Ndryshon tarifa? Jepen me koncesion lejet e qarkullimit të automjeteve

July 30, 2017 17:53

Ndryshon tarifa? Jepen me koncesion lejet e qarkullimit të automjeteve

Shërbimi i lejeve të qarkullimit të automjeteve do të jepet me koncesion. Burime zyrtare thonë për televizionin Klan se në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës ka mbërritur një ofertë e pakërkuar nga një kompani qe kërkon të marrë kontrollin dhe verifikimin e mjeteve përpara regjistrimit dhe më pas lëshimin e lejes për to.

Aktualisht ky shërbim sot jepet nga Drejtoria e Transportit Rrugor. Një grup pune në nivel teknik është ngritur për të vlerësuar ofertën. Pjese e grupit është edhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve.

Baza ligjore për dhënien e këtij shërbimi te privati ka nisur që në tetor të vitit 2015-të, ku përmes një vendimi, Këshilli i Ministrave i dha të drejtë Ministrisë së Transportit që të përzgjedhë një firmë private, e cila do të licensohej për të bërë kontrollin përpara regjistrimit të mjetit.

Burimet thonë për televizionin Klan se tarifa që firma ka propozuar do të jetë në të njëjtat nivele, ndërsa grupi i punës është drejt finalizimit të vendimit për t’i dhënë një përgjigje ofertës që ka ardhur.

E kontaktuar nga Tv Klan, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve tha se është në pritje të vendimit të Ministrisë së Transporteve për hapjen e tenderit, i cili në këtë rast nuk pengohet nga urdhri i kryeministrit për bllokimin e prokurimeve publike, pasi aty nuk përfshihen koncesionet dhe format e tjera të partneritetit publik privat.

/TV KLAN/

July 30, 2017 17:53
Komento

4 Komente

  1. Vlora1912 July 30, 18:09

    Bravo…..

    Keta jane ne rruge te mbare…

    Dhe si e kan nisur, do na japin me koncesion ….edhe robt e shptepise!!!!

    Duket per te qeshur, por eshte per te uluritur…

    Besoj se keto propozime ” te pakerkuara” kane dal nga degjesat e fundit publike te KM me qytetaret e thjesht…

    E keqja nuk paska fund ne kwte vendin tone te pagezuar e pa te ardhme…

    Kush jane keta bij kurvash…qe na e dorzojne jeten ne duar te ndyra te privateve te panjohur…

    Kush jane keta zyrtar bushtra, qe na sajojne keto rrath per qafe, te cilen na kan shnderruar ne skllever te shek 21-t.

    Ne ne Vlore, e provuam me koncesionin e pakerkuar per parkingjet e qytetit…per dy vite vuajtem boll..

    I thoni Kryeministrit qe ky eshte korrupsioni, te cilin ai po e kerkon ferrave te katundeve.

    Ky eshte korrupsioni i administrates se larte, te cilen ai nuk mundet ta dalloje dot….Ky eshte korrupsioni i atyre Sekretarve te pergjithshem neper ministri qe kane dale hapur ne publik dhe nuk po i ndal njeri…

    Ndersa KM -ja vazhdon degjesat per 10 mij lekshe……qytetarit dhe shtetit i zhvaten qindra miliona…

    Me turp nuk ka ku te vej me.

    Reply to this comment
  2. Arben July 30, 23:04

    ORE, PO NE SI POPULL, KUR E KANE LENE TE NA

    JAPIN ME KONCESION????!!!!!

    BEJE NJE TE MADHE, O SHOKU EDVER, QE TE

    MBLEDHIM MENDJEN.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    RROFTE UDHEHEQESI I TIJ BOTEROR, SHOKU

    EDVER,

    Reply to this comment
  3. A July 31, 09:59

    Shume shpejt do te kemi nje propozim nga nje kompani e huaj qe Qeveria Shqiptare me EDI RAMEN kryeminister do te dali ne akand dhe me koncesion.
    E gjithe pasuria kombetare e Shqiperise dhe taksa paguesi shqiptar po rripet keto 27-te vjet nga keto lloj derdimenesh politikanesh mafioz.
    Mbi EDI RAMEN, SALI BERISHEN, FATOS NANON, ILIR METEN dhe LULEZIM BASHEN duhe te filloje dhe te bjere me force VETTINGU duke i arrestuar dhe sekuetruar pasurite qe kane ne menyre jashte ligjore dhe mafioze e korruptive.
    Atehere kur gjithcja qe kemi me vlere jepet me koncesion ne xhepat e kujt shkojne fitimet, ne kete menyre nuk zhvillohet as vendi dhe populli shqiptar. Keshtu eshte kur ne koke te vendit kemi vetem maskarenj dhe hajdut. Tung.

    Reply to this comment
  4. shqiptari July 31, 13:13

    Po ngrihu o popull i trashe e i mbaruar se po te vjen rradha per ne thertore.Deri ne sekonden e fundit LSI-stat dhe jo vetem bejne pazar me te ardhmen e femijve tane.FUCK THEM ALL TO THE BONE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*