FOTO: Betohet “Rama 3”, në ceremoni mungojnë Ruçi dhe vetë Rama

January 17, 2019 15:33

FOTO: Betohet “Rama 3”, në ceremoni mungojnë Ruçi dhe vetë Rama

Pas votimit në seancën e pasdites së djeshme të dekreteve të kreut të shtetit Ilir Meta lidhur me ndryshimet në qeveri, 7 ministrat e rinj dhe zv/ kryeministri morën sot zyrtarisht detyrën pas betimit në Presidencë.

Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 14:30.

Nga Kuvendi përfaqësues ishte Vasilika Hysi, ndërsa nga Kryeministria, Rama nuk preferoi që të ishte vetë i pranishëm duke dërguar Sekretarin e Përgjithshëm.

Ndër ata që tërhoqën vëmendjen ishte zv/ kryeministri i ri Erjon Braçe, i cili u shfaq i buzëqeshur në momentin që hyri në Presidencë, por i ngrysur gjatë betimit para kreut të shtetit.

Tashmë pritet përgjigja e Presidentit për dekretin e Ramës për postin e ministrit të Jashtëm.

Marrëdhëniet mes Presidentit dhe Kryeministrit nuk janë aspak të qeta pas replikave të forta në distancë pas refuzimit që kreu i shtetit i bëri Gent Cakajt për postin e ministrit të Jashtëm.

Kreu i ekzekutivit i dha zgjidhje krizës duke marrë vetë edhe postin e ministrit të Jashtëm, deri kur të shprehet Gjykata Kushtetuese, nëse Presidenti ka të drejtë të kthejë dekretet.

Ndërkohë Meta ka afat deri të hënën që të shprehet për dekretin e Ramës.

Ministrat e rinj të kabinetit ‘Rama 2’

Zëvendës- kryeministër Erion Braçe

Ministre e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj

Ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku

Ministre e Kulturës Elva Margariti

Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë Besa Shahini

Ministër për Sipërmarrjen Eduard Shalsi

Ministër i Bujqësisë Bledi Çuçi

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

l.h/ dita

January 17, 2019 15:33
Komento

8 Komente

  1. Hani pak mos hani shume m.... January 17, 17:58

    Cfare te dhjere i kane bere kokatrorit Likes nga Cepani i Skraparit, ndryshim rrenjesor kabineti dhe Rama nuk shkon bashke me Rucin tek burri i baxhelles, ne betimin e ministrave te rinj.

    Reply to this comment
  2. info analitike January 17, 21:33

    Shtet karagjozesh

    Reply to this comment
  3. Adih January 18, 03:24

    Tani qe u be Bracja ZEV KRYEM ,do veproje per ta cuar prapa hekurave Saliun ,se deri dje ishte ne opozite , ja perplaste ne fytyre , dosjet e korrupsionit e te qametit Saliut , ,ne folktoren e Parlamentit . Tani o Zot i madherishem ,shpetuam nga qikllopi , na erdhi drita ,shpetimi per ne ? Tani u rregullua shqiperia ,erdhi e drejta ,ndeshkimi ,per tradhetaret ,te pacim sa malet o Brace ,kllohun i Rames . Tregoi popullit ,o Brace kapedani tani ,e ke patur serjozisht ,apo ta kishin varur qemanen e nastradinit ne qafe .Tani , e ke lene vetem Ballen ne kete rol ,nuk te vjen gjynah per Ballen o Brace ?..

    Reply to this comment
  4. Lili January 18, 04:31

    As formalisht nuk mundohen per shtetin ! As kryeministri,as kryetari i Parlamentin nuk mundohen me respektuar institucionet e Shtetit..
    edhe pse vete e zgodhen Presidentin…
    Po te kishte ndodh kjo ne nje shtet t’evropes,skandali do ishte kaq i madhe sa Km do ishte shkarkuar…
    Po jemi ne albanistan,ku çobanet qe nuk kane haber per cka eshte shteti jane president,ku shkarravinat e Nje piktor te deshtuar na shiten per vlera,e ku nje PseudoParlament sundohet si mos ma keq…
    Deri kur keshtu,o shqiptare? Deri kur do pranoni poshterimin e shtetit keshtu?

    Reply to this comment
  5. Kris 1 January 18, 04:51

    Ka trima rilindja.Ta shikoje tani Meta sa te forte jemi pa citjane dhe fustan.

    Reply to this comment
  6. servet January 18, 08:31

    Injorantet si Rama si Ruci tregojne se cfar niveli kulturor kane dhe se sa jane te angazhuar per te bere nje shtet te se drejtes.

    Reply to this comment
  7. Bill Clinton January 18, 10:15

    Ajo Anila Denaj dhe Belinda Balluku duken Femra HAJDUTE dhe tè Besuarat e EDVIN Matrapazit !!!!! Që tè Dyja ato KORBAT e ZEZA më kujtojnë HAJDUTËT : PETRIT VASILI , GENC RRULI , RIDVAN BODE , VANGJEL TAVO , TRITAN SHEHU , ARBEN AHMETAJ , DAMIAN GJIKNURI !!!!!! Duken që janè KRYEHAJDUTE FEMRA dhe tè NënShtruarat e EDVIN Karagjozit !!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*