Në Bruksel, shqiptarët gjithmonë të përçarë

December 6, 2017 13:59

Në Bruksel, shqiptarët gjithmonë të përçarë

Që të dy liderët,
në Bruksel sot janë,
po axhendë të ndryshme,
dhe qëllime kanë!

Rama që këtu,
e ka qeverinë,
do që në BE,
ta fusë Shqipërinë!.

Lulashi që ecën,
me një tjetër lundër,
kundër planit “Rama”,
totalisht është kundër!

Dhe pse Luli është,
një djalosh i mirë,
përpjekjen e Ramës,
e bën të vështirë!

Po këto qëndrime,
s’janë herë e parë,
shqipot në Bruksel,
shkojnë gjithnjë të ndarë!

Edhe kur Saliu,
BE-në e kërkonte,
Rama opozitë,
keq e sabotonte!

Me të njëjtën valë,
ngjarjet përsëriten,
po liderët tanë,
kurrë nuk koriten!

Kur fatet e vendit,
në tryeza janë,
luftën politike,
s’e lënë kurrë mënjanë!

Asnjëherë s’kanë shkuar,
aty të bashkuar,
por neve faturat,
i kemi paguar!

Duket se ka shanse,
goxha Shqipëria,
po prapë do pengojë,
Luli lemeria!

Në Bruksel askush,
nuk mund ta kuptojë,
se si sërish Luli,
kundër do votojë!

Duket se s’do ketë,
një datë deçizive,
sa kohë-opozita,
do jetë negative!

Këtu le të jenë,
gjithnjë dy llogore,
por duhet bashkim,
për çështjet madhore!

Dhe nga kjo axhendë,
s’ka më kryesore,
po sërish Lulashi,
do të bëjë si gore!

Do thotë-qeveria,
këtu është një bandë,
dhe në darkë do shkojë,
të flejë në Hollandë!

Dhe sërish faturën,
do paguajmë ne,
se Basha me Ramën,
janë në BE!

A.DUKA

December 6, 2017 13:59
Komento

2 Komente

  1. Shahisti December 6, 18:22

    Shqipe Pelivani, shpejt levdaten.

    Reply to this comment
  2. Moisiu December 7, 09:47

    …edhe pozite-opozite te shkojne grusht bashkuar,
    Shqiperine ne BE nuk kane per ta pranuar,
    edhe kraheqafe Rama-Sala-Luli ne BE te shkojne,
    atje ne Bruksel, Shqiperine nuk e anetaresojne,
    ti Duke kot sot opozitat po kritikon,
    fjalet e opozitave Brukseli s’i degjon,
    sepse atje ne Bruksel mijra halle kane,
    ushkuret poturet dot nuk po ja mbajne,
    ku kane nge ato per Shqiperi,
    kur i mbyti pa lufte afrikani i zi,
    kur Merkel nenokja qeveri nuk ben dot,
    te flasesh per Shqiperi atje eshte -Futja kot.
    megjithate Shqiperine ne BE e uroj ta pranojne,
    ndonese plot si une kete s’e besojne…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*