Ndryshon struktura e policive në qarqe, komisariatet do hetojnë edhe vrasjet

May 9, 2018 13:04

Ndryshon struktura e policive në qarqe, komisariatet do hetojnë edhe vrasjet

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu firmosi dje urdhrin për ndryshimin e strukturave të policisë në drejtoritë vendore të policisë në qarqe.

Në bazë të platformës së policimit dhe sigurisë në komunitet, këto drejtori do të ndryshojnë sektorët e tyre.

Ky ndryshim pritet të sjellë lëvizje në polici për shkak të shkurtimeve të pozicionit.

Ky projekt u pilotua fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Sipas strukturës së re, çdo drejtori vendore do tw këtë drejtor dhe dy nëndrejtorë, ku njeri do të mbulojë hetimin e krimeve, ndërsa tjetri çështjet e rendit dhe sigurisë publike.

Disa prej sektorëve ekzistues do të shkrihen ose do të bashkohen në një sektor të vetëm në mënyrë të tillë që të ulet numri i punonjësve në nivel drejtues.

Do të shkrihen 3 sektorët e hetimit dhe krijohet sektori i vetëm që do të mbulojë çështjet e drogës trafiqeve të paligjshme dhe krimit ekonomik që më parë ishin të ndarë.

Sektori i Rendit do të ketë Sallën Operative, Sektorin e Rendit dhe atë të Qarkullimit Rrugor.

Do të zgjerohet kompetenca e komisariateve të cilët do të merren edhe me veprën penale të vrasjes, e cila më parë u takonte drejtorive.

Territori i një komisariati do të ndahet në zona policore, ku do të rritet roli i inspektorit të zonës.

Ndryshime do të ketë dhe në Policinë Rrugore, e cila do të ketë në varësi seksionet e Policisë Rrugore. Ato nuk do kenë varësi nga komisariatet siç ishte më parë, raporton abcnews.

a.s/dita

May 9, 2018 13:04
Komento

1 Koment

  1. Arber I May 9, 21:21

    Po nuk u vune edhe prokuroret dhe gjykatat neper njesite bashkiake te Republikes se Shqiperise, puna e policeve te zones, apo komisareve te zones do te shkoje kot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*