Ndryshojnë rregullat për patentën: Testi, tarifat dhe numri i gabimeve

February 18, 2018 12:14

Ndryshojnë rregullat për patentën: Testi, tarifat dhe numri i gabimeve

Duke filluar nga data 1 Mars do të ndryshojnë testet për marrjen e patentës. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se teste të reja do të aplikohen për marrjen e lejes së drejtimit të kategorisë A1, A2, B1 dhe B.

“Duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor  në testimin e kandidatëve për lejedrejtimit, do të aplikohen testet e reja të formuluara sipas strukturës së miratuar me Udhëzimin e ministrit të Transportit  dhe Infrastrukturës nr.682/4, datë 01.04.2016”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Për të gjitha këto kategori leje drejtimi, testet do të përmbajnë 40 pyetje dhe limiti i gabimeve të lejuara do të jetë 4, normë kjo që mbetet e njëjtë.

Ndryshime nuk do të ketë as për tarifat e testit. Këto tarifa do të vazhdojnë të mbeten në vlerën e 30 mijë Lekëve të vjetra për kategoritë A1, A2 dhe AM, dhe 45 mijë Lekë të vjetra për kategoritë B dhe B1.

Kliko KETU për pyetjet…

o.j/dita

February 18, 2018 12:14
Komento

6 Komente

  1. Adih February 18, 15:18

    Nuk duhet te habitemi .. Niveli eshte i njejte ,si punojne e vjedhin politikanet ,,si spitalet ,rruget ,shkollat e tj . Akoma ,nuk dihet sot e kesaj dite ,nga shoferet qofte edhe nga policet qe jane vete ne timon , ,kush ka perparesi i pari , kur hyet ne rreth , e pa diskutuar rregulloren e krahut te djathte ,kush ka prioritet ,ku vete instruktoret e teorise se qargullimit ,,nuk e kane te paret idene ,e mos shkojme tek policet rrugore qe sja kane fare haberin dhe e degjojne kete qe shkruaj une per here te pare …Si cdo gje berllok ,dhe une harxhoje kohe ne tastjeren e komjuterit .

    PS:::::Per te mos bere shkence e te lodheni , cdo dy muaj , me brockulla si ne cdo here , ikni dhe merni rregulloren e teorise se automjeteve ,ne shtetet e zhvilluara perendimore dhe bini rehat ,ato ja u ja,pin nuk i kane sekret ,keshtu bini rehat ,njekohesisht do ulen dhe aksidentet , pamvaresisht rrugetizimet jane per ibret ..

    Reply to this comment
  2. Fat man February 18, 15:44

    Shqiperia si gjithmone e para, nuk mund te beje perjashtim edhe testi teorik per patente.
    Ne Amerike konkretisht ne Kaliforni limiti i gabimeve te lejuara eshte 6, ndersa ne Shqiperi 4 jemi me te “zgjuar” se jemi rrace aliene.

    Reply to this comment
  3. santiago February 18, 17:11

    sipas rregullores ai qe hyn ne rreth ka perparesi ,kurse ne shqiperi bejne te kunderten ..gjithmon mbrapsh edhe vet policat nuk e dine rregulloren prandaj behen aksidentet

    Reply to this comment
  4. Kreola February 18, 20:29

    Shpresoj qe te fillojn edhe shqipetaret te respektojn rehullat rugore evropiane sic duhet edhe te vdesi ligji i me i garipave!

    Koha do e tregoj edhe gjobat qe do vendosi policia rrugore qe per momentin nuk ben gje se e pas me syte e mia ne mes te bllokut kur nje makin bllokon gjith trafikun sepse donte te ndroj direksion kur donte ai jo ku duheshe. Edhe policia rrugore bente sehir!!! 🙁

    Reply to this comment
  5. Bujku February 19, 06:21

    Sektori i marrjes se Lejedrejtimit(patentes) eshte sektori me i korruptuar ne Shqiperi, i drejtuar ng Lsi (Ylli Spahiu, ketij ti kontrrollohet , tabulatet, pasuria, etj.)arriti kulmin ne vitet e fundit me nje test banal qe sherbente vetem per te ngelur sa u krijua bindja qe duhen dhen leke per ta marre(200 mije te vjetra) Drejtori aktual me sa duket e kuptoi banalitetin e ketij testi dhe nderhyri per ta ndryshuar! Por drejtoria e Rrugev nuk eshte gje para ketij sektori te DPShTRR nga niveli i korrupsionit dhe demit qe ka shkaktuar duke dhene leje drejtimin pa mesuar teori dhe praktik.

    Reply to this comment
  6. silva celiku July 25, 12:26

    mund te me dergoni fondin e pyetjeve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*