Drafti/ Burg edhe për biznesmenët që nuk përdorin kasat fiskale në biznesin e tyre

December 1, 2014 15:52

Drafti/ Burg edhe për biznesmenët që nuk përdorin kasat fiskale në biznesin e tyre

Bizneset që kapen në shkelje të përsëritura për mosregjistrim punonjësish dhe që nuk përdorin apo instalojnë kasat fiskale do të ndiqen penalisht.

Me propozim të Qeverisë, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ndryshoi ligjin për procedurat tatimore.

“Dikush që e bën për herë të tretë, të katërt, të pestë, natyrshëm që kemi të bëjmë me raste që nuk është më një gabim teknik, nuk është më një gabim që erdhi qoftë edhe për nga një logjikë e caktuar, por është një gabim, i cili vjen i qëllimshëm dhe kuptohet dhe që ndaj këtij elementi ne themi që do të shkojë deri tek masat penale”, tha ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Ndonëse forcojnë masat ndëshkuese për shkeljet e përsëritura, ndryshimet e reja për Qeverinë kanë një sërë lehtësimesh për biznesin, që nisin me uljen e gjobave për 12 raste.

“Ulja e nivelit të gjobave është ndihmesë për biznesin, është vazhdë e përgjigjeve tona ndaj kërkesave të vazhdueshme të biznesit dhe duke qenë që pothuajse përgjysmohen ato, kuptohet që lind e drejta që organet tatimore të kenë në fund dhe një mjet shtrëngues në mënyrë që secili të ketë sjelljen racionale ndaj kërkesave të ligjit dhe ndaj pagesës së tatim-taksave”, tha Cani.

Po kështu, ligji i ri detyron Tatimet të publikojnë të gjitha vendimet e formës së prerë të gjykatave për çështjet tatimore. Paralelisht ai ul kohën e rimbursimit të TVSH-së.

“Për të ulur kohët dhe kostot për tatim paguesit, nga administrata tatimore propozohet që kontrollet lidhur me rimbursimin e Tatimit të Vlerës së Shtuar të bëhen në bazë të analizës së rriskut dhe kërkesat për rimbursim të TVSH-së, të cilat nuk janë me rrisk po procedohet automatikisht për rimbursim. Gjithashtu për të garantuar dhënien në kohë të rimbursimit të Vlerës së Shtuar është përcaktuar se pagesat e tepricës kreditore të rimbursueshme kryhet brenda 5 ditëve nëpërmjet sistemit të thesarit”, tha deputeti i Partisë Socialite, Ervin Koçi.

Ligjin e ri vendos afat minimal për garancitë që i bllokohen sipërmarrësve në rastet e apelimeve dhe po kështu shkurtohet nga 3 në 2 muaj, koha brenda të cilës tatimet duhet të marrin vendim për çdo apelim të biznesit./tch

December 1, 2014 15:52
Komento

5 Komente

  1. Arben December 1, 20:25

    QEVERRIA SHUME SHPEJT RREZIKON TE KTHEHET NE GROTESKE.

    MASAT SHTRENGUESE NE LIGJ, APLIKOHEN KUR PAS ZBATIMIT RIGOROZ TE MASAVE AKTUALE, REZULTON SE NUK PO JAPIN EFEKT.

    NE KUSHTET KUR TI NUK ZBATON LIGJET QE KE, SI MUND TE ARRISH NE KONKLUZION SE ATO NUK JANE TE MIRA, E TE BESH EKSPERIMENTE.

    KONKRETISHT, PROLEMI NE SISTEMIN E MBLEDHJES SE TAKSAVE JANE MERCENARET E LSI-SE QE DUAN TE KORRIN INVESTIMIN E FUSHATES DHE KETE DO TA BEJNE DUKE “SHITUR” TAKSAT E SHTETIT.

    NDAJ KETIJ PROBLEMI, CFARE QASJE KA EDU-SHKA, APO MUHABETE HORDHA PORDHA.

    Reply to this comment
  2. Komuna e Parisit December 1, 20:33

    Kjo mase eshte me shume e domosdoshme se shume masa te tjera ndoshta duhet te ishte me e bute masa per arestmin e shume personave qe jane ne kushte jo te mira ekonomike qe nuk pqaguajne energjine Ketu tek komuna e Parisit te gjitha minimarketet askush nuk te jep asnje fature tatimore Mund te beje miliona leke te vjetra ne dite minimarket xhangolli dhe nuk te jep fature tatimore Te gjitha lokalet tek lulishtja me ndonje perjajshtim nuk te japin fature Nuk e di pse veprohet keshtu Te gjithe duhet te perdorin kasat edhe nje blerje sado e vogel duhet te tatohet. Nga kjo shteti humbet me shume se nga shume gjera te tjera.

    Reply to this comment
    • Arben December 1, 21:02

      KETO PROBLEME QE THUA TI, LIGJI I KA ZGJIDHUR SHUME MIRE, GJOBE 1 MILION TE VJETRA PER CDO SHITJE QE BEHET PA KASE,

      KU ESHTE DEGA TATIMORE TA ZBATOJE KETE LIGJ????!!!!!!!!

      NUK ESHTE PROBLEMI TEK LIGJI, O SHOKU POR TEK HAJDUTET E TATIMORES.

      KY PROBLEM NUK MUND TE ZGJIDHET DUKE U MARRE ME LIGJE (JO PER GJE, POR TE NJEJTEN GJE BENTE EDHE SALIU, MIRATONTE LIGJE DHE PER ZBATIMIN E DINTE VETE PASTAJ.)

      Reply to this comment
  3. info analitike December 1, 22:12

    Po ministrat ose drejtuesit e dikastereve te shtetit qe nuk kane paguar faturat e energjise elektrike perse nuk po futen ne burg?

    Reply to this comment
  4. Darius December 2, 09:41

    Dhe traplleqet nuk kane te sosur ne shqiperi…….se c’me kujton nje film me Aleko Prodanin…….o lgje do therr nje pule,o lagje do ther nje pule….
    Ne nje qytet ku ka 10 mije biznese,2 mije jane pa lishence!
    Firmat me te medhaja ose ndryshe VIP,se shqiptaret vdesin per fjale te medhaja VIP,jane ato qe bejne KRIMET me te medhaja,jane ato qe japin pa tvsh faturat,pastaj keta te vegjelit jane llafos kot,se po bleu pa kase,pa kase do shese!!!
    Asnje qeveri as dje,as sot,as neser…nuk ka bythe ti ofrohet e te beje kontrolle Kupoles Financiare te ketyre bisneseve,sepse ATA jane vet QEVERITE,dje,sot,neser..!!!
    Doganat me ndihmen e Hajduteve Angleze,vazhdon e njetjta histori…paguaj qe te besh cdoganim,paguaj qe te mos vish verdalle neper dogane,paguaj qe te ikesh sa me shpejt nga hajdutet,ku tani ju jane shtuar dhe Ingllezet,qe jane thjesht si Fasade.
    Dje kryeministri doli dhe pa,by pass(shqipot duan dhe emra sa me te huaj,te duken me te zgjuar)Lushnje-Fier-Vlore,35 milione euro.
    Te gjithe e dine(flas per ata qe punijne aty)qe mbas FIRMAVE qe kane fituar tenderin eshte i fameshmi BLLOKU i ZI !!!
    Qeveria jep 100 milione euro,dhe 1 milione perfundojne tek borxhet e firmave,ky eshte nje skandal akoma me i madh se skandali,i kamufluar i BSH me Fullhajnin drejtor,dhe askush nuk flet,duan politike,zgjedhje,e vrau se vrau…..bla bla bla!!!
    Kujdes…..
    Qveria do te fuse ne burg te gjithe ata,qe nuk shtypin kasen,dhe qe e kane perseritur kete gje mbi 250 here,po kesaj rradhe nuk tolerojme me,morret vesh…???
    Dhe ne fund mqns e nisem me humor,te perralle nga e kaluara thote……….
    —Gjino ku e ke Vangjelin mooo,
    Gjinua—ne shtepi…..
    po cfare ka ai qe nuk del..ca ka…….hihihihihihihihi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim