Në Apel dhe shumicën e gjykatave vazhdojnë ushtarët e Saliut!

June 29, 2020 12:46

Në Apel dhe shumicën e gjykatave vazhdojnë ushtarët e Saliut!

Nga vendimi i çuditshëm i Apelit,
shumë kemi mbetur të shokuar,
se kthimin në pikën zero,
asnjera palë nuk e kish kërkuar!

Nuk mund të gjykojmë saktësisht,
kur nuk kemi një vendim të arsyetuar,
po duket që kundër Sajmir Tahirit,
dikush qenka i betuar!

Nëse gjyqet do të kishin moshë,
ky gjyq pa dyshim do quhej plak,
dhe duket si kapërcim ylberi,
kalimi nga gjykatë e faktit në SPAK!

Kur ka filluar maskarada kundër Tahirit,
SPAKU këtu nuk ishte krijuar,
dhe nuk më duket aspak normale,
të gjykojë një gjë të gjykuar!

Besoj se logjikisht,
SPAKU ka apelin e vet me siguri,
dhe s’jam i sigurtë nëse apeli i zakonshëm,
mund të dërgojë çështje aty?!

Më vjen çudi që Apeli,
ktheu Tahirin në pikén zero,
dhe la në fuqi vendimin për ÇEZIN,
ku janë vjedhur mbi 500 milionë euro!

Pikërisht nga ky fakt kokëfortë,
vetëtin në mëndjen e njeriut,
se në Apel dhe gjykata të tjera,
po vazhdojnë ushtarët e Saliut!

Nuk mund ta di se ç’do ndodhi,
në SPAKU do ta mbajë çështjen apo do ta kthejë,
por e di me siguri,
se as SPAKU prova kundër Tahirit nuk do gjejë!

Me dyshime të arsyeshme,
çështja mund të hapet përsëri,
po vetëm me dyshime,
askush nuk mund të dënohet kurrsesi!

Nga shumëkush që e sheh nga jashtë,
kjo çështje mund të duket si estradë,
po për atë që e ka në kurriz,
është një super maskaradë!

A.DUKA

June 29, 2020 12:46
Komento

2 Komente

  1. Eduarti June 29, 18:02

    O Duka, para nja 2 ditesh doli nje Raport i OKB o vella!
    Ne ate Raport te OKB thuhej – Shqiperia vendi 6-te ne glob si origjine kanabisi per 2014 – 2018!
    Zgjohu nga enderrat me Sali or Duka pra e kupto se ate kanabizim ne kohen e “ministrit me te suksesshem” Tahiraq nuk e bene Alienet UFO. Keto ti them mos mbesesh ter jeten fjetur duke pare enderra me Sali. Gjume te embel Duka.

    Reply to this comment
  2. Mark .UK June 29, 19:21

    Edhe ju poet jeni nje ish spiun e Deges.Sot nje servil i atyre qe u sherbeje dikur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim