Ndryshon paga minimale, Rama: S’ka më paga poshtë 30 mijë lekëshit. Projeksioni për vitin tjetër: 10% rritje ekonomike, papunësia vetëm 8%

September 29, 2020 13:56

Ndryshon paga minimale, Rama: S’ka më paga poshtë 30 mijë lekëshit. Projeksioni për vitin tjetër: 10% rritje ekonomike, papunësia vetëm 8%

Në një konferencë të paralajmëruar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, ku informoi se do fliste për situatën aktuale për rindërtimin e vendit.

Rama në fjalën e tij  dha një lajm mjaft të mirë për shqiptarët, ndërsa premtoi se nuk do të ketë më pagë minimale poshtë 30 mijë lekëshit.

Ai konfirmoi se nuk ka për të patur me pagë minimale poshtë kësaj shifre, ndërsa u zotua se brenda vitit qeveria falë programit të ripunësimit, do të tejkalojë shifrat e shkurtit të 2020-ës.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat deklaroi se 13 mijë persona rezultojnë ende të papunë që pas vendosjes së vendit në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shifra këto sipas tij më të ulta krahasuar me vende të tjera.

“Gjatë javës së fundit, kemi marrë masa të tjera, e para për ripunësimin. Për personat që humbën vendin e punës gjatë karantinës, sot kemi një shifër të saktë. Kemi 13 mijë persona ende të pariintegruar, nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës.

Krahasuar me vendet e tjera, besoj se hyjmë tek vendet që kemi humbur në terma relativ më pak. Sot jemi në kushtet kur janë 1 mln minus në Rumani, apo 45 mijë në Kosovë. Serbia 200 mijë. Këto nuk janë për të thënë se jemi përballë një çudie, apo mrekullie.

Duam të ripunësojmë më shpejt ata që ishin të punësuar me herët. Ndaj kemi vënë në dispozicion programet e ripunësimit. Në harkun e një viti, do ta tejkalojmë nivelin e shkurtit të këtij viti, muaj i fundit para karantinës, ku ka pasur 11 % papunësi, shifër e konfirmuar nga Banka Botërore.

Jo në raport me ata që bëjnë spekulime dhe thonë se; ‘jo ka njerëz që kanë ikur nga Shqipëria’. Ky i shkurtit është niveli më i ulet i popullsisë në rajon. Ne kemi një sfidë për të fituar që është raporti mes vendit të punës dhe pagës, që patjetër duhet atakuar me rritjen e pagës minimale.

S’do ketë më pagë minimale nën 300 të vjetra. Nuk flasim për një ‘do të’ , por një ligj i Kuvendit të Shqipërisë në korrik. Sot biznesi i vogël, deri në 100 mln xhiro është i çliruar nga tatim-fitimi dhe TVSH. Ndërsa biznesi i vogël, ka TVSH dhe është i çliruar totalisht nga tatim-fitimi”, tha Rama.

Situata e COVID i dha një goditje të rëndë ekonomisë shqiptare, e cila pritet të regjistrojë në 2020 një rënie prej rreth 4.3%.

Megjithatë, përmirësimi i pritshëm i situatës nga viti i ardhshëm, kombinuar me rritjen e paprecedent të investimeve publike si pjesë e paketës së rindërtimit nga tërmeti dhe me rritjen e investimeve të huaja direkte, pritet t’i japë një shtysë të paprecedent ekonomisë shqiptare.

Kështu, sipas të dhënave zyrtare të mbështetura nga Banka Botërore, pritet që vitin e ardhshëm ekonomia të kthehet në rrugën e duhur me një rritje prej 9-10%.

Specifikisht, bujqësia pritet të rritet mesatarisht me rreth 1.3 përqind në vit në terma real përgjatë periudhës 2021-2023.

Industria me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.2 përqind në të njëjtën periudhë.

Ndërtimi me rritje mesatare vjetore prej rreth 3.6 përqind

Shërbimet me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.7%.

E gjithë kjo do të gjenerojë një rritje të rëndësishme të punësimit në vend, me papunësinë që projektohet të reduktohet deri në nivelin e 8%, nga 11.5% që është aktualisht, bëri të ditur Rama.

j.l./ dita

September 29, 2020 13:56
Komento

10 Komente

  1. Pallavra September 29, 14:57

    Cuditem se si u forcua kaq shume ekonomia shqiptare kete vit covidi dhe ne prag votimesh……hmmmmm……fotokopje fushate e 2013 si Cekja tek zoti Demush.
    Megjithate Cekes i merr pleshtat ky se ai te ben te qeshesh ky te ben te qash

    Reply to this comment
  2. Arb September 29, 15:16

    3D vetem 3D

    Reply to this comment
  3. Zigur Qarri September 29, 15:19

    Yes, we can… pune, pune dhe vetem pune. Gam-gamet lerja shqupisave te deshperuar.

    Reply to this comment
  4. xxx September 29, 15:20

    Ore qe kur qeverriu ka Ministri te Rindertimit, se ben vaki esht ne fletore zyrtare po ne populli analfabet nuk informohemi dot…

    “Ministri i Rindertimit Ahmetaj” sipas gazetes dita paska dhene deklarate per pagat e mjekeve

    Reply to this comment
  5. analisti September 29, 16:12

    po ne jemi ekonomi fasoni dhe call center. eshte kjo arsyeja qe ne keto biznese kane gjetur terren ne shqiperi per shkak te krahut te lire te punes. thene kjo, “dhurata” e 30.000 lekshit si page minimale mund te jete dhurate per ata te shkretet qe robtohen por a ka fuqi biznesi shqiptar ta mbaje kete kosto? e dini se cfare do ndodhe? do japin 30.000 leke dhe do ju mbledhin kartat e debitit. do terheqin shumen dhe do ju japin ne dore vetem 20.000 apo pak me shume dhe te diferencen do e baje punedhenesi.

    Reply to this comment
  6. eDRAMA September 29, 17:27

    Po ben 8 vjet Ramutka ne pushtet pa bere asnje kacidhe rritje rrogash dhe i ka lene ato Projeksionet per vitin tjeter…Ahahaha

    Reply to this comment
  7. Lili September 29, 21:28

    Deliranti ne fazen ‘ hight’ …
    fuqia e tij eshte se halla ka qe i besojne nga interesi! Edhe budallenj qe iu kane qef te mashtrohen …

    Reply to this comment
  8. Tori September 30, 09:40

    Lili nuk eshte se i besojne sepse e dine mire qe po mashtron por nga interesi si the dhe ti bejne sikur i besojne.

    Reply to this comment
  9. JONI September 30, 13:37

    Vetem nje njeri i piste dhe i pa pergjegjeshem mundet te genjeje ne kete menyre.Ky vende,aq shume budallenje ka? Nuk e besoj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim