Në Demokraci, dhuna prioritet i askujt!

May 6, 2015 15:58

Në Demokraci, dhuna prioritet i askujt!

Arben Duka

 

Çdo protestë-kur është protestë,
është e dhunshme-o lum miku,
ndaj duhet që policia,
të ketë nerva prej çeliku!

Të jetë e mirë pajisur,
me skafandra dhe helmeta,
dhe me veshjen antiplumb,
se i rrezikohet jeta!

Duhet të ketë mburoja,
jo me material të lirë,
armë jo-po shkopi i gomës,
duhet të jetë shumë i mirë!

Duhet që ta evitojë,
mos dalë dhuna në finale,
të marri si një detyrë,
jo si çështje personale!

Dihet-turma e protestës,
s’është e mbushur me shenjtorë,
se në mesin e protestës,
ka gjithnjë provokatorë!

Policia ka taktika,
problematikët veçohen,
dhe ata më agresivët,
gjithnjë neutralizohen!

Po ke thënë fjalën protestë,
paqësore-s’ka kuptim,
paqësore mund të quhet,
një miting a një tubim!

Policia shpesh sulmohet,
mbi të gurët shkojnë lumë,
po asaj nuk i lejohet,
nga shkop’ i gomës më shumë!

Ajo është e detyruar,
të presë gurët e çdo horri,
të paktën shkopin e gomës,
duhet mirë ta përdori!

Të përballosh një protestë,
për policët është torturë,
po ata armët e zjarrit,
nuk mund t’i përdorin kurrë!

As në rrethanë të rënduar,
ato s’përdoren direkt,
po ca breshëri në ajër,
gjithmonë japin efekt!

Një që mbush armën në Kukës,
në panik është faktikisht,
se ai i përgatitur,
s’është psikologjikisht!

Kam qenë oficer karriere,
dhe di pak nga këto punë,
një protestë kur është e dhunshme,
duhet shpërndarë me dhunë!

Policia sot ka mjete,
që jetën s’ta rrezikojnë,
gjithë policitë e Botës,
me këmbëngulje reagojnë!

Gjithmonë jam me protestuesit,
po jam dhe me policinë,
se në të dy anët e “frontit”,
pikësëpari shoh njerinë!

Nuk më duket sakrilegj,
që policët sot t’i mbroj,
se dhe ata janë shqiptarë,
që u dhëmb trupi njëlloj!

Gurët mbi kokat e tyre,
si tufa lule s’i presin,
se vetëm një gur në kokë,
ka raste-që njerëzit vdesin!

Kur bien gurë mbi policët,
nuk është gjë thotë bir’ i vromës,
po për të quhet hata,
kur përdoret shkopi i gomës!

Kur protesta është protestë,
të dy anët do goditen,
por është faj i të dy palëve,
nëse njerëz aty vriten!

Jam nga anë e policisë,
atë se demotivoj,
po armët-që s’lejon ligji,
kurrë s’mund t’i toleroj!

May 6, 2015 15:58
Komento

3 Komente

  1. LOVE May 6, 18:33

    shoku Bejtexhi
    kur ti ke qene oficer karriere ,ekzistonte vetem pushkatimi ,nuk kishte protesta
    gajasem dhe sot kur kujtohem per ate idiotin me kapele dhe me yll te kuq ,qe mbante pushken ne gadishmeri ,sa her na ngrinin leckat andej dhe ketej .Nje tuf grash me ca femije te leckosur ,nja ca pleq te drobitur dhe ky tipi kaq i egersuar ,qe na shtynte kaq zellshem dhe une pyesja gjithmone “Po ky pse eshte me arme , cfare ruan ??? pergjigjia ishte
    “Po na ruan ne nga populli ” …nje gje me ka ngel merak ,se di a ishin oficer karriere ,a ju shtonin gradat kur zbonit armikun …armikun shqiptar, mu pergjigj ndonjeher 🙂

    kurse sot ….aaaaaaa sot ekziston plotoni mediatik
    dhe ate qe nuk e lan as lumi ,as deti dhe as oqeani ,ne do e lajme ,do e ndricojme me xhel
    protestuesit jane “provokator” , te pres guret e cdo …horri …aaaaaaaaaaaaa
    nuk jane me kokepalar ,quhen horra sot ,
    si si ,cfare ke shkruar …” por eshte faji i te dy paleve ,nqs njerzit vriten ”
    ????????????????????????????????????
    e paska pasur mire Saliu qe dekoroi Ndrea Prendin
    dhe kte zhigolone me kostum portokalli ta dekorojne
    kokepalaret te vdesin , qani pa ze ju lutem …mos na shqetesoni kryepolicin
    dhe as oficerat e karrieres …..ti nuk po mbron policine ,
    ti po i ben elozhe nje idioti , nje te paafti qe vetem per fat nuk la asnje te vdekur
    ti si gjithmone po i ben elozhe DIKTATURES ,ajo te rriti dhe sterviti si kelysh besnik
    ti e ke te tepert lirine ,e ke semundje
    ti ke lindur skllav dhe keshtu do vdesesh !

    Reply to this comment
  2. As Poet, As Analist May 6, 20:54

    Edhe per vargjet e sotme
    Ke nje 10 pa diskutim
    Vetem dua qe te bej
    Nje te vogel korigjim.

    Nuk me tingellon si duhet
    Ajo shprehja ‘bir i vromes’
    Aty duhet mbushur goja
    Dhe do shkruar bir i vrrrrrromes.

    Bir i vrrrromes dhe i buces
    Te mos dale per te vene zjarre
    zjarrit qe i fryn saliu
    dhe ca zagare e zagare…..

    ate shkop te zi te gomes
    mund ta perdore policia
    po do godiste me mire
    po ta perdore drejtesia!!

    Ti bjere ne koke saliut
    Si i pari i zullumit
    Ti bjere gjithe qenerise
    Rrace e baltes dhe e llumit…

    Pastaj do shikojme cdo ndodhe
    Po te veproje drejtesia
    Po te godase shkopi i gomes
    Behet, behet Shqiperia!!

    Po te veproje drejtesia
    Nuk do kete me bir te vrrrrrromes
    Nuk do kete as rrace llumi
    S’do duhet as shkopi i gomes!!

    Reply to this comment
  3. Ericson May 7, 01:45

    C’jane keto shkopinj mbi miletin
    E gure mbi policine,
    Kush e shpjegon termetin
    Pocaqine,qeverine,kurverine e varferine?

    Te jete e thene nga Perendia
    Te vuaje e te heqe te zite e ullirit,
    Te hiqet zvarre nga etja e uria
    Shumica e veshur me rroben e fakirit?

    Mendohej Shuaipi i shkrete
    Te dal apo jo ne demonstrate,
    Jalldyz,e dashur turi lepjete.
    Ti shporrim me cfurk e bisht lopate!

    Dil o merhum te paste Jalldyzi
    Mblidhuni nja pese gjashte vete
    Mos harro Aqifin e Avdyl Karadyzin,
    Cub Jakun e Dod Perkeqin vete i tete!

    Te parit i bini Salihit,
    Pastaj atij gallofit te gjate,
    Yxhym pastaj,dreqit e te birit,
    Se po pime uje te qelbur me buke thate!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*