Në Berat, Fier, Korçë dhe Elbasan zgjidhen sot kandidatët e Kongresit

February 13, 2016 09:14

Në Berat, Fier, Korçë dhe Elbasan zgjidhen sot kandidatët e Kongresit

Partia Socialiste do të mbajë sot zgjedhje në 4 qarqe, Berat, Fier, Korçë dhe Elbasan.

Mbi 34 mijë anëtarë do zgjedhin delegatët për Kongresin e PS-së.

Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi përmes një deklarate nga selia e partisë informoi se votimi do të jenë me parimin një anëtar një vote.

 Sipas Statutit të Partisë, Delegatët e Kongresit zgjidhen sipas parimit “Një anëtar – një votë”. Në bazë të vendimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë, të muajit korrik të vitit të kaluar, është përcaktuar që të zgjidhet një delegat për 100 anëtarë partie. Delegatë të Kongresit do të zgjidhen edhe nga strukturat e Partisë Socialiste në emigracion”, tha Blendi Klosi.

“Në zgjedhjet e ditës së sotme konkurojnë afro 1000 kandidatë për delegatë të Kongresit të propozuar nga anëtarësia e partisë e 23 bashkive në përbërje të të cilave janë 151 njësi administrative. Sipas kritereve të përcaktuara 50 përqind e kandidaturave janë shoqe dhe një e treta e tyre janë të moshës 18 – 25 vjeç”, shtoi më tej Blendi Klosi 

Qendrat e Votimit janë të ngritura në secilën nga 151 njësitë administrative të qarqeve të përfshira në votimin e sotëm për zgjedhjen e delegatëve.

February 13, 2016 09:14
Komento

1 Koment

  1. Arben February 13, 11:47

    HAJDE KONGRESMEN HAJDE,

    PO SIKUR I GJATI PREMTOI PARIMIN NJE ANETAR NJE VOTE, ME SA DUKET ESHTE KTHYER TEK”DORA E PARTISE”

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*