“Ndryshimet në paketën fiskale, poshtëruese për biznesin”

July 10, 2018 10:50

“Ndryshimet në paketën fiskale, poshtëruese për biznesin”

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka deklaruar se ndryshimet e qeverisë në paketën fiskale janë poshtëruese për biznesin dhe po e çorientojnë atë.

Në një status në Facebook, deputetja Kadiu thotë se qeveria nuk arrin të kuptojë se biznesi sot vuan nga mungesa e xhiros dhe konsumit.

Gjithashtu, deputetja demokrate ngre shqetësimin për kaosin total që ekziston në treg, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe tatimorët që përpiqen të zhvatin sa më shumë.

Statusi i Kadiut në Facebook

Është poshtëruese për çdo biznes të dëgjojë Ministrin Ahmetaj tek flet për ndryshimet në paketën fiskale.

E çorientuan biznesin me kaq shumë ndryshime.

Është kaq sipërfaqësor sa nuk arrin të kuptojë atë që ndjen çdo biznes sot. Nuk ka para. Nuk ka konsum. Nuk ka xhiro. Në çdo dy metra rrugë shikon tre bar kafe. Ç’të fitojë biznesi në këto kushte, ku gjithkush bën gjithçka si të dojë? Kaos total.

Dhe tatimorët që rrinë vërdallë në çdo moment, grupe-grupe si grupe hienash. Kush të zhvatë diçka nga tjetri.

o.j/dita

July 10, 2018 10:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*