Ndryshon procedura: Në parlament vetëm një kandidat për kryeprokuror

December 16, 2017 15:13

Ndryshon procedura: Në parlament vetëm një kandidat për kryeprokuror

 

Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve miratoi që nga 7 kandidatë për kryeprokuror, në parlament të votohen vetëm 3 prej tyre, Partia Socialiste ndryshon procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të organit të akuzës.

Tre kandidatët që morën vlerësim pozitiv në Komisionin e Ligjeve tashmë duhet të mbledhin edhe 28 firma deputetësh, në mënyrë që ata të kenë të drejtë t’i nënshtrohen votimit.

Duke ju referuar vendimit se deputetët nuk mund të firmosin për më shumë se një emër në parlament nga 3 kandidatë do të shkojnë vetëm dy, pasi Partia Socialiste ka vetëm 74 mandate.

Por burimet i thanë Ora News se 28 deputetë do firmosin vetëm për një emër si rrjedhojë votimit do t’i nënshtrohet vetëm një kandidat, kjo edhe për taktikën politike që ai të marrë më shumë se 71 vota.

Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve thonë se mbledhja e firmave është detyrim që rrjedh nga rregullorja e kuvendit.

 

December 16, 2017 15:13
Komento

5 Komente

  1. intelektuali December 16, 15:20

    KRYEPROKURORIN E KA ZGJEDHUR LU-JA

    dhe mire ka bere, sepse:

    KONSENSUSI DEBIL DHE DALLKAUK I ENVERISTEVE ME PUSHTET PER ORGANIN E AKUZES E KA CUAR SHQYPNINE NE BUZE TE GREMINES

    Reply to this comment
  2. info analitike December 16, 17:18

    Sa qesharake kjo farsa me zgjedhjen e kryeprokurorit. Mos u lodhni me ndryshime rregullash po zgjidheni direkt se u bete gazi i botes.

    Reply to this comment
  3. Minotauri December 16, 18:33

    Serish eshte turp,
    edhe nese e ka sugjeruar ambasadori Lu, gje qe une nuk e besoj dot, teksa besoj tek natyra amerikane e drejtesise.
    Dihet se as demokracia nuk transferohet/eksportohet, por pa asnje dyshim nuk ka pse sillet si material importi nje praktike e tille qe kuterbon qe atje tej.
    Nese rezulton e vertete gjithnje, kjo eshte te tallesh edhe me Parlamentin, sado qe realisht ai e meriton talljen e shqiptareve.
    Nuk ka nevoje fare per prokuror Tirana: e tere shtresa politike e saj meriton ndeshkimin, por prej Drejtesise, jo prej Gjysmes se vete.

    Lu, nuk duhet te bej qe ne Tiranen e dale prej mjedisit te ushqyer me anti-amerikanizem, te krijoje klime per ringjalljen e tij.

    Reply to this comment
    • intelektuali December 17, 08:43

      Keshtu eshte o Minotaur Kokelope me trup njeriu,

      KUR NUK DREJTON DOT SHTETIN VETE VINE TE TJERET QE PERCAKTOJNE RREGULLAT

      Kur i vure flaken vete Vatanit si ne 1997-n dhe i the Botes: “Eja ketu me ndihmo se Shqyptaret po vrasin si zogj pule njeri-tjetrin” ASKUSH nuk u kujtua te fliste per sovranitetin,

      Kur nuk di si shtet te organizosh zgjedhje elektorale si gjithe te tjeret therret OSBE me nje tabor nderkombetaresh nga pas per te siguruar vjedhjen e votes dhe ASKUSH kujtohet te flase per sovranitetin e cunguar,

      Kur nuk di te organizosh prodhimin kombetare, por e ke mbushur Vatanin me kanabis dhe droge si mjet mbijetese duke i bere shqyptaret si nje fis prej Afrike ZULU njesoj si ne Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe i kerkon Botes si i mbyturi qe s’di not integrimin pa kushte ne BE,

      atehere:

      PER CFARE SOVRANITETI BEHET FJALE?

      prandaj:

      Lu-ja kete here ka vendosur vete per Kryeprokurorin e ri duke i treguar gishtin e mesit Klases sone politike plot me BYLMEZA kriminele te Enverit.

      Reply to this comment
  4. demo December 17, 06:01

    Kush ka fituar votat e popullit,ka te drejte te zgjedhe krueprokurorin.Sesi ja ka hedhur Sala prape ketyre socialisteve me ndryshime kushtetuese,qe prokurorin e zgjedhin prokuroret e korruptuar te Saliut,kete une nuk e kuptoj,por i jap te drejte ambasadorit Amerikan qe jo ta emereje,por ta sjelle edhe nga Amerika.U bene 27 vjet qe Shqiperine dhe Ameriken po i sjell verdalle nje cope malok Vucidoli,edhe kur nuk ka pushtet.Amerika ka investuar per te bere kete vend le ta qeverisi sipas demokracise Amerikane.Me Sali Berishen Amerika e pesoi si me Bin Ladenin.E perkrahu per te luftuar komunistet ruse,ai u be antiamerikani me i terbuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*