Në 20 vjetorin e ndërhyrjes, pse vazhdojnë trupat e NATO-s të jenë në Kosovë?

June 12, 2019 19:07

Në 20 vjetorin e ndërhyrjes, pse vazhdojnë trupat e NATO-s të jenë në Kosovë?

Festimet e 20 vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë janë pasqyruar pothuajse në të gjithë mediat e mëdha ndërkombëtare. Me krenarinë që karakterizonte edhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton për ndërhyrjen që shtetet e NATO-s, me iniciativën e tij bënë dhe shpëtuan një popull nga masakrimi dhe spastrimi etnik, organet mediatike komentuan pritjen që iu bë këtij të fundit si dhe ish-sekretares se shtetit Madeleine Albright.

Siodoqoftë një prej pyetjeve që kërkonte përgjigje në këtë përvjetor të 20-të ishte nëse prania e NATO-s në Kosovë me 3500 forca paqëruajtëse është akoma e nevojshme.

KFOR e përbërë nga 28 shtete tashmë vepron kryesisht si një “rezervë e tretë”, pas policisë vendase dhe BE-së, edhe pse trupat e NATO-s ruajnë manastirin ortodoks serb në Deçan, ku, në fakt, incidenti më i fundit ishte në vitin 2016, kur katër islamikë të armatosur u arrestuan jashtë manastirit.

Trupat e NATO-s që patrullojnë rrugët janë kryesisht të paarmatosur dhe merren me gjëra të rëndomta , përfshi matjen e temperaturës të komunitetit në shumë qytete. Kjo i ka bërë edhe ushtarët në terren të jenë dyshues për nevojën e pranisë së tyre në Kosovë.

Por, nga ana tjetër, një zyrtar i lartë perëndimor, që u pronocua anonimisht, deklaroi: “Tërheqja do të ishte një çmenduri. Në Serbi, ata kanë trupa (ushtarake) me numër të lartë. Ndërsa, ky është një vend prej 1.8 milion muslimanësh të moderuar. Pas Afganistanit dhe Irakut, na duhet një rezultat. Kjo mund të jetë një fitore e vërtetë strategjike për ne.”

Për këtë arsye, duket se SHBA ka vendosur të lërë numrin e trupave prej 600 ushtarësh në Kosovë të pandryshuar, për momentin. Britania e Madhe kontribuon me 30 ushtarë, pavarësisht angazhimit historik në një vend ku disa fëmijë quhen Tonibler, ndërsa Franca nuk dërgon asnjë.

Megjithatë, vëmendja perëndimore për Kosovën mbetet e qëndrueshmë, që në kohën e të ashtuquajturës ”ndërhyrja popullore ushtarake’, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

June 12, 2019 19:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*