Ndryshimet në statusin e PS-së, Rama rikonfirmohet nëse fiton zgjedhjet e 2017-s

November 9, 2015 10:44

Ndryshimet në statusin e PS-së, Rama rikonfirmohet nëse fiton zgjedhjet e 2017-s

Në Partinë Socialiste tashmë është gati drafti me ndryshimet në statutin e saj, ku në sy bie fakti se nëse fitohen zgjedhjet parlamentare, mandati i kryetarit të partisë rikonfirmohet automatikisht.

Pasi është konsultuar edhe me statute të disa partive evropiane, në statutin e ri do të sanksionohet parimi që mandati i kryetarit të partisë rikonfirmohet nëse partia del fituese në zgjedhjet parlamentare.

Ky përcaktim statutor do t’u japë fund debateve që ishin ndezur në Partinë Socialiste që në shtator 2013, kur kryetarit të kësaj partie, Edi Rama, i mbaroi mandati katërvjeçar, ndërsa nuk u zhvilluan zgjedhjet e reja në PS. Socialistët sapo kishin fituar zgjedhjet parlamentare dhe ishin rikthyer në pushtet.

Drafti që është përgatitur nga grupi i punës do t’i paraqitet Asamblesë Kombëtare për diskutim, e cila pritet të mblidhet brenda muajit nëntor, siç përcaktoi mbledhja e fundit e saj, ndërsa miratimi i statutit të ri do të bëhet në kongresin e janarit 2016.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e mbledhur në mesin e muajit korrik, vendosi ngritjen e një grupi pune të përbërë me deputetë dhe ministra me përvojë në çështjet ligjore për përmirësimin e statutit të kësaj partie.

Ndryshimet e tjera në statut kanë të bëjnë me përshtatjen e tij me ndarjen e re territoriale dhe administrative, ku njësia vendore komunë nuk ekziston më.

Bashkia do të jetë njësia bazë organizative e PS-së, ku do të zgjidhet kryetari i partisë në këtë njësi. Funksionet dhe kompetencat e kryetarit të PS-së në bashki do të ndryshojnë. Ai do të jetë funksionar, me rrogë dhe nuk duhet të jetë i punësuar në administratën publike, shkruan “Panorama”.

Gjithashtu, bashkia do të ketë një asamble të zgjeruar, ndërsa kompetencat e saj do të ndryshojnë për t’i dhënë më shumë hapësirë dhe fuqi propozuese, por dhe kontrolluese të qeverisjes, kur partia është në pushtet. Të zgjedhurit e PS-së në çdo ish-komunë apo ish-bashki përbërëse e bashkisë së madhe do të përbëjnë dhe kryesinë e bashkisë.

November 9, 2015 10:44
Komento

2 Komente

  1. Granit November 9, 15:29

    Po kur zgjedhjet humben a do te largohet automatikisht sharlatani gjatosh??? Jane dy ane te se njejtes monedhe.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 November 10, 00:13

    Duhet votuar kunder qe ta heqe qafe dhe Ps hurin e vreshtit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin