Ndryshimet në statusin e PS-së ‘shuajnë’ pretendimet e Blushit

February 3, 2016 11:09

Ndryshimet në statusin e PS-së ‘shuajnë’ pretendimet e Blushit

Në Kongresin e marsit, delegatët e Partisë Socialiste do të miratojnë edhe ndryshimet statutore.

Ndryshimet synojnë t’i japin fund debatit të iniciuar nga Ben Blushi, i cili kërkon zgjedhje brenda partisë.

Në modelin e ri që pritet të miratohet, në rast se partia fiton zgjedhjet, mandati i kryetari rikonfirmohet automatikisht dhe kryetari i Partisë është automatikisht edhe kryeministër i vendit. Statusi pritet të ndryshohet në 6 pika, ndërsa degët e partisë do të jenë 61, aq sa është edhe numri i njësive vendore në vend.

Ndryshimet do të prekin edhe mandatin e kryetarit të partisë së degës, i cili do të paguhet nga të ardhurat e partisë me rrogë të plotë, ndërsa nuk do të mund të angazhohet në një pozicion tjetër në administratë.

Hartuesit e draftit të ri të drejtuar nga Fatmir Xhafaj dhe disa deputetë të tjerë të PS-së, kanë përkthyer disa drafte nga partitë si motra në Evropë, ndërsa rasti i laburistëve britanikë është më i preferuari.

Në statutin aktualisht të partisë në nenin 30, pika 2 parashikohet: “Mandati i Kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a. jep dorëheqjen; b. partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative; c. humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë. Mocioni administrohet nga Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë (KZP). /Dita/

 

 

February 3, 2016 11:09
Komento

7 Komente

  1. info analitike February 3, 11:55

    Ja ku u katandin ne kashte e koqe edhe PS-ja nga diktatori Rama. Nje grup servilesh ne sherbim te tekave te shefit te madh.

    Reply to this comment
  2. Tani February 3, 12:12

    Kjo nuk shuan asgje, vetem konfirmon diktatin e vene ne ps qe tani dashkan edhe ta ligjerojne,

    Reply to this comment
  3. anticensurë 25642654 February 3, 12:54

    ok këto ndryshime duhet të shtrohen për votim dhe po qe se votohen nga shumica mund të vendosen në statut!!
    akoma nuk është thënë se mund të kalojnë!!
    këto ndryshime tregojnë se PS është po aq e kalbur sa PD!!bile dhe më shumë!!këta po përpiqen tia kalojnë dhe berishës që sado i ndyrë që ishte nuk pati guximin të ndërronte statutin e partisë së tij!!vetëm se nuk e zbatoi përsa deshi!!
    këto propozime për ndryshim statuti nuk bëjnë gjë tjetër veçse përforcojnë thënjen e debil lubonjës për paranojën e “çunit të tironës”!!
    në kushtet e sotme blushi nuk ka asnjë sahns për fitore ndaj ramës!!jo se rama ja vlen të mbetet në krye të PS dhe shtetit,por për arsyen e thjeshtë se e ka zënë vëndin e tij!e ka siguruar me ndyrësira bythëlëpirëse dhe të paguara mirë!ka hedhur para jahstëzakonisht të madhe për ta mbajtur atë!!blushi nuk mund të fitojë dhe për shkak të mentalitetit fshatar të zgjedhësve shqiptarë dhe antarëve të PS!!mentalitet patriarkal akoma mesjetar!!
    mentaliteti patriarkal bën që shqiptari,antari i PS(në këtë rast)kryetarin e partisë ta shohë si patriarkun e grupit,si “babanë” e tij,si të pazëvëndësueshëm!!
    kjo inisiativë e blushit mund të sjllë dy gjëra të reja në politikën shqiptare dhe atë partiake:
    -mundësinë të të paarit të partisë,në këtë rast të zëvëncësimit të edi ramës!
    -ndarjen e PSs!
    të shohim se sa do të jetë niveli i ndërgjegjes qytetare të antarëve të PSsë dhe i elitës intelektuale shqiptare!!
    deri më sot është e një niveli të padukshëm!!akoma në pelena!!nuk ka fuqi nuk ka larpamësi nuk ka guxim!!

    Reply to this comment
  4. SH.KOLONJA February 3, 13:30

    ‘Degjomeni edhe mua,o patickat e PS !
    ————————————————-
    -Te me degjoni mua se kam bindje theppesisht te ‘Majta’ e jo te mengjera te b….!
    -Te me degjoni mua se edhe pse ndihem i Mjte 25 vjet nuk kam votuar se nuk kam gjetur subjekt politik te ‘Majte’ ashtu si 60 perqind e shqipetareve qe 25 vjet as votojne e si 100 perqind e shqipetareve nuk perfaqesohen ne ‘shtetin’ e tyre!
    -Te me degjoni mua se ‘grupimi’ apo si e quani ju PS jo vetem nuk lindi si parti e ‘majte’ por edhe si gjysmake e shtatanike binjake e SS u perdhunua nga nga ish shurranjoset e ish Bllokut qe tashme kerkojne pas 25 vjetesh te jene te ‘virgjer’!
    -Te me degjoni mua se ju ‘patickat’ e PS jo vetem qe nuk i kini zbrar ne 25 vjet armet por kini pastruar TOPET e Mitralozet e kujslingeve,serbeve,Biberajve e tere armatimin e rende te tere agjenturave e ambasadoreve kunder popullit shqipetar duke e lene ate lakuriq pa shtet,pa shtet te se drejtes,pa pushtete,pa legjislativ pa egzekutiv si pjelle e ligjeslativit ,pa drejtesi e me tragjikja pa ‘informacion’!
    -Te me degjoni mua popullin’ o ‘paticka’ te ndryshkura qe ju ka perdhunuar sapo lindet dhenderri serb jo me ‘halletin’ e tij po me hallatet e te ‘huajve’ dhe me ‘THEPIN’ e patickes qe ua ka futur 25 vjet ne b…dhe sa here ju kerkoni te ngrini ‘koke’ ai ua rrutullon thepin per tu thene se nuk ka vdekur!
    -Te me degjoni mua se fundi o ‘paticka’:Po nuk arritet ne kete te ashtuquajtur kongres ‘TI FUSNI TE DYJA KEMBET NE NJE KEPUCE’ Edvin Kristaq Rames ose ‘babait te Zahos’ ne se eshte ne gjendje te qeverrise nje vend pa shtet drejt gremines ose te jape doreheqjen bashke me vdekjen e nje partije 25 vjet ne koma ,e nga ana tjeter ‘TE NXIREN JASHTE PA KEPUCE’ TERE BLUSHAT E KARABUSHAT QE NUK KANE ASGJE ME TE MAJTEN POR KANE QENE 25 VJET THJESHT ANETARE TE ‘KLUBIT TE SELANIKUT’ APO EDHE PERSONAZHE TE ‘epopese se ballit kombetar qe si òakejte tani qe ‘Klit i rane thonjte po na vine Blushat te mbledhin patkonjte’!
    -Se fundi degjomeni mua ju ‘patickat’ e PS,qe nuk duhet te beni aktin e fundit antishqipetar duke tradhetuar 1 milion shuplakat duke bere nje kongres farse thjesht per zgjedhjen e kryetarit kur vendi eshte drejt gremines kjo eshte ‘A’ja por kjo nuk do te thote qe te mos kerkohet votbesim kesaj qevverrije qe ska bere asnje reforme per daljen nga tuneli duke permbysur jo vetem lidershipin e nje partije te kalbur 100 perqind por edhe reformimin radikal te qeverrisjes jo me emera femrash e meshkujs e te ‘RINJ’ kunguj por ne strukturen qeverrisese duke shkurtuar mbi 50 shpenzimet publike nga ministria e ‘integrimit’ ne Shishtufine tek vjedhjet e miratuara me dekret te tere strukturave fantazem nga komisioni zgjedhjeve deri tek NISHANI i shtetit pa shtet qe 25 vjet jetojne me gjak femijesh te uritur!

    P.S shakaja tragjike hedhur ne treg nga ‘patickat’ e PS per ‘statut’ partije,disipline apo demokraci e brendeshme jane thjesht nje çorbe qe nuk e hane as qente e SALES ne nje kohe kur ‘STATUTI’ i shtetit qe quhet kushtetute e kini perdorur 25 vjet si leter higjenike per te fshire B…..!
    O beni kongresin e fundit te te ashtuquajtur PS o beni kongresin e PARE te nje partije te majte ku kryetari i partise te mbaje ne zyre fotografine e Marksit e CHevares e jo te NANOS E TE SALES!

    Reply to this comment
  5. elio February 3, 14:07

    Ha ha ha Rama nuk e ka kuptuar se nese ai po ben c’eshte e mundur te mbaje poltronin..PS do te humbase ne zgjedhje..dhe zgjedhesit do te bejne ate qe po i ndalon PS..DO TA MARRIN ZVARRE…

    Reply to this comment
  6. Kariz Matik February 3, 15:46

    Tajjla me elektoratin paska qene gjysma e te keqes – do te mendonte z.Blushi teksa shikon tocat socialiste, qe mbeten duke u qare dyerve te bashkive per pune.

    Keshtu eshte kur perfaqesuesi i “popullit” insiston me te gjitha menyrat per te qendruar boss i PS- sh.p.k.

    Mundesisht i perjetshem!

    Neutralizimii i mundesive te kanditateve rivale te nje partie, per pjesemarrjen e tyre aktive ne garen elektorale per kryetar, eshte ne fakt nje veprim aq absurd, sa edhe Kim Jong-u i Korese se Veriut do ta kishte refuzuar.

    Propozoj qe pas kongresit (farse) te marsit, emrin e Kim-it te ri te Ballkanit ta perjetesojme me germa prej guri ne faqen e Malit te Shpiragut ? 😉

    Reply to this comment
  7. Kariz Matik February 3, 15:51

    Korrigjim: Tallja me elektoratin paska qene gjysma e se keqes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*