Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, Merkel bisedë telefonike me Trump

August 28, 2018 10:21

Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, Merkel bisedë telefonike me Trump

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën se kancelarja Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë diskutuar në një bisede telefonike lidhur me situatën në Siri, Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor.

Agjencia e lajmeve Reuters, citon zotin Seibert, sipas të cilit “të dy udhëheqësit ndan shqetësimet rreth zhvillimeve në Siri, posaçërisht për situatën humanitare në rajonin rreth Idlibit, folën gjithashtu për Ukrainën, Ballkanin Perëndimor dhe tregtinë”. Po zëdhënësi Seibert nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Biseda është zhvilluar në një periudhë shtimi debatesh rreth normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që përfshijnë idetë për ndarje tokësore të Kosovës, shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh dhe dallimeve në qëndrimet amerikane e gjermane rreth kësaj çështjeje.

Të premten, këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha që se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve, por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë.

Më herët gjatë këtij muaji, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor, një qëndrim që është shprehur edhe nga Britania e Madhe. Marrë me shkurtime nga VOA.

l.h/ dita

August 28, 2018 10:21
Komento

1 Koment

  1. fery August 28, 11:08

    Ateher, shikoni se cfare done te realizoje Serbija me Vuciq ne krye dhe, shikimi ku jemi ne shqiptaret ( Kosove e Shqiperi bashke ) te struktur eb te heshtur , lejojme qe Serbija para hundes sone , megjithate ta realizoje projektin e saje te cetnikeve dhe hartueseve te hartave antishqiptare , te memorandumeve per krijimin e Serbise se Madhd
    ( shikoje harten e cila po qarkullimit ne Serbi dhe RS td Bosnjes )

    http://zeri.info/aktuale/213484/televizioni-serb-prezanton-harten-e-re-keshtu-do-te-duket-kosova-pas-shkembimit-te-territoreve-foto/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*