Në autobusë dhe në ambjente publike me “veshje seksi” (?!)

July 18, 2018 07:46

Në autobusë dhe në ambjente publike me “veshje seksi” (?!)

Teksa isha ulur në një ndenjëse të autobusit urban të Tiranës dhe po kontrolloja celularin, më tërhoqi vëmendjen një udhëtare që sapo hipi në njërën nga qëndresat. Por, me sa pashë, nuk isha befasuar vetëm unë, edhe të tjerë e panë me kureshtje udhëtaren e sapohipur në autobus.

Udhëtarja e re kishte veshur një gjysëm, apo edhe çerek bluze, e cila i mbulonte vetëm gjysmën, atë më delikaten, e gjoksit dhe një palë pantallonka (u thënçin) të shkurtëra deri në rrëzë të kofshëve. Në këtë kohë më kapën veshët një bisedë midis një gruaje të moshuar dhe një vajze të re, ndoshta njëzet-njëzet e pesë vjeçe, që ishin ulur përpara meje.

– Po kjo ç’është veshur kështu? – pyeti gruaja vajzën që kishte përbri.

– Teze, kjo është veshje seksi. Ke mbetur prapa ti, – ia ktheu mbesa.

– Moj po e dëgjoj shpesh këtë fjalë. Nuk më thua ç’domethënë?

– Të vishesh seksi, teze, do të thotë të biesh në sy të meshkujve sa më shumë, të tërheqësh vëmendjen e tyre.

– Me fjalë të tjera, sikur të jesh ekspozuar në ndonjë vitrinë dyqani për t’u shitur? Apo e kam gabim?

Ndërkaq unë mbërrita në qëndresën time dhe zbrita, pa mundur ta dëgjoja vazhdimin e bisedës, ndonëse më duhet të pranoj se e merrja me mend se si do të përfundonte.

Në modën e sotme të veshjes së vajzave, por edhe të grave jo dhe aq të reja, ka hyrë veshja me streçe, disa lloje tubosh të ngushta që puthiten aq shumë pas trupit dhe i ekspozojnë aq dukshën pjesëzat anatomike të trupit, saqë nuk i lënë vend hamendësimit.

Në një reklamë televizive përsëritet shpesh shprehja: “Këto veshje tregojnë sa më mirë të pasmet dhe kofshët tuaja”, u drejtohet ajo femrave.

Unë nuk mbahem për shumë përparimtar në këtë drejtim, madje mund të jem edhe konservator, por gjithsesi, mendja më shkon e mendoj: Sipas logjikës ekonomike kapitaliste, por jo vetëm, i bëhet reklamë më shumë atij malli që, ose nuk shitet, ose ecën me vështirësi. Nisur që këtej, këto femra që vishen kështu janë kthyer në “plaçkë tregu”? Është aq e vërtetë kjo, saqë kur streçja është në ngjyrë të zezë, të krijohet përshtypja se ke përballë një femër me ngjyrë lakuriq.

Cila është logjika e një veshje të tillë? Le  të më thonë: ku qëndron ndryshimi midis vajzave të cilat rrinë tek semafori në pritje të klientëve dhe këtyre femrave, që e quajnë veten serioze por vishen në këtë mënyrë?

Shpesh dëgjojmë nëpër studio televizive dhe shkrime të thuhet se seksi nuk duhet të jetë tabu. Po mirë, mor zotërinj dhe zonja, në qoftë se nuk duhet të jetë tabu, pse e mbulojmë trupin ne, njerëzit, dhe nuk qëndrojmë si paraardhësit tanë, majmunët, ose kafshët e tjera, lakuriq?

E këndshme është për një femër kur i thonë: Je seksi? Ndoshta, por në shqipen tonë, seksi do të thotë të ngjallësh epsh tek gjinia tjetër, por a duhet të jetë kjo deviza e një njeriu serioz? Mendoj se jo.

Unë nuk jam për t’u mbuluar femra me ferexhe, apo burka, por edhe të ekspozojë të gjitha pjesëzat anatomike të trupit në dukje të gjithë kalimtarëve, më duket tejet e tepruar. E di që do të quhem konservator. E di që fjalët e mia do t’i bëjnë ithtaret e ekspozimit të trupit të venë buzën në gaz, ndoshta edhe më përçmim, dhe, për pasojë, as do t’ua venë veshin, por gjithsesi, mendoj që më mirë të jem konservator, sesa ekspozues i anatomise seksuale.

Guri Shyti

July 18, 2018 07:46
Komento

23 Komente

  1. anticensurë25642654 July 18, 09:01

    Guri Shyti,
    nëse jeton në një shtet ku seicili ka të drejtën e tij të shprehjes së fjalës,të zgjedhjes së veshjes,e të tjera si këto,atëherë ke të drejtë ta shprehësh fjalën tënde dhe të pranosh qëndrimin e tjetrit!!
    pyetja është krijuar për të pyetur,për të kërkuar nga dikush tjetër një sqarim për diçka që se kupton,që nuk është në përputhje me mendimin,dijenitë,mentalitetin tënd!!
    bëj atë që të shkon për mbarë dhe prano atë që ju shkon për mbarë të tjerëve!!
    ndoshta ty të është dukur ajo femër,si një nga ato të “semaforëve”,por ka një ndryshim të vogël!!
    ato të semaforëve e kanë veshje pune,kjo e ka pasur veshje për kënaqsi të sajë!!dhe nëse e vesh për të njëjtin qëllim si ato të semaforit!?prap e bën për kënaqsinë e saj!!respekto atë dëshirë e kënaqsi të saj dhe shkruaj për ato të “semaforëve”,për ato që janë të detyruara nga shoqëria,nga kriminelët!!
    të tjerët lëri të zgjedhin rrugën e tyre!!megjithëse mund të të duket e gabuar!!ndonjëherë ja vlen dhe të gabohet!!duke u rrëzuar shkohet përpara!!

    Reply to this comment
  2. Glaukias July 18, 09:43

    Ajo pjesa e dialogut midis mbesës dhe tezes ishte “crème de la crème” e këtij shkrimi 🙂 Nuk dinte tezja se cdo të thoshte ‘veshje seksi’ ? Z. Shyti ne trupin e mbulojmë për tu mbrojtur nga agjentët atmosferikë e ambientalë se p.sh në plazh ne nuk veshim rroba, thjesht mbulojmë pjesët intime ( kjo vjen nga kodi mirësjelljes i caktuar nga shoqëria njerëzore). Jeni konservator ? Shumë mirë, por kjo nuk ju jep të drejtën të ofendoni këdo që nuk mendon e vepron si ju (si p.sh kur krahasoni një vajzë, vetëm nga veshja, me një prostitutë). ‘Ti qenke si shiu që na është qepur këtu në plazh, lëre ore kohën të hapet ejj, lëre rininë, rinia do diell, kurse ti shi, me gjyma, vu vu, hajde mirëmbetsh tani’ 🙂

    Reply to this comment
  3. blon qiertja nga mulletja eshte modele demokratike July 18, 11:11

    veshja sexi eshte shpikur nga perendimi ,
    qellimi ka qene lindje te reja ,riperteritja e brezave ,ne perendim ku rreziku i plakjes se popullsise eshte prezent ,siedhe duke u nisur nga ajo qe,
    shumca e vendeve te ftohta perendimore sedomos ato nordike etj ,jane rrace me e ftohte kundrejt sexit femer.

    Ne vendit tone eshte nji fenomen tjeter dhe eshte konceptuar ndryshe nga shoqeria ose then me qarte turmat shqiptare.
    ngaqe kulturat e turmave jane te ndryshme por edhe
    gjithcka ne Boten Shqiptare konceptohet ,aplikohet ,e shifet ndryshe .
    kjo vjen jovetem nga diferenca e Moshes por edhe
    mentalitet e ndryshme botekuptimin e ndryshem
    qe gjenerojne turmat .
    imagjinoni ate mentalitet qe ezistonte para ndryshimit te sistemit dhe salton e bere menjiher ,nga nji kulture
    ne pergjithsi naive konservative , ne ate ku moda sexi ,
    Format e veshjet sexi “ti ngulin syte” kudo ti je sot .ne avion ,tren,traget ,krocere ,autobuz, medie !

    kryesishte me kte mode te re e cila erdhi me demokracine , konfrohen brezat e ajo pjese e shoqerise ,e cila kishte njifar substance qytetarie dhe nuk e rrembeu turma e marrezise .

    Para nga ai kendveshtrim social qe perendimi e shpiku si mode ,ne shqiperi fal injorances ,kjo u interpretua dhe kuptua ndryshe . si pasoje te injorances plasi kurveria .u be mode .
    Ne shumicen e institucioneve e televizioneve ,lulezon si stil model , te qenit sa me sexi ,por edhe si nji Kriter per me hyr ne pune .
    Jo rralle her femrat duhet jovetem te vishen apo duken sexi para shefit ,pronarit te X -institucioni apo Tv-je , por edhe te jen sexi edhe ne krevate .

    Kjo motivon punen dhe nxit suxsesin (!) thone ,perfaqsuesit e modes sexi .

    natyrishte qe secili eshte i lire te vishet si i pelqen ,
    kjo as qe vihet ne diskutime sot dhe asnji s’ka te drfejten te paragjykoje ,por kritikoje e thoje mendimin e tij po . Perse jo .

    Ai/Ajo ndihet e provokuar ,kur ne Autobus ,
    psh e moshuara ,ulu para syve te saj shef bythet
    sexi te nji katunare moderrne ,qe fundi nuk i qendron
    ne mezin e saj por ulur poshte ne maje te bytheve dhe mbi to dallon slipet sexi ,pra breket jashte .
    E keqja eshte jovetem moda sexi ,por sjellja e personit ,kultura personale si ajo prezanton Kulturen e saj madje edhe veshjen ne publik .
    Pra ka aq shume per te diskutuar rreth ksaj lajthitje
    te shqiptareve ,ku gjeti ngushellim cdo lloj sharlatani
    jo vetem femra injorante ,por edhe meshkuj ne profesione te ndryshme . Eshte pjes e marrezise kohes . Epoka e marrezise .Problemi eshte se shume femra e perdorin thjeshte me kerku sex ,e nji mode e keqe ka hyre sidomos nder maloket sexi ,qe vdesin per sex me zezaket ,gje qe ka favorizuar shume ,semundjet e trasmetushme sexualishte ne shqiperi .

    Pra kontraditat e brezave dhe modes e konceptin
    e te qenit e kohes apo qytetare i denje ,mbetet

    prezente dhe kjo eshte shume mire nqs intensifikohen
    perplasjet e brezave sepse ka aq shume per te kritikuar dhe riparuar ne ate popull ,deri ne arritjen
    e rruges drejt nji shoqerie te vertete e normale .

    Reply to this comment
  4. alphade July 18, 11:58

    As qe ia vlejne komentet…..! Thjeshte bordello….ne
    Shqiperi dhe gjuthandej neper Europen Plake,me re-
    jat shqiptare ! Fatkeqesi e nje kombi….! Hallakatje to-
    tale,mjerisht…..!

    Reply to this comment
  5. "BOHOTINA" July 18, 12:45

    I respektuar Petagog Guri! Ti ke te drejte, po kujt ia thua. Une kam degjuar qe punohet me tru se mund te besh nje projekt apo zbulim qe i sherben shoqerise. Ka degjuar qe punon me duar se mund te jesh mjeshter ne nje zanat. Mund te punosh dhe me kembe se mund te jesh nje vrapues kampion. Po nuk kam degjuar se mund te punosh dhe me seks. Kjo kohe e pruri dhe kete tek ne.
    Ti veç mendjes qe ta njoh mire si profesor i kimise ne AU, ke punuar dhe me duar si nje ish volejbollist shume i mire. Nga nje ish akademist i viteve 1972- 1974. Te perqafoj me mall.

    Reply to this comment
  6. Jimi July 18, 13:52

    Pershendetje Guri! Komentusit dhe shqiptaret jane bere shum europian! Po nuk dolen femrat me strece nuk shtohet popullsia!? Shqiptaret jane si puna e atij qe thone! Kembe gjeti kembe ngriti!…

    Reply to this comment
  7. Arben July 18, 14:01

    perkufizimi veshje seksi, ka mberritur tek faza

    “pa breke” apo akoma me breke eshte???!!!!

    Reply to this comment
  8. katarakti July 18, 14:32

    Eshte koha e luftes kunder moralit, kunder shoqerise, ne favor te individualitetit. Ti bej çfare te duash, mos pyet as shoqerine, as prinderit. Shih vetem qefin dhe interesin tend. Por kur imoraliteti bashkohet me injorancen pjell prostitucionin. Nje femer sa me shume zhvishet aq me shume e humbet sharmin e saj. Aq me e pavlere duket. Bukuria e femres qendron te misteri qe ajo ndjell. Por ne boten e sotme nuk ka me nder. Edhe nderi, edhe morali, jane shfaqje te se kaluares kamuniste. Sot eshte liria individuale ne rradhe te pare. Nje shoqerie tille eshte e mire per 5 perqind te popullsise. te atyre qe jane te pasur, qe jane me pushtet, drejtore, politikane apo deputete. Ata qe i thone femrave kur duan t’i marrin ne pune: “Te dua per te gjitha”!!! Prandaj gezojuni kohes qe ka ardhur. Eshte koha e maskarenjve, te te degjeneruarve dhe kurvave.

    Reply to this comment
  9. SS July 18, 20:28

    Koha ecen njerzit bejne ndryshimet sipas interesave .dashuria drejte zhdukjes malli neto -bruto ka perparesi Tregetia eshte zemra qe vendos per dashuri….prandaj dhe femrat e kane shume veshtir shitjen

    Reply to this comment
  10. sabo kurti July 18, 20:37

    I nderuri miku im Guri tema eshte aktual dhe vertet cqetesuese per nje vend sj Shqiperija me tradita.Fatkeqesisht eshte kuptuar gabimishte emancipimi,kjo quhet cthurje.Ne gjithe Boten dihet se kultura e veshjes eshte e ndryshme ne shkolle ,pune,ne mbremje ,e te tjera ,ku cdo vende ka stilin e vet te veshjes

    Reply to this comment
  11. tironci hershem July 18, 20:45

    GURI me pelqen mendimi yt ,ne kohen e PPSHs kur kemi kaluar ne rinin ton ishte nje gje magjike qe tani nuk egziston me , kur zije nje dashnore ose kur i propozoje nje vajze dhe kur i afroheshe asaj per her te par ,ose me von per ta puthur kishe nje ndjenj te papar emocionale , djalit me gangster ne Tiran ne at koh perpara nje femre i ngecnin fjalet e humte toruan fare nga emocioni , gjeja me e bukur dhe magjike e shijuar ne kte bot , zemra te rrihte me shpejtesi te pa par dhe ndjejna e dashuris dhe emocioni linin mbresa te pa peshkruara , momenti kur i ngrije pak fustanin ne intimitet dhe e zbuloje pak kuriziteti dhe ndjenja perziheshin bashk dhe perjetoje nje emocion te pa par ,kjo kenaqsi ishte gjithmon kur zinje nje shoqe te re ;mendoj se e ter kjo ndjenj emocionali vinte nga kurioziteti dhe sakrifica qe beje qe te shoqeroheshe me nje vajz qe e doje dhe te donte , esht nje soj si ajo reklama qe jepte anglezi dikur per te qeshur ne nje plazh ku benin plazh nudistet ishin dhe dy djem ,plazhi ishte i ndar me kangjella druri nga plazhi normal ,kur kthe koken njeri nga djemt gjen shokun e vet tek gardhi duke par nga plazhi normal ,çar po bo mer ti i thot ktu i ke lakuriq çfar do me pa atje, ktu esht problemi i tha tjetri se kur shof te tera femrat lakuriq nuk te ngrihet se nuk ke me kuriozitet ktu nuk i kan len vend imagjinates, kurse atje egziston kurioziteti ,se pret te shikosh diçka me shum atje ka vend perte imagjinuar ,pra dhe sot kur femrat dalin te tera lakuriq ,do rritet homoseksualiteti se ,sot nuk egziston ajo ndjenja qe permenda me lart sot nuk te gufon gjoksi dhe nuk ke as nje emocion kur flet me nje femer, se kush esht keq ka mrapa pallatit kultures pilaf per dy mi lek te vjetra sa te duash tek me e keqja , sot seksi blihet e shitet ,kurse dashuria vdiq me PPSHn ne kte vend , tashti mund te themi qe na ishte nje koh kur dashuronim.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 19, 15:22

      tironci hershem
      e përshkruan aq bukur sa vështirë se mund ta përshkruaj dikush tjetër!!
      përfytyro sikur në vëndin tënd të ishte një i arabisë saudite a i katarit??
      sapo të shihte një vajzë në plazh!?
      në gojë të vetë kishte me i hy koka e hajdarit!!
      “kurse dashuria vdiq me PPSHn ne kte vend”?????
      lali dashuria vdes atje ku nuk ka!!dashuri është një fjalë që në fjalorin shqip shpjegoheeeet,ja ashtu!!
      dashuri në psikollogji!?
      është diçka tjetër!!pra nuk ka pas lidhje as me PPSH e as me mentalitet,shqiptari!!
      në kohë të PPSH kishim një mentalitet dhe një rregull strikt të mardhënjeve ndër gjinore ose familiare!!
      vari teneqen se nuk ja vlen me diskutu!!si ti,guri dhe të tjerë paskeni mbetur në kohë të “ferexhesë”!
      nuk ruan dashurinë veshja,nuk ruan nderin ferexheja!!
      nderin e ruan njeriu!!
      shpesh herë ai lakuriqi!!

      e fortë zhvejko!!!

      Reply to this comment
  12. tironc i vjeter July 18, 23:29

    po zdrypi katnaria mqytet, veni osht mrrezik.

    Reply to this comment
  13. shvejku July 19, 00:05

    Bravo tironc i hershem!
    Ke thyer rekordin Guinnes per frazen me te gjate ne bote pa presje dhe pike!
    Gjithsejt 13 rreshta!
    Ke thyer rekordin e Osman Gazepit me 10 rreshta!

    Reply to this comment
  14. Plaku Xhuxhumaku July 19, 19:35

    A jemi ne vitin 2018, o miq, apo jam ne enderr une ne vitin 1920. Aman po te jete keshtu me zgjoni, se po me lun tepeleku fare.

    Shenim per tironcin e vjeter. Tashti po e po, por edhe nja 35 vjet perpara ti duhet te kesh vujt nga ajo qe quhet “Erectile Dysfunction”, shqip dmth qe ju duhet shume pune pergatitore per tu ngref.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 20, 08:04

      për fat të keq nuk je në ëndërr qënje!!
      shqipëria po shkon gjithnjë e më shpejt me hapa gjigande prapa!!
      analfabetizmi,besimi fetar po e mbysin gjithnjë e më tepër!!

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku July 20, 14:46

        Analfabetizmi dhe besimi fetar po e po, por duhen shtuar edhe keto fosilet e periudhes puniste qe nuk e marrin vesh qe ajo kohe ka ngordhur dhe nuk vjen me e u vjen cudi si ka mundesi qe njerezit mund te veshin edhe dicka tjeter qe nuk eshte uniforma e njeriut te ri, perndryshe jane kurva dhe kurvare. Pislleku me i madh eshte se te gjithe keta qe na hiqen si esnafe ne te vertete jane me perverset. Nuk e marr vesh si lulezuan keshtu, sapo ra shiu i pare.

        Reply to this comment
  15. tironc i vjeter July 20, 17:41

    Respekte Plaku, me fal qe nuk e kuptove humorin,. Me dhe kenaqesi qe u more me mua.flm.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 20, 18:25

      E kishe pas shume te thelle humorin o tironco, une e mora me verte. gjithsesi ty t;lumte palla athere.

      Reply to this comment
      • Tartufi July 22, 09:33

        Guri dhe pas kaq viteve,nuk mori vesh. Burdellot qene komitetet e parties komuniste ne rethe,, partia e kishte
        monopol ducin dhe bente pune qe I gjithe populli te qe I
        tredhur dhe te mos kishte mendje tek vrima,se vrima e
        c thurte rinine kunder burdellos komuniste.
        C do gje e tredhur o Guri eshte e shtipur dhe passive .
        Cdo gje e lire dhe e mencur e matur te ben trim dhe active .

        Reply to this comment
  16. he pra mo . nisni luften ,duelet se mbi temen skeni cfar komentoni debila pleq July 20, 21:57

    late koqen e namit o te mjer !
    pu-pu-pu-pu
    c’nivele llapaqensh
    aspak premtues per te ardhmen nudo !

    Reply to this comment
  17. MH August 1, 13:02

    Jemi ne kohen kur interresi per martese ka renie,ka filluar tatpjeten.Ndersa bashkjetesa tregon rritje grafikut nga zero ne 70 – 80%.Kjo fale e rrofte demokracia!

    Reply to this comment
  18. Bardhi Tolabi August 16, 22:49

    Konservator ke qene dhe kur ke qene i ri.Me kujtohet se sa I ashper ishe dhe me ne zboristet-studente te Kimise,ne vitin 1963 ne Kavaje.Ju ankuam dhe gjeneral Ibrahim Dervishit…Megjithate,persa shkruan ketu ke te drejte,por dhe ketu ke “mbetur” pak “mbrapa”…Koha eshte e maskarenjve,koha eshte jo e punes por e sumes,jo e dijes por e pijes,jo e shoqerise por e kurverise…Besoj se te kujtohet ai,i cili dikur ka thene:po nuk e mbushem ne koken e rinise do e mbushe koken e saj borgjezia dhe do hyje dhe derri dhe dosa.Ja e sheh,kane hyre.Sic duke ke harruar ca “gjera”:
    Tani problemet i zgjidh me mire ajo ve.a e asaj goces….
    Sidoqofte,po ju dergoj pershendetje si nje nga ata studentet e Kimise te viteve 1961-1965.Ju ndjek dhe pelqej shkrimet tuaja sa educative aq edhe patriotike…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*