Në Amerikë prej 25 vitesh, deportohet në Shqipëri babai i dy fëmijëve

June 26, 2018 10:06

Në Amerikë prej 25 vitesh, deportohet në Shqipëri babai i dy fëmijëve

 

Një emigrant shqiptar, i cili punoi për 24 vite në New York, pretendon se nuk është lejuar të telefonojë familjen e tij përpara se të deportohej në prill të këtij viti drejt Shqipërisë.

Sokol Vokshi, 47 vjeç, njihej ndryshe si “Sal”.

Ai ishte kamarieri i preferuar i të gjithëve në restorantin Golden Reef në Long Island.

Vokshi ishte i martuar dhe baba i dy vajzave.

New York Post shkruan se 47-vjeçari u deportua drejt Shqipërisë më 4 Prill dhe nuk ka pasur mundësinë që të shikojë fëmijët e tij, të moshës 12 dhe 14 vjeçe.

Ai tha se agjentët e emigracionit e vunë në pranga para dy muajsh, e futën në qeli për dy ditë dhe e dërguan në një avion për ta kthyer më pas në vendin e origjinës. Sokoli qëndron tani në Durrës.

Ndërkohë, avokati i tij, Altin Nanaj, tha për New York Post se ky rast deportimi ishte i pazakontë, pasi Vokshi ishte pajisur me një numër Sigurimi Social, merrte çdo vit leje pune, paguante taksa dhe nuk kishte asnjë rekord kriminal.

“Ky është një burrë familjeje model, i cili punonte natë e ditë. Mesa duket Agjencia e Emigracionit dhe Doganave është pas çdokujt”, tha Nanaj.

Ndërkohë pronari i lokalit, ku punonte 47-vjeçari tha se nuk e dinte çfarë të bënte kur “Sal” nuk u shfaq në punë.

Klientët u mërzitën dhe pyesnin për të.

Ata kanë krijuar një fond për Vokshin në mënyrë që të paguajë shpenzimet e avokatëve. Deri më tani kanë siguruar për të 11.500 dollarë.

Sokol Vokshi thotë se ka kërkuar azil politik në New York që në vitin 1993.

Ai u regjistrua në qeverinë federale dhe i dhanë një numër Sigurimi Social. Kur gjykata refuzoi kërkesën e tij në 1997-n dhe i kërkuan të largohej, ai shprehet se disa avokatë që kishte punësuar i thanë të qëndronte dhe të apelonte vendimin.

“Më thanë: ‘Qëndro gjatë apelit. Vazhdo puno’. Një veprim shkakton një tjetër. Unë qëndrova, punova, u martova dhe bëra fëmijë”, tha Vokshi për New York Post nga Durrësi.

Në momentin që pa agjentët e emigracionit më 2 Prill, Vokshi tha se mendonte se ishte një rutinë për të diskutuar apelin e tij në gjykatë. Sipas tij, agjentët i nxorën jashtë avokatin, vetë e vunë në pranga, ndërsa tre ditë më vonë e hipën në një avion që e çoi në vendin, ku jeton motra e tij.

“Nuk e njoh këtë vend. Shkoj nëpër restorante dhe bare, por nuk më punësojnë. Mendojnë se jam i vjetër”, thotë Vokshi.

47-vjeçari shprehet se paguan akoma 12.000 dollarë taksa për shtëpinë e tij në Long Island dhe ka deklaruar se nëse nuk i garantohet një vizë për t’u rikthyer sërish në SHBA, gruaja dhe fëmijët e lindur në Amerikë do të kthehen në Shqipëri.

“Nuk mund të ndahemi në këtë mënyrë. Ëndrra jonë amerikane po kthehet në makth”, thotë ai.

a.s/dita

June 26, 2018 10:06
Komento

7 Komente

  1. Xxx June 26, 11:30

    Te fala Trump. “Amerika e madhe” slogani i Trump ne fushate dhe medioker si Alizoti dhe I.Kulla qe lartesojne Trump a thua se behet fjale pet “Shqiperine e madhe”
    Çeshtja eshte cfare sjell ne raport me shqiptaret zgjedhja e ketij nacionalisti konservator jo per Amerikanet.
    Popullit shqiptar i duhet nje Amerike qe te mare rolin e kujdestarit per fatet e veta, jo nje Amerike qe mendon vetem per vete.

    Reply to this comment
  2. Toni June 26, 12:55

    Kjo eshte amriqija

    Reply to this comment
  3. Liri June 26, 13:45

    Edhe te paret qe zbarkuan nga anijet ne Kontinent in Amerikan me leje nga Indianet e Amerikes zbriten.

    Reply to this comment
  4. MH June 26, 14:36

    Trump e ka iden dhe e ka vue ne veprim(me nji fare ligjit) per te mos ndar femijet nga prinderit.Po kerkon me guxim te ndaj prindin nga femijet.Vertet intiligjent i pa shoqe e teper i vecant.Bravisimo!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. Fatmiri June 26, 14:42

    EKSODI: “….U nisen anije luftarake neper det,
    nga ajri avione e helikoptere
    ,nga toka ushtare , police e doganiere;
    Te kthyer emigrante , me qindra e mijra jane,
    por shume te tjere u mbyten e u vrane .
    Dhe enderra e bukur keshtu u vra,
    parajse perendimore nuk ka!
    FATMIR XHAMALLATI
    Janar 2015

    Reply to this comment
  6. Fatmiri June 26, 14:43

    EKSODI: “….U nisen anije luftarake neper det,
    nga ajri avione e helikoptere,
    nga toka ushtare , police e doganiere;
    Te kthyer emigrante , me qindra e mijra jane,
    por shume te tjere u mbyten e u vrane .
    Dhe enderra e bukur keshtu u vra,
    parajse perendimore nuk ka!
    FATMIR XHAMALLATI
    Janar 2015

    Reply to this comment
  7. Dash June 26, 16:45

    Po e ul shume ameriken ky trapi..ja dhe dy vjet, po nderkohe futi ne lufte gjithe boten,percau (per here te pare ne histori)perendimin,po e mbyll vendin duke i bere dem vete atij….konflikti izraeliano-palestinez ,lemsh….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*