Ndryshon në korrik ligji për koncesionet, opozita kërkon ndalimin e menjëhershëm

February 11, 2019 16:30

Ndryshon në korrik ligji për koncesionet, opozita kërkon ndalimin e menjëhershëm

Ndryshimi i ligjit për koncesionet i cili ndalon nga 1 korriku dhënien e kontratave të Partneritetit Publik Privat në infrastrukturë me propozim të pakërkuar, kaloi hapin e parë duke u votuar nga mazhoranca në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Opozita kërkoi me forcë që ligji të hyjë në fuqi menjëherë dhe që ndalimi i kontratave të përfshijë të gjithë sektorët.

“Ky ndryshim nuk e ndalon PPP-në. I gjithë projekti 1 miliard është një skemë për të vjedhur. Ne nuk kapim ministrat me çanta dhe para’. Marrim rastin Orikum-Dukat 70 milionë euro për riinserimin e rrugës ekzistuese”, tha deputeti i PD, Agron Shehaj.

Që në fillim, kur qeveria nisi dhënien e ndërtimit të disa akseve rrugore me oferta të pakërkuara nga kompani private debatet kanë qenë të forta.

Edhe FMN-ja ka kërkuar një kontroll më të rreptë të këtyre procedurave.

Nisma ligjore synon t’i japë fund një prej mekanizmave më të përfolur, përmes të cilit qeveria koncesionoi projekte rrugore me vlerë qindra milionë euro.

o.j/dita

February 11, 2019 16:30
Komento

2 Komente

  1. Zigur Qarri February 11, 17:20

    Do te ishte me interes,qe te dihet saktesisht se çfar dëmi i kan shkaktuar PPP-t ekonomise shqiptare tani,dhe çfar pasajosh do te kete ne vitet e ardheshme.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro February 11, 21:42

      Ke te drejte o Zigur Qarri, por gjarperi nuk i tregon kembet e veta!!!!! Ky vend drejtohet nga bandite dhe ne krye te tyre qendron Ram tepsia.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*