Ndryshojnë tekstet shkollore, klasat IV dhe IX, vitin e ardhshëm me tekste të reja

December 29, 2017 16:59

Ndryshojnë tekstet shkollore, klasat IV dhe IX, vitin e ardhshëm me tekste të reja

Klasat e katërta dhe të nënta në arsimin  fillor duke nisur nga viti i ardhshëm do të kenë tekste të reja shkollore. Urdhri i Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sportit  i datës 1 dhjetor 2017 hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes  së vendimit në fletoren zyrtare,  duke i hapur rrugën një prej sfidave  të reformës në arsim,  asaj të përmirësimit të  cilësisë së teksteve shkollore.

Sipas urdhrit të ministrisë për tekstet e reja, nga data 21 deri në 23 mars 2018 pritet dorëzimi nga ana e botuesve pas konkursit  dhe në 13 prill 2018 do të shpallen fituesit. Ndërsa  përzgjedhja e teksteve shkollore do të bëhet në  datat 15 deri në 20 maj dhe cilësia e teksteve  do të jetë e lidhur me përmbajtjen, rëndësinë dhe aktualitetin.

Sipas ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sportit, në muajin qershor të vitit të ardhshëm me fillimin e vitit të ri shkollor do të bëhet shitja e teksteve të reja. MASR qartëson në urdhër se hartimi i teksteve shkollore do të bëhet  në përputhje me programet mësimore  dhe në respektim të standardeve të miratuara nga vetë ministria.

December 29, 2017 16:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*