Në cilin dialekt janë shkrimet e para shqip

August 11, 2019 09:17

Në cilin dialekt janë shkrimet e para shqip

Dokumenti i parë i datuar që njohim deri më sot në gjuhën shqipe është Formula e pagëzimit e vitit 1462.

Një tjetër dokument pas tij, Fjalorthi i fon Harfit, i përket vitit 1496.

Të dy shkrimet janë në dialektin e veriut të vendit.

Një fletë shqipe, me një fragment ungjilli, e dialektit jugor është gjetur në një kodik të shek.XIV.

Libri i parë shqip i njohur gjer më sot është ai i Gjon Buzukut i vitit 1555.

Ka dëshmi që tregojnë se ekzistonte një traditë më e hershme e shkrimit të shqipes.

Ndër to mund të përmendet pohimi i Gulielm Adaes i vitit 1332, që thotë se shqipja kishte libra të vetat.

Para vitit 1515, kronisti osman Ruhi Çelebi flet gjithashtu për shkrime në gjuhën shqipe.

o.p. / dita

August 11, 2019 09:17
Komento

13 Komente

  1. Lili August 12, 21:07

    Ne dialektin tim;)!

    Reply to this comment
  2. Mark.Uk August 14, 18:52

    Gege

    Reply to this comment
  3. Arbëror Epiroi August 15, 10:04

    Ju që na nxirrni këto shkrime nga arshiva, jeni të lutur të na sqaroni: “pse i mëshoni kaq shumë çështjes se në cilin dialekt janë shkrimet e para?.”. A e kuptoni ju se mbas kësaj fshihet strategjia e ndarjes së këtij trualli në dy pjesë si gjeografikisht dhe politisht!. A nuk ju paska mjaftuar juve që trualli shqiptar është ndarë në 5 pjesë?. Habia qendron tek: përgjegjshmëria e shkrimeve nëse ka vërtet përgjegjshmëri apo janë të qëllimshme. Sidoqoftë po ju sqaroj se shkrimet e para shqipe janë shkruar në gjuhën e vjetër shqipe që është një dhe do të mbetet e tillë doni apo nuk doni ju dhe ata si ju. Gjuha e vjetër shqipe ruhet tek qytetarët e nderuar arbëreshë, arvanitas dhe më e kthjellët dhe më e qartë tek gjuha që flitet sot fshehurazi në trojet e Epirit (Çamëri) të zaptuar nga Greqia me izmin e BE-së së djeshme dhe të sotme.
    Arbëror Epiroti

    Reply to this comment
  4. Pellazgos August 16, 14:09

    Nuk ka rendesi se ne cfare gluhe (glosa) eshte (este) shkruar (scrive) Al-banishtja,rendesi ka qe te paret e Shqipetareve qe e considerojne veten Epirote (keshtu njifej Epiri edhe nga Marin Barletti) i thonin Qitetit (Cita italisht) Polis dhe Stambollit i thonin Kostandinopolis,priftit (priest) i thonin Papas per 1100 vjet Bizant Greke Orthodhoks.

    Reply to this comment
  5. Arvanitasi August 18, 22:28

    Në Italinë e jugut, pranë Venosës, qytetit të lindjes së poetit romak Horacio Flaka, ndodhen vendbanimet arbëreshe Maskito, Gjineshtra dhe Barile. Një ditë në vëndin ku unë punoja erdhën disa vetë nga Barile, për të bler lule. Ishte kënaqsi për ta të gjenin një shqipëtar dhe biseda qe e mrekullushme. Më thanë që origjina e tyre ishte nga Shkodra, madje rruga kryesore e Bariles quhej Skutari. Për mua ishte e çuditëshme që të folurit e tyre ishte i dialektit jugor dhe duke debatuar për këtë me ta doli që ata dritares i thoni parathira që është fjalë greke e përdorur nga shqipëtarët e jugut. Ata nuk e pranuan aspak mendimin tim dhe ishin plotësisht të bindur që ishin me origjinë nga Shkodra. Mos vall shqipja edhe në veri, në kohën e Skënderbeut ishte e përafërt me toskërishten. Gjuha e arbëreshëve, si atyre të Bariles, mund të sqaroj shumë gjëra, e ballfaquar me origjinën e pretendur të tyre, nga jugu apo veriu i Shqipërisë.

    Po kështu në Maskito, vëndbanimin tjetër arbëresh, flisnin shqipen e pastër në dialektin toskë. Është kënaqsi të vesh me pronarin italian te një shtëpi dhe zonja e shtëpisë të thoj që mbasi të çoni fidanet e pemëve te trualli i shtëpisë së re, të ktheheni për të pirë një gotë. Me Alberto Manierin kishim qënë në kushedi sa shtëpi italiane edhe asnjë nuk na kishte futur në shtëpi, aq më tepër të na ofronte një gotë, sikurse bëri plakëza arbëreshe që u mrekullua kur i thashë që në fshatin tim në Shqipëri kishte me mbiemrin e saj Muzaka dhe fisi i Muzakëve në kohën e Skënderbeut ka qënë nga derë princërish.

    Njerëz, pse nëna Shqipëri të mos kujdesej që gjuha e bukur shqipe që cicëronte në gojën dallandyshe të kësaj plake të vogël arbëreshe nga Maskitua të trashëgohej te niprit dhe mbesat e saj? Mos vallë kjo nënë Shqipëri e qeverisur nga bastardët e tipit Edi Rama është shëndrruar në një njerkë shtrigë jo vetëm për gjakun tonë të shprishur të Bariles, Maskitos dhe Gjineshtrës por edhe për shqipëtarët në dheun amë të këtyre arbëreshëve. Mos vërtetë do të pranojmë që plehrat e tipit Edi Ramë të na shpërndajnë si zoqtë e korbit nëpër botë dhe në histori të shkruhet që na ishte një herë një gjuhë shqipe që nuk flitet e nuk shkruahet më?

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi August 20, 19:58

      Ndodhi interesante keto me arbereshet e Italise. Nese ata njerezit kane thene qe kane qene me origjine nga Shkodra, kjo mund te jete e vertete. Dhe, nese te paret e tyre kane patur nje dialekt tjeter nga ai tosk, pra dialekt geg, i bie qe te paret e tyre e kane humbur dialektin fillestar e kane marre ate tosk, i cili ka qene mbizoterues nder te ikurit prej Arberise ne Itali.

      Reply to this comment
  6. **** August 19, 06:02

    Po pllaka ne Mesaplik ne cfare dialekti eshte shkruar o vrroma te neveriteshme qe gjoja beni shkence..
    Ha pak, ke te ac..

    Reply to this comment
  7. Nje shqiptar August 19, 18:46

    Mund te diskutojme se ne cilin alfabet eshte shkruar per here te pare shqip dhe jo ne cilin dialekt.
    Kam gjetur se dy fjale te gjuhes shqipe te sotme jane shkruar dhe perdorur nga ebrejt qe ne kohen e Moisiut. Ne pazmoren e vllaut te tij Aronit ishin edhe dy gure te çmuar qe quheshin URIM e TUMMIM. Urim e Tummim
    ne ebraisht Urim Tumim shkruhen אורים ותמים, Ne ebraisht ka edhe shume fjale te tjera qe perdorim edhe ne shqiptaret.

    Reply to this comment
  8. Lili August 22, 17:00

    Nje shqiptar ,
    Thuhet qe ai cifiti qe kerkoi strhim ne Shqiperi ishte ne kerkom te trubuse se 13 ! E per te ishin shqiptaret ajo tribu e humbur e popullit hebraik!

    Reply to this comment
  9. Rita August 23, 19:54

    Une ketu kam biseduar me nje arberesh ( punoj me gruan e tij ) dhe e folura e tij ishte ne dialektin tosk e ai vete thoshte se ishin me origjine nga jugu . Tash pse te gjithe arbereshet e Italise flasin me dialekt toske dhe pse para 5-6-te shekujsh vinin dhe nga e veriu e jugu mendoj se jugu ishte me i madh ne numer e dekadat e shekujt kane bere punen e vet duke asimiluar dialektin gege por Zot shyqyr e kemi gjalle ne vendin tone dhe eshte nje dialekt i persosur per mua dhe pse vij nga Shqiperia e mesme .

    Reply to this comment
  10. jaku August 25, 08:30

    keto gazekar qe japin keto informacione jane antishqiptare
    pse?
    GJUHA SHQIPE KISHTE 53 SHKRONJA DHE ESHTE SHKRUAJTUR E PARA NE BOTE
    KJO GJUHE ESHTE GJUHA E ZOTIT VETE
    TE GJITHA MONUMENTET E VJETRA ,,TE ASHTUQUAJTURA,,GREKE ..JANE SHKRUAR SHQIP,,
    PRA KEMI TE BEJME ME GJUHEN ME TE VJETER NE BOTE..GJUHA ,GEKE DHE AJO LATINE DOLEN SI PASOJE E GJUHES MEME POR TE THJESHTUARA NE LETERA..PTA NGA 53 SHKRONJA ,U MOREN 20 SHKRONJA ME TE PERDORSHMET DHE U KRIJUAN GJUHET GREKE E LATINE..POR TE GJITHE MONUMENTET E VJETRA JANE SHKRUAR ME 53 SHKRONJA..
    PER KETE ARSYE KUR GJEJNE SHKRIME TE VJETRA NUK MUND TI PERKTHEJNE NGA GJUHA GREKE A PO LATINE..KETU HYN MANIPULIMI SEPSE KETO MANIPULUES TE NDYRE THONE SE I PERKTHEJNE NE GJUHEN PELLAZGE
    POR GJUHA PELLAZGE ESHTE GJUHA QE FLASIM NE SOT ..PRA GJUHA JONE ESHTE GJUHA E ZOTIT VETE

    Reply to this comment
    • Nje shqiptar August 25, 21:28

      Urim e Tummim kane te njejtin kuptim sot ne gjuhen shqipe sikurse perdoreshin nga Ebrejt 1000 vjet perpara epokes tone. Pastaj i gjejme keto dy fjale ne biblen e Kishes te Jezu Krishtit te Shenjetoreve te Diteve te Fundit (Mormoneve). Une pyeta nje nga besimtaret e kesaj Kishe se çfare kuptimi kane keto fjale dhe si perkthehen. Ai me tha se ne asnje gjuhe te botes nuk perkthehen, dhe jane lene keshtu ne tere gjuhet e botes, pasi eshte “GJUHA e ZOTIT” me te cilen Zoti komunikon me profetin e tyre . Une e informova se keto dy fjale jane sot ne gjuhen shqipe me kuptimin e tyre fillestar.

      Reply to this comment
  11. Luftulla Peza August 26, 06:36

    Habitem, që tek ne ende nuk e dinë kur është shkruar gjuha jonë, kur janë dokumentet më të vjetra të shkruara të saj. Kjo që shkruhet në gazetën Dita i përket së kaluarës. Dokumente të reja kanë dalë dhe janë botuar. Dokumenti iparë i shkruar i gjuhës shqipe ndodhet në kulturën e lashtë Vinkë-Turdas, e cila ka qenë përhapur në Ballkanin Qendror gjatë gurvonit (neolitit), dmth rreth 6 mijë vjet p.e.s.Në këtë kulturë zbulohet alfabeti iparë në botë , alfabeti pellazg dhe fjalët e para të shkruara në poçeri: UJI dhe DORA. Këto janë fjalët e para të shkruara në botë në gjuhën pellazge, por që përdoren sot në gjuhn shqipe, e cila rrjedh prej saj. Libri i parë në shqip është Iliasi i Omerit (Iliada) shkruar gjatë shekullit 8 p.e.s. Në kohë të reaj libri i parë shqip është ai i Theodhor Shkodranit i vitit 1210

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*