Ndryshon ligji për ushqimin, riorganizohet bordi i AKU

February 27, 2018 13:10

Ndryshon ligji për ushqimin, riorganizohet bordi i AKU

Ministria e Bujqësisë ka nisur konsultimet me grupet e interesit për ndryshimet në ligjin “Për ushqimin”.

Zv/ministrja Ermira Gjeci ka pritur përfaqësues nga disa prej shoqatave kryesore të prodhuesve dhe industrisë përpunuese në vend. Ata u njohën me ndryshimet kryesore të ligjit të cilat konsistojnë në përmirësimin e disa dispozitave të paqarta në ligjin aktual, nisur edhe nga problemet e dala gjatë zbatimit të tij.

Këto ndryshime konsistojnë në qartësimin e kompetencave mes ministrisë dhe AKU-së në lidhje me programimin dhe implementimin e analizës së riskut. Së dyti, në rregullimin e dispozitave në lidhje me import-eksportet, duke u fokusuar në dokumentacionin shoqërues dhe kontrollin që kryhet në pikat e kontrollit kufitar.

Së treti, riorganizon bordin e AKU-së, duke i dhënë pavarësi dhe një rol aktiv me kompetencave të qarta.

“Këto janë ndryshime të cilat kanë të bëjnë me pjesën e riskut, vlerësim, menaxhim dhe komunikim. Ka ndërthurje me ligjin e veterinarisë, të cilin e kemi nëpër duar dhe atë për rishikim dhe në ligjin e veterinarisë parashikohet që AKU-ja fillon kontrollin nga ferma dhe deri në tavolinë, prandaj duke ndërthurur ligjin e veterinarisë me ligjin e sigurisë ushqimore, janë ri parë dhe kompetencat e AKU-së.

Së dyti janë riformuluar dhe përmirësuar dispozitat në lidhje me dokumentacionin që shoqëron ngarkesat e produkteve ushqimore që importohen apo eksportohen nga Republika e Shqipërisë. Në ligjin aktual nuk mbulohen produktet me origjinë jo-shtazore dhe janë të paqarta kërkesat për produktet me origjinë shtazore. Këto janë rregulluar me projekt ligj.

Gjithashtu kontrolli në pikat e inspektimit kufitar është jo i plotë, në projekt ligj janë përcaktuar dispozitat të cilat përftojnë legjislacionin tonë me atë të BE, me praktikat e kontrollit në PIK”, është shprehur zv. ministrja./ tch

l.h/ dita

February 27, 2018 13:10
Komento

1 Koment

  1. info analitike February 27, 16:15

    Ore rilindni sa here te doni por garanci per ushqimet kur do te kete?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*