Në Alpet Shqiptare pa kufij

October 27, 2017 10:39

Në Alpet Shqiptare pa kufij

Nga Musa Kurtulaj

Reportazh për Kelmendin dhe Plavën e Gucinë

Me 16 nëntor te vitit te kaluar  përfundoi se ndërtuari edhe kilometri i fundit te rrugës se Kelmendit. Nga Shkodra deri ne Vermosh, tashme e gjithë rruga prej 100 kilometra, e asfaltuar ! Krahina e Kelmendit lidhet kështu me Shkodrën ne një udhëtim me pak se dy ore, nga 5-6 ore qe është bere me pare ! Duke filluar nga Rapsha e Hotit, kjo rruge gjarpëron malesh përmes një peizazhi natyror te mrekullueshëm, lëndinash dhe pyjesh te dendura ! Deri ne vitin 1969 nga  Vermoshi është dashur te udhëtosh 3-4 dite ne këmbë ose me kalë për ne Shkodër, pasi nuk kishte fare rruge automobilistike. Nga ai vit u ndërtua rruga, por e paasfaltuar, e cila shërbeu për banoret e fshatrave te kësaj zone si dhe për transportin e lendes drusore, me te cilën punonte ish-Kombinati i Drurit ne Shkodër. Zgjerimi dhe asfaltimi i saj ka bere te mundur qe krahina e Kelmendit te vizitohet lehtësisht dhe te shfrytëzohet për zhvillimin e turizmit malor, si gjate verës ashtu dhe gjate dimrit.

Nga Tamara, që është qendra e njësisë administrative, dhe deri në Vermosh, vitet e fundit banoret e mbetur ne fshatrat e Kelmendit nisen ndërtimin e bujtinave për pritjen e turisteve. Së paku 50 të tilla janë ndërtuar dhe funksionojnë normalisht. Gjate sezonit te verës qe kaloi,fale ndërtimit te rrugës, ishin te shumte turistet nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe në veçanti nga shumë vende të Evropës që i kaluan pushimet në Selcë, Lëpushën piktoreske, Qafën e Bredelecit dhe në Vermosh. Çuditërisht pa iu bërë asnjë reklamë në televizione mundësive turistike të kësaj zone, pa folur për atë që edhe pse u bënë 11 muaj që ka përfunduar rruga, asnjë televizion qendror në Tiranë nuk ia ka kushtuar qoftë edhe një kronikë në edicionin e lajmeve kësaj rruge ! Gjithashtu serish të çudit

fakti tjetër që përfundimi i rrugës së Kelmendit, e cila për nga rëndësia kombëtare, vjen pas rrugës së Kombit, nuk u përmend  fare në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit , as nga Qeveria dhe as nga opozita ! Të paktën për propagandë elektorale, sepse dashje pa dashje i bëhej edhe kështu publicitet. U harrua fare ! “Për ne e rëndësishme është që u bë rruga, është shumëfishuar qarkullimi i njerëzve nëpër këtë zonë, dhe nuk është pak pasi tashmë brenda një viti si fillim lëvizin nëpër krahinën e Kelmendit rreth 100 mijë vetë”, thotë Dodë Dragu nga Qafa e Bredelecit, i cili me familjen e tij ka një hotel, dhe e kanë bërë mjaft optimist turistët që priti gjatë verës.

Banorët e Kelmendit shpresuan që me përfundimin e rrugës do të vihej në funksion edhe kablli optik që t’u mundësonte sinjalet televizive, sinjalet e kompanive celulare dhe internetin. Në fakt tubacionet e kabllit optik janë shtruar anës se rrugës deri në Vermosh, por kablli nuk është shtrirë, ndonëse drejtori i Autoritetit te Komunikimeve Elektronike (AKEP), Pirro Xhixho, pati premtuar ne janar të këtij viti në Shkodër se brenda qershorit Kelmendi do të lidhej me rrjetin e sinjaleve televizive, shërbimin e telefonisë celulare dhe internetin ! Por deri më sot, për këto shërbime nuk mund të flitet se  është bërë gjë. Rrjeti e internetit është shpërndarë “fshatçe” me lidhje  tejet amatore, ndërsa komunikimi me celular bëhet vetëm nëpërmjet sinjalit të Malit të Zi. “Imagjinoni vetë në këto kushte se në ç’pozitë të vështire vihemi përballë turistëve”, shton Dragu.

Gjithashtu banorët e kësaj zone kanë dëgjuar një vit më parë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të OSHEE-së, Ardian Çela, të këtë deklaruar se për Kelmendin është miratuar një projekt që të ndërtohen nga e para nënstacioni dhe rrjeti elektrik me një investim prej 7 milion EURO, por puna akoma nuk ka filluar. Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike është tejet i amortizuar dhe, për pasojë, me defekte të shpeshta ! “Por le të shpresojmë se pasi u ndërtua rruga, edhe të tjerat do të bëhen”, thotë Vasel Mitaj në Vermosh, i cili ka ngritur bujtinën “Kafja e Natyrës”. Ka pritur e përcjellë turistë të shumtë këtë vere, por edhe gjatë dimrit gati e ka bujtinën, nuk e mbylle asnjëherë ! Si do te jete puna, ne Kelmend nuk ka vizitorë (turistë) që mund të mbetet jashtë apo të mos ndihet mirë, pasi është mikpritja tradicionale e malësorëve që e rrethon mikun me mirësi, si në asnjë vend tjetër !

Emigrimi i familjeve nga Vermoshi ka qenë i madh. Nga 390 familje që kishte deri në vitin 1990, sot nuk ka më shumë se 90. Kanë emigruar kryesisht në SHBA. Gjatë verës një pjesë e mirë e tyre kthehen për pushime, disa kanë nisur edhe të investojnë për bujtinat turistike. Në Bashkim një familje nga emigracioni po ndërton një hotel 10 katesh, të tjera shtëpitë e reja. Mundësitë për objekte turistike janë shumë të mëdha dhe me kosto të ulët sepse një pjesë të mirë të materialeve i siguron nga bjeshkët, ndaj nuk duhet më që të humbet kohë që edhe biznesi nga Malësia e Madhe dhe Shkodra te orientohet për të ndërtuar në funksion të turizmit në Krahinën e Kelmendit, një zonë me resurse të shumta turistike. E krahas tyre, edhe ndërtime në funksion të argëtimit të turistëve, siç janë fjala vjen minifushat sportive, për të cilat askush nuk ka menduar akoma, ndërkohë që janë mjaft të domosdoshme.

Lugina e Vermoshit është 12 km e gjatë, përmes të cilës kalon lumi i Vermoshit dhe derdhet në Danub. “Ujërat e rrëmbyera gjatë dimrit po e gërryejnë tokën në dy anët e lumit sa po na rrezikohen edhe shtëpitë, prandaj Qeveria duhet të ndërhyjë me një investim për të ndërtuar pritat, nëse don të ruhet Vermoshi”, shpreh shqetësimin 70 vjeçari, Nike Vukaj, i cili shton se 6 shtëpi në Velipojë të Vermoshit rrezikohen të shemben që këtë dimër. “E kemi ruajtur ndër shekuj Vermoshin, në majat e maleve për rreth edhe sot janë varrezat e të vrarëve në luftime kundër ushtrive malazeze e serbe. Kështu ka qenë historia jonë, i kemi pasur armiq malazezët, kërkonin të dilnin në tokat tona, ne nuk i lamë. Jemi vrarë nga dy palët, me pas ka pasur edhe raste që jemi bërë miq vetëm e vetëm për të pushuar pushkën mes veti. 9 vajza malazeze mbaj mend unë që u martuan ne Vermosh në ato kohëra, me qëllim që të lidhnim miqësi dhe të mos vriteshim më. Kohët ndryshuan, sot me thonë se nga fshatrat e Kelmendit këto 20 vitet e fundit mbi 30 vajza janë martuar në familjet malazeze të fshatrave përtej kufirit. Po dua të them që e kemi ruajtur brez pas brezi Vermoshin, prandaj është gjynah që ta lemë ta gërryejë lumi”, thotë Nikë Vukaj.

Tek sodit luginën e Vermoshit të vizatuar mrekullisht nga natyra me larminë e luleve shumëngjyrëshe, bimësinë, livadhet, pyjet e gurgullimën e përrenjve, bindesh se Bashkia e Malësisë së Madhe dhe ministria që mbulon turizmin, e kanë një përgjegjësi të veçantë për përkujdesjen që meriton kjo zonë. Fakti që akoma në qendër të Vermoshit janë rrënojat e godinave të ish-kooperativës bujqësore të 30 viteve më parë, mjafton për të treguar se Vermoshi akoma nuk është në vëmendjen që duhet të jetë për t’i dhëne një nxitje më të shpejtë zhvillimit te turizmit. Të gjithë u kujtuan për Vermoshin vetëm kur ndodhi incidenti me kullën e Prekë Calit!

Mes Vermoshit dhe krahinës shqiptare te Gucisë e Plavës, qe administrohet nga Mali i Zi qe ne vitin 1913, nuk ka me klon, tela me gjemba dhe as vije kufitare. Kane ngelur si relike vetëm disa piramida akoma me mbishkrimin e dale boje RSSH (Republika Socialiste e Shqipërisë”! Piken kufitare doganore te Gernçarit e kalon me lehtësi, mjafton si për policinë kufitare shqiptare ashtu dhe për atë malazeze qe te prezantohesh me kartën e identitetit. Tani qe është ndërtuar rruga dhe krahina e Gucisë e Plavës lidhet lehtësisht me Kelmendin, puna këtu është shtuar shume sepse brenda 2.5 orësh banoret e kësaj krahine mbërrijnë ne Shkodër dhe ne Podgoricë, nga 5-6 ore qe është dashur te bënin me pare nga një rruge e amortizuar dhe plote rreziqe.

Grupi Artistik MAJKA E KARAJFILIT, VUTHAJ

“E kemi pasur ëndërr ndërtimin e rrugës se Kelmendit ! Te them te drejtën fillimisht nuk e besuam se do te ndërtohet, por tani po e shijojmë. Këtë verë mijëra banore te Gucisë e Plavës, shkuan lehtësisht ne plazhet e Malit te Zi dhe te Shqipërisë. Është gjë e mrekullueshme, nuk mund te themi me se jemi te izoluar mes bjeshkëve”, thotë kryetarja e komunës se Gucisë, boshnjakja Anella Çekiç. Ajo tregon se edhe Gucia u vizitua nga turiste te shumte gjate verës, ndërkohë qe vetëm nga emigracioni erdhën për pushime dhjetëra mije vetë pranë familjeve te tyre gjate korrikut dhe gushtit. “ Janë shqiptare, boshnjake, malazez e qytetare me kombësi te tjera, dhe nuk pati as edhe një incident. Kjo është mrekulli, është një mesazhe domethënës se do te ece zhvillimi edhe ne këto bjeshke te bukura duke iu përkushtuar turizmit. Unë mendoi se rruga e Kelmendit duhet te pare nga ekspertet qe ne te mund te bëjmë këndej edhe transportin e mallrave, pasi është shume afër dhe me leverdi”, shprehet Çekiç.

ISH AMBASADORI WILLIAM WALKER NE VUTHAJ

Mes Qeverise se Shqipërisë dhe Qeverise se Malit te Zi marrëdhëniet janë shume te mira, ndaj ky nivel nuk ka pse mos  te zbresë edhe mes bashkive kufitare. “ Pse jo ! Pëshembull, si fillim do te ishte mire qe takimin e pare ta bëjmë ne Bashkinë e Shkodrës ku te merrnin pjese komuna e Gucisë, e Plavës, e Deçanit te Kosovës, Bashkia e Malësisë se Madhe dhe Bashkia e Bajram Currit, pasi te gjitha jemi kufitare ne Bjeshkët e Namuna, dhe te diskutojmë se si mund te bashkëpunojmë për zhvillimin e  turizmit malor ne këtë hapësirë”, sugjeron Kryetarja e Komunës se Gucisë, Anella Çekiç. Sugjerimi i saj mirëpritet edhe nga Sekretari i Kuvendit Komunal te Gucisë, Enver Dedushaj nga Vuthaj, fshat ku shqiptarizmi është ruajtur i pastër nder breza, përkundër terrorit te ish-regjimeve malazeze e serbe, qe ushtruan ne këtë krahine për rreth 130 vjet, nga viti 1878 deri ne vitin 2006 kur Mali i Zi u shpall i pavarur nga Serbia. “Shteti ame, me ne fund e realizoi borxhin qe i kishte Gucisë dhe Plavës me ndërtimin e rrugës se Kelmendit.

Tani shpresojmë shume qe Alpet Shqiptare te shfrytëzohen për zhvillimin e turizmit. Rruga na gjeti te papërgatitur, pasi nuk besonim se do te ndërtohej, por ja qe u ndërtua dhe kjo është e mrekullueshme. Shqiptaret e kësaj krahine dhe banoret e saj ne tërësi u dynden ne plazhe nga Ulqini, Velipoja, Shëngjini e deri ne Sarande. Edhe emigrantet u kthyen me shume dëshirë për pushime gjate verës nga porti i Durrësit, aeroporti “Nene Tereza” Rinas, porti i Barit dhe aeroporti i Podgoricës. Po vërejmë se gjerat kane nisur te lëvizin për mire, fillimi duket e mbare”, shprehet Enver Dedushaj. Ai është një nder njerëzit e ditur te Gucisë, i heshtur, larg mburrjeve e bëmave për tu dukur, por kembengules për te drejtat e shqiptareve duke respektuar edhe kombësitë e tjera, ndaj shqiptaret e Gucisë do te bënin mire qe ta dëgjonin me shume fjalën e tij për te qene sa me te bashkuar,sepse vetëm me bashkim i japin fuqi zërit te tyre legjitim.

Komuna e Gucisë ka 4400 banore, nga te cilët 41 % shqiptare, 43 % boshnjake dhe pjesa e tjetër malazez, serbe dhe myslimane. Kjo është qendra ku bashkohen lugina e Vermoshit nga perëndimi, e Vuthajve nga lindja dhe e  Plavës nge veriu. Te tria këto depërtojnë hijeshem ne zemrën e Alpeve Shqiptare, ku vetëm hapësira qe i përket krahinës se Gucisë dhe Plavës është 535 km katror, e rrethuar me 40 male nga 1000 deri ne 2556 metra mbi nivelin e detit, siç është maja e Kollates me e larta ne Malin e Zi, ndërsa ne tërësinë e Alpeve Shqiptare vjen pas Jezercës.

LOGU U BJESHKEVE – KELMEND

Kjo krahine përbëhet nga 2 qytete, Gucia e Plava dhe 21 fshatra. Vuthaj është fshati me i madh i shtrire ne një lugine rreth 17 km deri ne kufi me Thethin. Siç e kemi përmendur edhe me lart, këtu është ruajtur shqiptarizmi me te gjitha dimensionet e tij. Edhe pse prej dekadash bijtë dhe bijat e këtij fshati kane marre rrugët e emigracionit deri ne SHBA, ata kane ndërtuar këtu mbi 300 shtëpi te reja, si dëshmi e lidhjes me trojet e tyre, ndërkohë qe kane nisur te investojnë për zhvillimin e turizmit.

Fondacioni “Plave – Guci” ne SHBA siguroi rreth 130 mije EURO dhe ndërtoi shtëpinë e kulturës ne Vuthaj, për te cilën një përkujdesje te veçante treguan emigrantet  Esad Gjonbalaj dhe Vasel Qosja, qe u bene nismëtaret e mbledhjes se këtij fondi.

“Tani kemi problem qe te pasurojmë bibliotekën me libra, ndaj u bëjmë thirrje bibliotekave dhe shkrimtareve ne Shqipëri dhe Kosove, qe te na ndihmojnë me libra”, thotë Binak Ulaj, një nder intelektualet e  njohur te kësaj krahine. Akademiku Rexhep Qosja, bire i Vuthajve, ne pamundësi për te ardhur nga Prishtina për arsye shëndetësore qe te vizitoje shtëpinë e kulturës, u ka dërguar një përshëndetje. Ai kujton se nuk çuditet me ndërtimin e shtëpisë se kulturës Vuthaj ne vitin 2017, pasi Vuthajt e kane pasur edhe shkollën shqipe qe ne Luftën e Pare Botërore me mësues shkrimtarin e shquar arbëresh, Josip  Rela.

Për 20 vite radhazi këtu zhvillohet edhe festivali folklorik “Mirese Vini ne  Alpet Shqiptare”,organizatori kryesor i te cilit është Tahir Gjonbalaj. Këtë vit ata kishin mik ne këtë festival edhe ish-ambasadorin e OSBE-se qe pati denoncuar botërisht masakrën e regjimit serb ne Reçak te Kosovës, ne janar te vitit 1999, amerikanin WILLIAM WALKER. I ka entuziazmuar vizita e tij e veçanërisht deklarata se “ju jeni te gjithë shqiptare” !

Hala Gjonbalaj, një bije e denje e këtij fshati, thotë se e kishte bere gati restorantin për te pritur siç i ka hije një miku te shqiptareve ish-ambasadorin WALKER, por duket se koha nuk i premtoi qe te vinte. Ajo ka qene për disa vite ne Gjermani ku punoi dhe u specializua si menaxhere turizmi. Tek burimet ujore te bjeshkëve, qe quhen Krojet e Ali Pashe Gucisë, ne truallin e pareve te saj ka ndërtuar restorantin e emërtuar “Krojet”, nder me te preferuarit ne këtë krahine nga turistet e huaj. E quajnë “shtëpia e pritjes se Bjeshkëve te Namuna”, por ajo nuk ka dëshirë ta thërrasin kështu. “ Jo e Bjeshkëve te Namuna, por e Alpeve Shqiptare”, shprehet ajo për te dhëne te kuptosh se kjo hapësirë është e plote kur e thekson me emrin e vërtetë qe e përmbledhë

“Alpet Shqiptare” pa ndarje me kufij. Hana Gjonbalaj me këndvështrimin e një biznesmeneje ne turizëm, thotë se me gëzon fakti kur shikoi qe emigrantet vine e ndërtojnë shtëpi, por pres dhe shpresoi qe ata te ndërtojnë me shume objekte për turizmin, sepse kështu krijojnë burime te ardhurash qe do te thotë mundësi jetese ne vendin tënd. Nuk e fshehë qe ajo ndihet disi e lodhur nga marrëveshjet qe janë bere mes Podgoricës dhe Tiranës për zhvillimin e turizmit, sepse ka burokraci te shumte ne zbatimin e tyre. “ Nuk e kuptoi se pse atëherë vonohen gjerat kur bihet dakord për tu bërë, pse zvarriten ?!

LUGINA E VUTHAJVE

Ne duhet ta ndjejmë sa me pare dobinë e këtyre marrëveshjeve, pasi koha ecën dhe nuk pret procedurat e tejzgjatura burokratike”, thotë Hana Gjonbalaj. I këtij mendimi është edhe drejtori i agjencisë turistike te Plavës, Edin Jadadiç. Ai kujton se qe ne vitin 2003 është iniciuar një projekt gjerman për Parkun Natyror te Alpeve, qe përfshinë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën, me qellim shfrytëzimin e kësaj hapësire pa kufij për turizëm. Tani qe është ndërtuar rruga e Kelmendit, e pame qe këtë verë se u rrit numri i turisteve. “Ne Plave dhe Guci aktualisht janë mundësitë për akomodimin e 700 turisteve ne hotele dhe bujtina, por ndërtimet po shtohen. Ne i kemi gjithë resurset turistike qe kjo zone te jete shume me e preferuar se Budva, por duhen hequr akoma disa barriera.

E gjithë zona ndërkufitare e Alpeve, me 192 kilometra vije kufitare, popullohet nga njerëz të së njëjtës kombësi, gjuhe e gjaku, apo miqësie e shoqërie. Nuk duhet te kthejmë kokën pas ne 300 vite histori, por te punojmë bashkërisht. E kjo do te thotë qe ne Alpe te lëvizet lirshëm për turizmin, pa pasur nevoje qe te merret leje ne kufi nga Vermoshi, Thethi, Valbona, Vuthajt, Gucia, Plava e deri ne Boge te Rugovës”, thotë Edin Jadadiç , duke shtuar se ashtu siç Shqipëria na lidhi me rrugën e  Kelmendit, edhe Kosova duhet te ndërtojë rrugën e Deçanit për tu lidhur me Plavën si dhe te rihape piken kufitare te Çakorrit, pasi kështu i zgjerohet frymëmarrja zhvillimit turistik ne gjithë këtë hapësirë.

“Ju me pyetet se çmund te bëjnë me shume qeveritë e tri shteteve, Malit te Zi, Shqipërisë dhe Kosovës për Alpet ! Ti heqin këto pengesat e fundit qe kane mbetur, sepse ndihmojnë zhvillimin e jetesës se gjithë banoreve. Turizmi është mundësia kryesore qe duhet shfrytëzuar. Ne nuk kemi mundësi financiare qe te bëjmë reklame televizive për turizmin. Atëherë a nuk do te ishte mire qe tri qeveritë se bashku te sponsorizonin se paku për një vit reklamimin burimeve turistike te Alpeve dhe promovimin e tyre ?! Kjo do te ishte një tjetër ndihme shume e madhe për te gjithë ne, qe jetojmë ne këtë hapësirë”, thotë Drejtori i Agjencisë Turistike te Plavës, Edin Jadadiç.

GRUPI POLIFONIK I LABRISE NE VUTHAJ

Sefë Dedushaj dhe Zaim Sinanaj, zyrtare ne komunën e Plavës, tregojnë se shqetësime te kësaj natyre diskutohen gjerësisht ne këtë komune, por duhet me shume mbështetje nga Podgorica, Tirana dhe Prishtina. Ata e përmendin shpesh rrugën e Kelmendit, qe e ktheu këtë krahine ne shtratin e vet historik te lidhjes me Shkodrën, dhe i ka ringjallur shpresat, perfshi edhe për komunën e Rozhajes, qe kufizohet ne Pejën.

Me tregojnë se këtë vit kane  filluar te ndërtojnë deri edhe ne Hot te Plavës, një fshat ku kishin mbetur vetëm pak familje shqiptare. Ramë Sinanaj, nga ky fshat, ekonomist ne Plave, me tregon se te afërmit e tij nga emigracioni kane ardhur dhe po ndërtojnë dy shtëpi te reja. Hidhen themele shtëpish e po kështu ndërtohen edhe bujtina për turistet.

Komuna e Plavës ka afro 9500 banore nga te cilët 75 % boshnjake, 12 shqiptare dhe te tjerët malazez e serbe. Para vitit 1913 shqiptaret kane përberë mbi 85 % te banoreve ne Plave,ndaj te cilëve regjimet serbe-malazeze ushtruan me metodat me makabre spastrim etnik duke i detyruar te largohen nga trojet e tyre apo te konvertohen ne boshnjake.

“Gjithsesi, kemi mbijetuar për ta ruajtur genin shqiptar ne këto ane. Do tu ishim shume  mirënjohës kompanive televizive ne Shqipëri, qe ne emër te ruajtjes dhe te folurit te gjuhës shqipe, te na dhurojnë se paku 200 paketa satelitore njëvjeçare me kanalet televizive shqiptare, për t’ua dhënë familjeve te varfra qe nuk kane te ardhura për ti blere”, thotë Ramë Sinanaj.

Krahina e Plavës dhe e Gucisë është e para ne hapësirën shqiptare, qe filloi rezistencën për mbrojtjen e tokave shqiptare përkundër vendimeve makabre te Kongresit te Berlinit ne vitin 1878, për ta vazhduar me pas ne vitet 1912 – 1913 kundër vendimit te Konferencës se Ambasadoreve ne Londër, qe sanksionoi  padrejtësinë historike duke copëtuar truallin shqiptar. E megjithatë, gjuhen shqipe e mbijetuan banoret e kësaj krahine.

Fatkeqësisht edhe sot nuk është shkruar akoma e plote historia e qëndresës se krahinës se Plavës dhe Gucisë, por është kaluar vetëm me disa fragmente. Historianet ne Shqipëri dhe Kosove, i kane shume borxhe përshkrimit te rezistencës se paimagjinueshme te shqiptareve ne këtë treve, për ta mbrojtur dhe trashëguar shqiptarizmin brez pas brezi  ! Edhe sot dy simbolet e kësaj rezistence, Jakup Ferin dhe Ali Pashe Gucinë, nuk mund ti përkujtojnë me veprimtari publike, pasi ka akoma segmente ne Podgoricën zyrtare qe gjykojnë si ne kohen e Krajl Nikolles !

Mijëra e mijëra  shqiptare te kësaj treve i shpërngulen dhunshëm gjate 130 viteve, duke i detyruar te marrin rrugët e emigrimit për ne shume shtete te Evropës dhe ne SHBA, por fatkeqësisht akoma nuk ka një nisme organizative se paku për evidentimin e tyre atje ku jetojnë dhe punojnë !

“Ne shtëpitë jemi detyruar për ti lëshuar, por shqipen nuk e kemi harruar ngado qe kemi shkuar”, shprehet Arif Qosja, nga Vuthaj, i cili pas qëndrimit me shume se 30 vite  emigrant ne SHBA, këtë vit ka ndërtuar një hotel ne Guci, me prioritet turizmin. Ai me tregon se ne SHBA “kam pasur mjaft probleme për ti regjistruar fëmijët ne klasën e pare te shkollës, sepse kërkohej te dinin anglishten, ndërsa unë ne shtëpi i kisha mësuar te flisnin dhe te shkruanin shqip !”.

Arif Qosja është nder ata shqiptare qe beson se edhe ne Alpet Shqiptare përtej kufirit, ne Plave e Guci, perspektiva e  jetesës është hapur duke zhvilluar turizmin, industrinë e përpunimit te drurit dhe blegtorinë, ndonëse vone, shume vone, por me ne fund nuk ka kthim pas. E jo vetëm këto. Kjo hapësirë është mjaft interesante edhe për turizmin historik me pasuritë e dëshmitë arkeologjike mbi 3000 vjeçare ! Arif Qosja e bën krahasimin me përkushtimin qe tregohet ndaj punës ne SHBA, dhe shton se “këtu ka edhe dembelizëm, nuk kemi pse ta fshehim këtë,  por do te kaloje!”. /DITA

October 27, 2017 10:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim