Ndryshimi i kufijve, BE si SHBA: Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje

August 26, 2018 10:57

Ndryshimi i kufijve, BE si SHBA: Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje

 

Komisionieri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për ndryshim të kufijve, kjo nuk mund të përdoret si arsye për ndryshime kufijsh në vende tjera në rajon.

Duke folur në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë Hahn ka lënë të kuptohet se Bashkimi Evropian është në dijeni se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tashmë janë të fokusuar në negociata për ndryshim kufijsh.

“Pa marrë parasysh se cila është zgjidhja dhe ne nuk përjashtojmë asgjë, duhet ta dimë se gjëja më e rëndësishme është stabiliteti në rajon. Kjo lloj marrëveshje nuk duhet të shtyjë ide të tjera.

Pra, edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjë me dije se kjo është një marrëveshje vetëm për këtë rast, që ne fund të ditës do të kontribuojë që të krijojë stabilitet, paqe dhe prosperitet në rajon”, u shpreh Hahn.

Hahn ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet mbështetur që ata ta arrijnë një marrëveshje.

“Ne që jemi jashtë, nuk do të ishte e mençur që të intervenojmë në një formë ose në një tjetër. Ne duhet t’ua lëmë atyre por duhet të ju japim çdo mbështetje për ta gjetur një zgjidhje”, ka thënë komisioneri Hahn.

a.s/dita

August 26, 2018 10:57
Komento

5 Komente

  1. aktualiteti August 26, 11:44

    Ndryshimi i kufirit eshte bere qe nga 1999. Me miratim europian. Kosova e veriut, Mitrovica qe atehere eshte e Serbise. Matane Ures se Ibrit ka Serbi, nuk ka Kosove. Syleshe si ky Hahn mbajne ne pushtet sylesh si Hashim Thaci. Qellimi eshte i njejte. Te vazhdojne te jene syleshe para nje realiteti prej 19 vjetesh, ate te ndarjes se Kosoves qe atehere. Ura e Ibrit eshte kufiri, kush ka dyshim le te shkoje ta shohe.

    Reply to this comment
  2. MH August 26, 14:15

    Jugosllavia ishte shtet artificial.Me shkrumocjen e monizmit u shperba dhe jugosllavia ne shtete simbas etnitetit qe kishina para se Serbi te vendoste familje serbakesh ne keto shtete.Keshtu i bie qe Kosova aq ma teper republike autonome duhet pa kushte te mbijetoj ne pavarsin e vet qe me shkrumocjen e Jugosllavise ne vitin 1990 e ketej.
    Ashtu sic ka perfitue Tito me marrjen e trojeve italise ne baze te konferences sekrete te londres 26 prill 1915 po keshtu duhet te vlejne edhe per trojet shqiptare jo vetem te gezojne pavarsine po ti kalojne Shqiperise.
    Nese bota duan paqe dhe qetesi duhet ne menyre teper te vullnetshme me urti e guxim te korigjoje komplet kufit etnik te shteteve te Ballkanit.

    Reply to this comment
  3. Iliria e bashkuar August 26, 14:47

    Jjjjoooooooooooooo ndarjes se Kosoves. Ne burg tradhetaret.

    Reply to this comment
  4. Iliria e bashkuar August 26, 20:35

    Jo Thacit dhe Europes tradhetare vdekje tradhetarve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*