Në dashuri ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin

February 27, 2019 03:45

Në dashuri ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin

Dritëro Agolli ka qenë ndër poetët dhe shkrimtarët e dashur të brezit të tij.

Nga librat e Agollit kemi shkëputur disa shprehje për dashurinë dhe jo vetëm.

Mund t’i shijoni gjatë kohës së lirë dhe t’i përdorni gjatë bisedave me miq:

1-“Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë, deti”.

2-“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet”.

3-“Në dashuri ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin”.

4-“Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit”.

5-“Duaje një grua edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi”.

6-“Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti”.

7-“U zumë të dy aq shumë / Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë! / Eh, budalla! Edhe dhëmbët zihen me gjuhën / Zihen edhe bashkë rrinë”.

Shprehje të tjera:

1-“Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”.

2-“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë”.

3-“E mbajta në krah tërë ditën

Edhe zemër i dhashë: ‘Mbahu!’

Të nesërmen ne fshat kur arritëm,

U tha te tjerëve: ‘Më rrahu!’”

4-“Jeta është e vështirë . Po vdekja ? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë?”

n.s. / dita

February 27, 2019 03:45

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?