Në Çadrën e Lirisë shfaqet Noe dhe premton përmbytje

March 16, 2017 01:07

Në Çadrën e Lirisë shfaqet Noe dhe premton përmbytje

Në ditën e 1612 në çadrën e lirisë u shfaq Noe i famshëm.

Ai kërkoi të mbante një fjalim pas Ristanit dhe para Flamur Nokës.

Ky i fundit tentoi fillimisht t’ia merrte mikrofonin, por dikush e njoftoi me zë të ulët:

“Ky tipi është nga forumi i rinisë së Mossad-it. Ky di çdo gjë, se ka përgjusa gjithandej, kshu’ që ulu mos lej nam”.

Noka u ul dhe ja la vendin Noes që e nisi me këto fjalë:

“Gjithçka përtej çadrës do të përmbytet. Sillni kafshët tuaja në çadër. Ti Shkëlzen merrja ponin Sadijes. Po qe se nuk ka vend nxirrni përjashta Aldo Bumçin…”

Kaç Islami që mezi priste propozoi një formulë për zgjedhje teknike: Të votojmë për çdo kafshë që do të futet në çadër, psh Albana Vokshi apo gamile nga Sarahaja, Ed Halimi apo Ballokumja e festes së Verës, Armina, Poni apo Sadija…? E kështu me radhë,

Them të afrojmë dhe njëherë Shpëtim Idrizin se ai di si bëhet dogana, doganë. Ky propozim ra poshtë se në çadër kishte vetëm një hapësirë për lekët e Zenit dhe një hapësirë për lekët e kunatit të Lulit. Të tjerët do lejoheshin të mbanin me vetë në çadër vetëm diamantët, orët e florinjta dhe lekë sa me pi cigare.

Noe u largua i heshtur, ndërsa një mendim i rrinte si çekiç mbi kokë: mirë që do shpëtojnë, po në çadër kishte vetëm burra. Si do ja dalin të riprodhohen?

 

March 16, 2017 01:07
Komento

2 Komente

  1. Shpiragu March 16, 09:17

    I thoni Noes, s’ja vlen per riprodhim se qelluan te gjthe rrace e keqe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*