësimi i kuadrit ligjor shqiptar”.

Tryeza organizohet nga Instituti Europian i Tiranës në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe zhvillohet në kuadër të zbatimit të projektit dy-vjeçar “Rritja e aksesit në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri: Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Sistemin e Paraburgimit”, financuar nga Bashkimi Europian me kontributin e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur.

Tryeza, nga më të rëndësishmet në këtë fushë, do mbahet në Hotel Mondial nesër paradite në salla Dea nga ora 09.30 – 13.00 dhe do hapet nga Marta Onorato, Drejtore Ekzekutive e IET-së.

Në tryezë do jenë të pranishëm edhe Artur Zoto, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, zv.ministrat e Drejtësisë, Arben Isaraj dhe Idlir Peçi, si dhe zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj. Marrin pjesë gjithashtu edhe Robert Wilton, Zv./Kreu i Prezencës të OSBE-së në Shqipëri, Yngve Engstroem, Shef i Operacioneve i Delegacionit të BE-së në Shqipëri,  Zv./Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri Olsi Dekovi, etj. Do referojnë Joaquin Urias ekspert i BE-së për Reformën e Drejtësisë, përfaqësues të UNICEF-it, ekspertë të Avokatit të Popullit dhe disa institucioneve të tjera.

“Tryeza u ofron organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit mundësinë për të diskutuar ndryshimet e kuadrit ligjor në fushën e paraburgimit  – bën me dije një deklaratë për media e organizatorëve.

November 25, 2013 20:21
Komento

19 Komente

  1. horri bulevardit 2 November 25, 19:18

    Gjithmone kam pyetur veten: Pse nuk rihapen ato kampet e riedukimit per te mitur me probleme, ndoshta em nje emer tjeter, nuk e di…
    shohim kaq shume te rinj qe jane bere te dhunshem, te keqedukuar, te drejtuar drejt drogave, alkoolit, kumarit dhe veseve te tjere.
    nje rrezik poterncial per te sotmen dhe te ardhmen e shoqerise.

    Reply to this comment
    • ushtaraku November 25, 19:34

      shume e drejte. Po kemi frike te leme femijet me shku vetem ne shkolla. Jane mbushur oborret e shkollave dhe lagjet me adoleshente te dhunshem. Hajdeni pas pallatit tone ne mes te bllokut, qelbet era hashash ne darke, policia duhet te veproje edhe ne komunitet per parandalim. Thjesht prezenca e policit e ben shume me te qete nje lagje. Por polic me autoritet ama, jo legena qe shesin veten per dy qofte

      Reply to this comment
      • yp xhixhi November 25, 21:01

        iken ato kohe o Ushtarak… Si thote Saliu: “Liria..” – thote. Hahaha 🙂 Po te ishte Liria si kjo qe thote Saliu, bota do ishte zhytur ne anarki, do kish ardh apokalipsi

        Reply to this comment
        • gozhda November 25, 21:07

          edhe ketu e futet Saliun ore… Ore lajmi thote ka nje tryeze per punen e burgjeve, juve ju ka mbet sahati te Saliu.

          Reply to this comment
          • yp xhixhi November 25, 23:10

            o gozhda, sahatin tim e di vet une. Ti po ke ndonje sahat tjeter, pune per ty. Per sa kohe krimineli eshte jashte burgjeve, ai sahati “im” aty do rrafi. E thashe meqe po flasim per burgjet ketu. nuk ka nevoje per replike. Flm

          • B.Xhelaj November 25, 23:49

            Do ishte mire qe ne kete tryeze te ishte dhe Z.Saimir Tahiri!
            Z.Sajmir Spastrojeni policinë e burgjeve dhe gjithe policine nga arma e ndryshkur e helmatisur! Presim që të shikojmë ndëshkim ndaj tradhëtisë, pabesisë. Mëshira është dobësi, vdekje, e ne duam të jetojmë me nder e dinjitet, të cilët deri tani na kanë munguar. Ju lutemi na i riktheni!

          • ******** November 25, 23:54

            Dita! Ju uroj për misionin fisnik. Sali Berisha është bërë si tartabiq, këpush në prapanicën e shqiptarëve. Akoma s’e ka marrë vesh idjoti që i ka ikur koha me fatkeqësitë që i solli vendit. Mirë është të mos ja shohim më surratin. Një lab në Tiranë.

  2. Fatmir Mustafaj November 25, 19:23

    Ju përshëndesim të nderuar gazetarë të gazetës DITA, jam një qytetar nga Tropoja, dua të ma botoni një hall që kam, e kam vëllanë në burg në Shënkoll, quhet Bajram Mustafaj , ka 3 ditë që është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi i ka pre damarët e duarve për arsye se shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali e ka provokuar, megjithëse Bajramit ja kanë humbur me dashje drejtuesit e burgut një zarf me karakteristikën të cilën ja kishte lëshuar bashkia e B. Currit për t’ja çue Presidentit të Republikës për lirim parakohe, por siç dihet Bajrami qysh para zgjedhjeve ka denoncuar në media korrupsionin në burgje, prandaj dhe ky shef policie i cili prej polic e bëjnë shef me një diplomë të blerë dhe me ndërhyrjen e deputetit të PD-së të Tropojës, Gazmend Dibra, si dhe të pagesës patjetër edhe të lekëve, pasi ku do t’i merrte Gazmendi lekët që shpërndau ushqime para zgjedhjeve? Pra, ky zotëri e ka detyruar vëllanë tonë të vrasë veten.

    Ja ka sqaruar hallin, por e ka provokuar, prandaj i lutem ministrit të drejtësise z. Nasip Naço, drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, pasi në burgun Shënkoll nuk ka akoma drejtor, që të dërgojnë një përfaqësues ta takojnë Bajramin në Shënkoll, pasi është në dorën e qeverisë që e kemi votuar dhe jo në dorën e atyre që populli ua tregoi vendin, ju lutem ta merrni seriozisht këtë punë, ju zotëri ministër dhe drejtor, pasi punët nuk do të shkojnë mirë me Nikolin Gjonpalin, mbetjen e PD-së në burgun Shënkoll. Fatmir Mustafaj, Tropojë.

    Reply to this comment
    • e.d. November 25, 21:03

      Drejuar zoterise Famir Mustafaj

      I nderuar zoti Musafaj, ju shkruaj nga Institucioni i Avokatit te Popullit

      ne do te deshironim ta ndiqnim rastin e vellait tuaj

      Ju lutem na shkruani ne adresen [email protected], ose [email protected], ose na nisni nje sms ne numrin e tel 068 20 27 333

      Ne pritje te kontaktimit nga ana juaj

      Keshilltarja per media prane Avokatit te Popullit, Elona Demollari

      Reply to this comment
  3. i burgosur November 25, 19:26

    Po ju jap vetëm një rast të kohëve të fundit, më datë 22 tetor, kur një i dënuar i burgut Shënkoll, i sigurisë së lartë, kishte gjyq për ulje sigurie, vijnë me makinë 5 policë nga Tirana, nga Drejtoria e Përgjithshëm e Burgjeve, e dërgojnë të dënuarin në sallën e gjyqit dhe….

    Nuk vjen Leonard Mardoda ! ! Gjyqi shtyhet. A ishte harxhim kjo ?. Po drejtori i Shërbimit të Provës në Lezhë, Gjergj Neli, i cili ishte kryetar i komisionit në qendrën e votimit, në Burgun Shënkoll, çfarë mendimi do të ketë dhe çfarë do të kërkoj për ne që kemi votuar kundër partisë së tij, nga gjykata të cilës i kemi bërë kërkesë për lirim me shërbim prove ?.

    Kur do ta luftoni korrupsionin ju të nderuar zotërinj drejtues të qeverisë ? A nuk votoi populli kundër këtyre të pafytyrëve që ju akoma po I mbani në detyrë ? Deri kur do vazhdojë skëterra ? Edhe sa kohë do kemi frikë prej tyre ?

    Reply to this comment
    • hysni November 25, 20:20

      Gazmend Dibra, ish Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve ka abuzuar me fondet e ilaçeve për të dënuarit duke i lënë pa ilaçe te burgosurit dhe me lekët e ilaçeve ka shpërndarë ushqime në këmbim të votës për Partinë Demokratike.

      Këto që unë them janë absolutisht të vërteta, pasi të burgosurit kane më shumë se një vit që ilaçet duhet t’i blejmë me lekët tona.

      Cfare pret zoti Llalla per te hapur hetime per Gazmend Dibren, pse duhet tia hedhin paq keta hajdute dhe abuzues me detyren qe ia kane marre shpirtin ketij populli?

      Reply to this comment
      • rrapo November 25, 23:14

        kujt i thu or byrazer.. Nuk e shef qe keta po i ripunesojne drejtorat e Saliut?? Ti thu, kur do ti denojne… Hapi gavot, ti hapin edhe socialistat. kesaj i thone: hodha lumin te dhjefsha kalin

        Reply to this comment
        • opozitar i sfilitur November 26, 02:48

          nuk eshte pune “socialistash” e “demokratesh” o Rrapo. Kush ka leke e pasuri, ben prape leke dhe pasuri. Te tjeret qe jane te keputur, do keputen fare derisa te vdesin. Ja kjo eshte filozofia e “Rilindjes” per “punesime” dhe “ripunesime”. Edvini i do te bukur dhe me lekure te mire, qe te ngjajne si “te jashtem”. Harron qe vetem hajdutet i plotesojne keto kushte. Sikter, mos ia pafsha me bojen edvineve dhe races se ndyre te politikaneve

          Reply to this comment
  4. jashar November 25, 20:25

    E dashur DITA.
    Para ca ditesh ka vdekur në Spitalin e Burgjeve në Tiranë i dënuari Xhafer Hoxha, 67 vjeç, nga Dibra me banim në Vau i Dejës, rrethi Shkodër, i dënuar me 7 vite burg. Kishte për të kryer edhe një vit nga dënimi i dhënë.

    Vuante nga një sëmundje e rënde, por mjekësia nuk ja argumentoi se sëmundja që vuante Xhafer Hoxha ishte e rrezikshme për jetën, prandaj edhe Gjykata e Rrethit Lezhë nuk e liroi nga burgu (kjo gjykatë e ka në juridiksion burgun Shënkoll ku vuante dënimin Xhafer Hoxha).

    Kjo është mjekësia ligjore e cila është kthyer në agjensi funeralesh, bashkë me Spitalin e Burgjeve!
    Prandaj jeni të lutur z.Ministër i Drejtësisë të vini dorë urgjent në këto dy institucione që të mos ketë të burgosur të tjerë të vdekur, për t’u pasuruar të korruptuarit e këtyre dy institucioneve shtetërore. Kthejini në qëllimin për të cilin janë krijuar, HUMANIZMIN!

    Reply to this comment
  5. hektor November 25, 20:43

    DELETED

    Reply to this comment
  6. burgu i rrogozhines November 25, 20:46

    Kujdes ,kujdes me te burgosurit jan edjem nenash dhe ata …..pavarsisht fajit qe kan bere …..Aty mer nje kafshe dhe po i dhe dashuri e zbut ,jo me nje njeri …..qe po i qendrove prane …domoozdo …dhe me i pandreqshmi qofte ….reflekton …Dhuna shperblehet me dhune …..Gardianet dhe policat ne rradhe te pare duhet te jene psikologer …te futen ,ne boten e brendeshme ..te te burgosurit …….Ne nj egazete e quanin jete luksi …mbajtjen e nje frigoriferi ,te nje televizori ,…epo cte thote i ziu njeri … vertete ju privua liria …por jo egzistenca ////…………Per sa i perkete anes tjeter ,,,,aty brenda mureve te burgjeve ,ka me qindra te pafajshem …qe mungesa e anes ekonomike …..i ka len brenda …..,,I takon ministrise ti verifikoj te tera dosjet .

    Reply to this comment
  7. burgu i rrogozhines November 25, 21:16

    E nderuar Elona Demollari ….nuk edi po ndihem shume i prekur nga ky reagim nga Avokati i popullit dhe juaj personalisht …….Faleminderit ! Punoni per kete popull te pambrojtur ,i ktheni deshiren per te jetuar .!! Zoti qofte me ju ……Ishalla u hap nje dritare per drejtesine shqiptare .

    Reply to this comment
  8. shpatar November 25, 21:24

    Sa here qe na ndodh nje ngjarje e rende, si ajo ne burgun e Drenoves, menjehere veme gjishtin:Ligji nuk eshte i percaktuar sakt ,elementet e sigurise jo te plote ,pagat jo te pershtatcme dhe mbi te gjitha ;kujdes jemi ne demoktaci te mos e teprojme .
    Sigurishte qe analizat dhe marrja e masave jane te domozdoshme qe te mos lihen medyshje ne burgjet e sigurise se larte .Kjo me krijon pershtypjen se cfaqemi gjithmone fillestrae sa here ndryshojne qeverite .Kjo eshte shume domethense .Jo ne burgje por ne cdo fushe te jetes se perditshme me ndryshimin e qeverive perplasemi me skandale qe te krijojne pershtypjen e lojrave te kalamaqve .Fshijme cdo gje dhe fillojme nga e para .Ajo qe demton me shume e qe bie ne sy jane organikat politike qe mbulojne si merimangat paaftesite ose qellimet per te cfrytezuar karriken e dhene .Skandale nga te kater anet dhe ne u drejtohemi ,ligjit ,regulloreve ,aktetve neneakteve ,personelit dhe infrastruktures .
    Po e shtroje pak me ndryshe kete kancer qe po na bluan dita dites .A kemi shtet ,ligje ,mjete tekniko shkencore ,infrastrukture te nevojshme ,eksperience e specialiste te fushave qe mbulojne ate qe ne e quajme shtet te forte .Sigurishte qe me te shumtat i kemi por na mungon principi , qendrimi parimor e atdhedashes ndaj detyres . Si mund ta konceptosh qe brenda nje burgu te sigurise se larte te hatohen skenar kaq banal arratisjesh .Si ne filmat e Hollivudit .Ja po e pranoje qe ndodhin .Po per rastin ne fjale nuk pash ndonje perplasje me personelin e burgurt. Kesaj ci thone .
    Ja pergjigjja .Ne pastruam koken e peshkut zoti Sali e Halimi qe na ngrihen dhe ja faturojne kete ngjarje teper te shemtuar drejtuesve te rinje te qeverise Rama .Populli ne 23 Qershore pastroje pikerishte keto koka si te Saliut me kompani e jo ciraket e tije qe qelben akoma neper administrata .Pse te shperndahemi ne pergjegjsine .Kush i kishte ne ruajtje keto egersira Rama ,Tahiri,Meta, Naco apo populli qe paguan personelin .Le ta gjukojme thjeshte duke ju treguar nje histori te dale nga populli.
    Gruaja ja dridhte burrit sa qe ju sos durimi .I foli sa i foli por ajo avazin .E mbylli ne shtepi dhe nuk e linte te dilte jashte .Bucja prap te njejtin avaz.E lidhi me litar .Jo e gjeti prap dhe u shker… Dha i shkreti burre dhe me se fundi ja kyci me nje dryne qe nuk mendonte se do ja dreidhte .Ajo perseri ja gjeti duke vazhduar avazin .Ashtu i deshperuar se ishte dorzuar u takua me nje mikun e tije dhe i qau hallin .Ci tha miku .Kot je lodhur .Po ka vrime qe i kruhet jo ne cels por dhe tja saldosh do ta beje ate pune .Qeroje se eshte e infektuar e merr nje qe eshte per te qene .Cprisni me !! Fshesen dhe vendosni personel dinjitoz e te pa komprenentushem qe u dhimset Shqiperia e jo bastarde qe te tradhetojne e te hane mbas shpine .Ku i kini djammte qe te merrnin gjake ne drite te syrit .Ku i kini kuadrot qe dhane dhe jeten per ti sherbyer Atdheut .Degjojme qe kuadrot e sotem e japin jeten nga aventurat qe bejne ne jeten private ose nga pabesite e politikes si i shkreti Olldashi.I lini leksjonet por merrni fshesen dhe qeroheni faren qe mbolli Saliu me Pd.

    Reply to this comment
    • JETON November 25, 23:12

      s’e luan topi! Dhe meqe ra fjala, kjo arratisja nga burgu eshte sajuar per te hequr vemdnejn nga vrasja e deputetit Olldashi. Ndryshe nuk kish si kapeshin aq lehte ata. Keto fije i luan mafia e katovices, qe i ka zene ne rrjete edhe pilivesat e Rilindjes me duket

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim