Ndryshojnë rregullat për marrjen e patentës

February 1, 2016 09:23

Ndryshojnë rregullat për marrjen e patentës

Për t’u pajisur me leje drejtimi nuk duhet të dorëzoni shumë dokumente siç ka ndodhur deri më tani. Ministria e Transporteve ka reduktuar dokumentacionin që duhet për t’u pajisur me patentë shoferi.

Dy dokumentet që hiqen është vërtetimi i banimit dhe grupi i gjakut. Një tjetër ndryshim është ajo e certifikatës mjekësore, vlefshmëria e së cilës bëhet gjashtë muaj nga tre muaj që është aktualisht.

Ndërkohë, tarifat nuk kanë ndryshuar, ndërsa pagesa bëhet pasi kandidati pasi ka përfunduar provën e praktikes dhe para aplikimit ne platformen e-Form.

Që nga 1 janari në lejet e reja do të jenë të shënuara dhe kategoritë. “A” përfshin motorët, “B” mjetet me katër rrota ku futen dhe furgonët, “C” mjetet e transportit të mallrave dhe autobusët e vegjël, në kategorinë “D” autobusët e mëdhenj dhe mjetet e tonazhit te rëndë.

Nga ndryshimet nuk preken lejet aktuale, vlefshmëria e të cilave është sipas datës përkatëse për përfundimin e tyre.

Rinovimi do të bëhet sipas leje drejtimit ekzistues deri ne daljen e modelit të ri. Personave që iu është hequr leje drejtimi pas datës 21 janar 2015 kane te drejte të rimarrin nëpërmjet provimit të kualifikimit teorik nga 16 prill 2015.

Ndryshimet kanë hyrë në fuqi që prej datës 21 janar, kur edhe hynë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor. /Dita/

February 1, 2016 09:23
Komento

1 Koment

  1. specialisti February 1, 09:35

    a me eshte pezulluar Leja e Drejtimit me date 08.08.2015
    dhe sipas ligjit te kohes me takon ta marre e date 08.02.2015 pra pezulluar me nje afat kohor 6-muaj……..
    Sipas te mesiperm duhet te daler ne prova …kush ma sqaron….Faleminderit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*