Ndryshimet në përfitimin e pagesave të aftësisë së kufizuar. Rastet kur duhet të paraqiteni në KMCAP

September 14, 2020 12:18

Ndryshimet në përfitimin e pagesave të aftësisë së kufizuar. Rastet kur duhet të paraqiteni në KMCAP

Krahas dosjes së dokumenteve të përcaktuara, personat që do të vlerësohen për herë të parë për të siguruar pagesën e aftësisë së kufizuar, duhet të paraqiten edhe personalisht para Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Ndërsa në rastet e rivlerësimit të këtyre pagesave për zgjatjen e afateve të përfitimit, paraqitja në komision nuk do të jetë e nevojshme.

Ekspertët e Shërbimit Social Shtetëror bëjnë me dije se: “Rivlerësimi i personave me aftësi të kufizuara do të bëhet bazuar në dokumentacionin e dosjes së paraqitur, pa praninë fizike të personit me aftësi të kufizuara”. Sipas tyre, në rastet kur komisioni nuk mund të marrë vendim vetëm bazuar në dokumentacionin e paraqitur për rivlerësim, ka të drejtë të thërrasë personin me aftësi të kufizuara për t’u paraqitur fizikisht në komision. Paraqitja në komision do të bëhet në një nga mbledhjet e muajit pasardhës, por jo më vonë se 30 ditë nga data që do të realizohej vlerësimi me dosje. Njoftimi formal për paraqitje në komision do të bëhet përmes administratorit shoqëror të njësisë administrative, nën juridiksionin e të cilit ka vendbanimin personi.

Për të shqyrtuar dokumentacionin e vlerësimit të pagesa që do të jepen për herë të parë, apo atyre që do të rivlerësohen, KMCAP-të e nivelit të parë do të mblidhen jo më pak se 3 herë në muaj, ndërsa komisionet eprore do të mblidhen një herë në muaj. Gjatë zhvillimit të seancës, anëtarët e KMCAP-ve studiojnë praktikën me dokumentacionin e plotësuar, vlerësojnë rastin, gjykojnë nëse plotësohen ose jo kushtet ligjore për përfitim, marrin të dhëna për ecurinë e sëmundjes dhe kohën e fillimit të trajtimit dhe në bazë të këtyre të dhënave marrin vendim mbi grupin e përfitimit.

Në grupin e parë vlerësohen personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për përkujdesje. Në grupin i dytë vlerësohen personat me aftësi të kufizuara që nuk kanë nevojë për përkujdesje.  Gjatë kësaj seance anëtarët pas vlerësimit të të gjitha rasteve do të përcaktojnë afatet e përfitimit për secilin grup, apo edhe nevojën për përfitime të tjera sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi. Pas përfundimit të vlerësimit, dosjet e përfituesve të shoqëruar me njoftimin për vendimin për çdo person, dërgohen pranë drejtorive rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, për të kryer veprimet sipas përcaktimeve në pikën 9, të kreut IV, të këtij vendimi.

Në ndryshimet e bëra nga qeveria pak ditë më parë saktësohet se dosjet e personave me aftësi të kufizuara, që nuk përmbajnë dokumentacionin për rivlerësim në KMCAP në datën e rivlerësimit, ruajnë të drejtën e rishqyrtimit gjatë periudhës tremujore në vazhdim. Kur dokumentacioni paraqitet brenda kësaj periudhe, e drejta e përfitimit ruhet edhe për periudhën e prapambetur.

Kur dokumentacioni për rivlerësim nuk paraqitet edhe gjatë kësaj periudhe, KMCAP-ja e konsideron dosjen të mbyllur dhe praktika duhet të nisë si procedurë vlerësimi për herë të parë me detyrimin e paraqitjes në komision të individit

Administratori shoqëror, me marrjen e dokumentacionit nga institucioni shëndetësor, e dërgon atë brenda 24 orëve, me procesverbal, pranë mjekut të Shërbimit Social Shtetëror, dhe listën emërore të personave që do të vlerësohen apo do të rivlerësohen, pranë KMCAP-së. Mjeku i Shërbimit Social Shtetëror verifikon nëse dosjet e paraqitura janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës dhe, më pas, i përcjell ato në KMCAP. Mjeku mban regjistrin e personave me aftësi të kufizuara.

Pagesat ndërpriten në rast se përfituesi do të refuzojë kryerjen ekzaminimeve të kërkuara nga mjekët e komisionit vlerësues, në rastet kur dokumentet për rivlerësim nuk paraqiten në afatet e përcaktuara. gjithashtu pagesat do të ndqrpriten edhe  kur personi nuk paraqitet në komisionin epror dy herë radhazi dhe refuzon të kryejë ekzaminimet e kërkuara/mjekimin e rekomanduar/ marrjen e shërbimit të rekomanduar, kur vërtetohet që personi nuk është rezident në Shqipëri, kur personi ka qëndruar për më shumë se tre muaj jashtë Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për arsye shëndetësore, si dhe për personat e përcaktuar në nenin 11, të ligjit nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”

Përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë:

  • Personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha.
  • Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe personat e paaftë për punë, sipas Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, të cilët nuk plotësojnë kushtet ligjore për përfitim të pensionit të invaliditetit të punës sipas ligjit të sigurimeve shoqërore në Republikën e Shqipërisë.
  • Personat me aftësi të kufizuar, të deklaruar të tillë me vendim të Komisionit Shumëdisiplinor të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar.
  • Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas Statusit të Invalidit të Punës.
  • Invalidët e punës, të cilët kanë qenë të punësuar në ndërmarrjet, në institucionet shtetërore, ish-kooperativat bujqësore, repartet ushtarake, si dhe ushtarët e shërbimit të detyrueshëm, që vuajnë nga sëmundje profesionale a janë aksidentuar në punë apo kanë sëmundje të ndryshme, e që marrin pension invaliditeti, në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ose të ligjit nr.4976, datë 29.6.1972 “Për pensionin e ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore”, të ndryshuar, përfitojnë një shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit, si përfitim paaftësie, nga fondi i pagesës së personave me aftësi të kufizuar
  • Invalidët, të cilët përfitojnë sipas shkronjave “a”, “b” e “c” të pikës 2 të vendimit nr.381, datë 20.5.1996, të Këshillit të Ministrave “Për zbatimin e ligjit nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, përfitojnë një shtesë mujore të barabartë me diferencën ndërmjet masës së përcaktuar, si përfitim paaftësie dhe të përfitimit të përcaktuar në vendimin nr.381, datë 20.5.1996 të Këshillit të Ministrave. Kjo shtesë u jepet invalidëve të punës pavarësisht nga të ardhurat e tjera që përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale dhe nuk llogaritet në të ardhurat e familjes. Ajo përfitohet edhe pas mbushjes së moshës për pension pleqërie.

 

Përfitimi i pagesës nga personat me aftësi të kufizuar ndërpritet:

  • Kur personi refuzon të kryejë ekzaminimet e kërkuara.
  • Kur dokumentacioni për rivlerësim nuk paraqitet sipas afateve të përcaktuara në rregulloret e organizimit, të të drejtave, detyrave dhe funksionimit të komisioneve të vlerësimit.
  • Kur personi nuk paraqitet në komisionin epror dy herë radhazi dhe refuzon të kryejë ekzaminimet e kërkuara/mjekimin e rekomanduar/ marrjen e shërbimit të rekomanduar.
  • Kur vërtetohet që personi nuk është rezident në Shqipëri.
  • Kur personi ka qëndruar për më shumë se tre muaj jashtë Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për arsye shëndetësore.
  • Për personat e përcaktuar në nenin 11, të ligjit nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”.

 

September 14, 2020 12:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim