Në 27 Maj Vucic në Tiranë. A do ta presë presidenti Nishani?

Nga Muhamed Veliu-TCH May 22, 2015 14:15

Në 27 Maj Vucic në Tiranë. A do ta presë presidenti Nishani?

Vizita e parë zyrtare në historinë e marrëdhënieve shqiptaro serbe e një kryeministri serb në Tiranë, do jetë ajo e Kryeministrit  Aleksandër Vucic që do të realizohet në datën 27 maj.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të samitit ekonomik të kryeministrave. Një burim dipllomatik afër këtyre përgatitjeve i  tha Top-Channel se kjo vizitë nga pala shqiptare dhe ajo serbe është e ndërtuar e gjitha në bazë të parimit të reciprocitetit. 

Kryeministri Vucic do të pritet me ceremoninë zyrtare që realizohet në pritje të tilla, ku parashikohen himnet e të dy vendeve. Pritja do të bëhet në Pallatin e Brigadave.

Njësoj sic edhe  kryeministri shqiptar Edi Rama u prit në Pallatin Serbia të Serbisë.

Protokolli i Shtetit i ka ofruar protokollit të kryeministrit serb listën e një sërë krerëve të institucioneve që mund të presin Kryeministrin Vucic.

Në këtë listë parashtrohen takime që nga takimi me Presidentin e vendit Nishani, takimi me Kryetarin e Kuvendit Meta si dhe me Kryetarin e bashkise se Tiranës Basha.

Interesante është të shihet si do të veprojë Presidenti shqiptar Nishani, nëse do ti përmbahet marrëdhënies së reciprocitetit.

Kjo pasi në vizitën e realizuar në Serbi nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti serb Nikolic nuk pranoi të takohej me Kryeministrin Rama.

Edhe Presidenti shqiptar e ka mundësinë e refuzimit të një takimi të tillë.

Ndërkohë mbetet e paqartë ende nëse kryeministri Grek Tsipras do të jetë pjesë e këtij samiti.

Top-Channel ka mësuar se për momentin është konfirmuar pjesmarrja e Greqisë me ministrin e punëve të jashtëme ose një varjant tjetër është ai me ministrin grek për cështjet europiane.

Nga Muhamed Veliu-TCH May 22, 2015 14:15
Komento

1 Koment

  1. Pëllumb zaimi May 22, 14:45

    Pse pyetet “a do ta presë nishani”? Do ta presë se s’bën. Ku ka nishani aq bythë sa të mos presë “miqtë e vjetër të saliut”? Tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*