Ish të burgosurit politikë/ Ahmetaj: Një vit burg do quhet dy vite punë

February 12, 2018 11:16

Ish të burgosurit politikë/ Ahmetaj: Një vit burg do quhet dy vite punë

Ligji për ish të burgosurit politikë do të ndryshojë. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, në bashkëbisedimin me një grup të përndjekurish politikë që kanë punuar në minierë.

Tashmë do të ketë njohje automatike të viteve të burgut me vite pune në raportin një me dy, pra, një vit burg do të njihet si dy vite pune, duke thjeshtëzuar edhe procedurën e dokumenteve.

“Arsyeja e vonesave në bazë të ligjit 7514 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist, ju kërkon të merrni një dokument në ministrinë e Drejtësisë dhe të Brendshme në një komision që duhej të ishte ngritur në një nga këto institucione. Pasi kryeministri e gjykoi gjithë procedurën e konsideroi procedurën si të lodhshme për ju dhe kërkoi që drejt për së drejti të thjeshtëzohet. Do të thotë që vitet e burgut që ju fatkeqësisht keni bërë, minatorët  drejt për së drejt, si dy vite punë në bazë të ligjit, por që ju të mos jeni të detyruar më të merrni atë letër, po t’u njihet automatikisht. Nga ky ndryshim, hiqet detyrimi i vërtetimit nga ana juaj. Pra njihet automatikisht dy vite punë për 1 vit burg. Pra, e thënë shkurt, pas ankesës tuaj jemi vënë në lëvizje”, tha  Ahmetaj.

Sipas ministrit janë 264 vetë që përfitojnë nga ndryshimi i këtij ligjit. Ahmetaj bisedoi me një grup ish të përndjekurish në Platformën e Bashkëqeverisjes me Njerëzit.

o.j/dita

February 12, 2018 11:16
Komento

5 Komente

  1. Tomas February 12, 14:33

    Akoma keta shkerdhata me kerkesa privilegjesh?

    Reply to this comment
  2. MH February 12, 15:29

    Jeni pushtet i dobet.
    Keto te burgosunit politike ishin njeshke me pushtuesit.
    Ti quajsh nji vite burg per dy vite pune.Per cfare vlersimit.Per ti komepnsuar si page pune mojore apo per stazh vjetersi pensionit.
    Per kompensim paga tregoheni te dobet menderisht.ligjerisht.si rezultat i mendjes shterpe.
    Si kompensim kohe,stazhe vjetersie pensionit dhe ketu shterpe.Por duke iu shmangur ligjit me dore ne zemer doni te tregoheni te dhimbeshem qe pa dashje i trashni buzet ketyre derrave zullumcare qe nuk po kane te ngopur duke perfitue per njicerek shekullit favore teper te pa drejta.E qe bien mbi kurrizin e perhereshem te pa fajshmit popull.

    Reply to this comment
  3. XXZ February 12, 16:29

    PO KU KA ME TE BURGOS POLITIK HADUT PULASH THUAJ M E MIRE….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    QE ATEHERE VIDHININ PULA DHE TANI FALLCIFIKOJNE DOKUMENTA PER TE NA PIRE GJAKUN…..!!!!1

    Reply to this comment
  4. Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali. February 12, 21:59

    Te “nderuar”bijte e eterve dhe mostrat tua,ju kakarisni neper komente dhe kjo ngase krimet makabre dhe persekutoret ne to nuke jane denuar akoma.Ish te denuarit politik te mathsuzenit komunist shqiptare po kerkojne minimumin ndaj humjes se lirise,e rinise dhe torturave qe perjetuan ne vite,as me pak dhe as me shume.Turpi do t’u mbuloje ju o bastard qe nuke keni te ndalur ne ligesi.Prisni, bota e lire e demokratike hodhi dollare e euro per t’u bindur katerciperisht se ju mbateni pjese e jashteqitjes dhe e ligesise si dje me eterit tuaj,prandaj dhe populli ne shumice i bojkotoje zgjedhjet e fundit parlamentare duke ju nxjerre te dhjere por “krenare”,dhe kerkuar me force bashke me USA dhe BE-ne Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit.Prisni se nuke keni pare gje akoma kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr dhe e nesermja e afert ne bangen e akuzes dhe ne burgun e Recit.Besoni,dhe rrefehuni nje here te veteme ne jete qe populli dhe Zoti t’u meshiroje.

    Reply to this comment
  5. Harillaqi February 12, 22:37

    Keta te perndjekurit politike moren me qafe popullin e ndershem,se ne menyre te padrejte po u xhvasin miliona e miliona shqipetareve,dhe po i kalojne ne varferi.Ata jane te pashpirt,katila,edhe pse shteti po i favorizon shume,po u jep para nga taksapaguesit shqipetar,jane te pangopur.Nuk u tha populli atyre te dilni kundra Enver Hoxhes dhe u futen ne burg sipas ligjeve te asaj kohe.Pastaj,ç’fare faje ka populli? Prandaj te burgosurit politike do jene gangrene e ketij vendi,se ata jane edhe te pallogikshem.Qeveria jep,e ate thon nuk po na jep.Yyyy funderinat kombit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*