Në demokraci vendosin numrat!

May 29, 2018 10:13

Në demokraci vendosin numrat!

 

Këta demokratët,
janë vërtet çudi,
kur thonë- se pjesëmarrja,
s’ka shumë rëndësi!

Veç kur u braktis,
Shtëpia Qendrore,
doli se pjesëmarrja,
s’qënka kryesore!

Mungesa e njerëzve,
këdo e fundos,
sepse është shumica,
ajo që vendos!

Meqë tani s’do,
që t’i numërojë,
se sa e mbështesin,
si do ta kuptojë?!

Meqë veten s’kanë,
si ta ngushëllojnë,
daullet pas dasme,
në Katund vazhdojnë!

Sërish na çuditi,
kalamani blu,
se Bota mësoi,
çfarë bëhet këtu!

Kalamani blu,
na çuditi ne,
se s’tha në protestë,
asnjë gjë të re!

Të gjitha sa tha,
ky dështak i mjerë,
i kishim dëgjuar,
them me qindra herë!

Biles dhe ata,
që nga bjeshkët vinin,
fjalimin e Lulit,
përmendësh e dinin!

Lulushi që mbolli,
në SHQUP dekadencën,
vetëm me pjesmarrjen,
bënte diferencën!

Po pjesëmarrja qe,
për të qarë me lot,
ndaj dhe diferencën,
nuk e bëri dot!

Me këtë dështim,
nuk është se më qeshet,
se s’është aq kollaj,
që t’i mbushësh sheshet!

Nishani-me zjarr,
Ramën kërcënoi,
kuptohet shumë njerëz,
urgjent i largoi!

Luli majë plehut,
hipi si këndes,
tha se do të bënte,
Revolucion Francez!

Mirë ai s’e di,
po si s’i tha Noka,
në atë Francezin,
u prenë shumë koka!

Po edhe Gërdalla,
nuk ndenji mënjanë,
tha-ta vrasim Ramën,
ta hedhim në Lanë!

Shumë që për të ardhur,
në mëndje e kishin,
e ndërruan mendjen,
se për luftë nuk ishin!

Me këto të trija,
dhe Babolen shto,
sheshi fare bosh,
do qe domosdo!

Luli u tregua,
një super idiot,
se me prerje kokash,
njerëzit s’i fton dot!

Të djathtë e të majtë,
nga gjumi janë zgjuar,
koha e gjakderdhjes,
me kohë ka mbaruar!

Pastaj edhe data,
Njëzet e Gjashtë Maj,
i kujtoi PD-së,
gjithë krimet e saj!

Demonstrata janë,
teste për partinë,
ndaj vetëm pjesëmarrja,
e ka rëndësinë!

Numri i madh,
të voglin e mund,
dhe Mathematikën,
s’ka Zot që e tund!

Tani i gjithë SHQUPI,
është në një sherr,
se nga kjo gremisje,
veten kurrë s’e merr!

Arben Duka

May 29, 2018 10:13
Komento

13 Komente

  1. N,VJOSA May 29, 10:53

    Shume b u k u r !…
    Ne kete kuptim qe shkruan Poeti yne, Gjenia e Anshtajnit thote:
    NE DEMOKRACI VOTA E DY BUDALLENJVE KA ME SHUME VLERE SE VOTA E NJE TE MENCURI…
    Eshte fatkeqsi qe PD-ja nisi si Parti e Shpreses dhe perfundoi ne Qorrsokakun
    e familjes se G E R D A L L E S….
    Pergezime gjithashtu per Poezine e dates 27 Maj “TE RROJE SHQIPERIA SE PD-ja VDIQ…”
    Nje Petrle e Vertete!
    Te lumte Poeti Arben Duka!
    Nje demaskim spektakolar, ne nivelin e Poezise se Ali Asllanit, Ceco Musarajt, nuk e teperoj aspak edhe po te them se ke arritur nivelin e poezive me te mira politike qytetare te Nolit dhe te idhullit tend Dritero Agollit!..
    Shpesh here une nuk e kursaj Fjalen e mire per nje Poet te vertete, edhe per arsyen se sic thoshte nje nga Filozofet me te medhenj te Shekullit te kaluar,
    POETET JANE SI MACET; KANE NEVOJE PERKDHELJEN,
    se ata i japin Njerzve shpirtin e tyre, Zemren e tyre, Nektarin e Jetes nepermjes fuqise magjike te Fjales Poetike!…

    Reply to this comment
    • Sallakja May 29, 14:55

      Po mire more bylmezi, vazhdimishte budallalliqe do shkruash ti ?
      Se c’ngataron ainshtaini, ali asllani, gjeniu,
      Po pse a te humbte vula nuk ke lexuar ndonje gje tjeter ne jeten tende qe vazhdon me Ali Asllani ?
      Poetet jane si macet thote, ej pik e zeze.

      Reply to this comment
      • N.VJOSA May 29, 15:35

        @Sallake,
        Është vështirë të debatoj me Ty…
        E die pse?
        Se ti je aq konfus sa te jep pershtypjen se ose je lindur budalla, ose je goditur pas koke dhe i ngaterron librat…ti di te lexosh, por nuk di ti kuptosh ato që lexon…
        Je analfabet, nuk te mungon një gje dhe po ta spjegoj…
        Poetet jane sie macet…e ka thene një Filozof që i ka patur rrotat e Topit sa Koka jote…(ti nuk e kupton dot krahasimin se nuk të lene pafkat e Kalit…)
        Mos ofendo, se sa here e ke bërë këtë, e ke marr pergjigjen sic te takon…

        Reply to this comment
        • Labi 2 May 29, 19:52

          O Vjosa!Mos ja merr për kapital këtij njeriu se e ka vrarë mushka kur ka qenë i vogël

          Reply to this comment
          • Sallakja May 29, 20:39

            Labi 2………?
            Po ti c’pate ? Ti dukesh djale i mbare.
            Megjithate…..
            Jam lindur e rritur ne Tirane. Asokohe ne Tirane nuk kishte mushka. Tani nuk e di.
            Ketu ku jetoj tani, here pas here shoh ndonje Ferrari a Lamborghini por mushka ende nuk kam pare.

        • Sallakja May 29, 20:55

          Prap Net bulmezi gabon.
          E fillove mire duke thene konfuz pastaj e prishe me budalla, goditur e tj.
          Nuk ta kane thene qe te qenurit konfuz eshte shenje inteligjenze ?
          Ska gje sot ja vlejti mesove nje gje te re

          Reply to this comment
  2. Arben May 29, 12:38

    Per njerezit punon vetem drejtesia.

    Numrat punuan edhe per Hitlerin

    Dhe enverin.

    Reply to this comment
  3. lana May 29, 13:02

    NUK ESHTE NJESOJ SE NE DYJA RASTET QE PERMEND SI HITLERIN DHE ENVERIN KISHTE NJE PARTI KURSE KETU KA 100 E CA PARTI.

    Reply to this comment
    • Arben May 29, 13:37

      Edhe Po duhet te krahasosh m…tin me k…Ken

      Prape te them se Gjermanet nen Hitlerin

      1934-1943 rrojten si mbreter dhe me thuaj nje

      Popull nen yqmin sllavo-komunist we ka pare

      Nje dite te bardhe qofte edhe nje periudhe

      5 vjecare. Historian nuk la nevoje te shpiket

      Mjafton te studiohet.

      Reply to this comment
  4. N.VJOSA May 29, 15:37

    @Sallake,
    Është vështirë të debatoj me Ty…
    E die pse?
    Se ti je aq konfus , sa te jep pershtypjen,
    se ,
    ose je lindur budalla,
    ose je goditur pas koke dhe i ngaterron librat…
    Ti di te lexosh, por nuk di ti kuptosh ato që lexon…
    Je analfabet, nuk te mungon një gje dhe po ta spjegoj…
    Poetet jane sie macet…e ka thene një Filozof që i ka patur rrotat e Topit sa Koka jote…(ti nuk e kupton dot krahasimin se nuk të lene pafkat e Kalit…)
    Mos ofendo, se sa here e ke bërë këtë, e ke marr pergjigjen sic te takon…

    Reply to this comment
  5. Cuku May 29, 17:05

    Ben Duka
    Mjeshter I fjales
    Faleminderit,,

    Reply to this comment
  6. info analitike May 29, 21:40

    Per cfare matematike flet qy bejtebolja? Qy i shkreti eshte mesuar me matematiken e oartise qe thote se nese 2+2=5 atehere 5 bejne e nuk e luan topi per keta trutharet si bejtebolja. Vetem te marret shkojne pas nje te marri.

    Reply to this comment
  7. N. May 30, 06:44

    @info,
    Ate fjalinë e fundit e ke thene bukur!…
    Vetëm të marrët shkojnë pas një të marri…
    Duhet te jesh i marre, te shkosh pas Sali Ba-boles…
    Vetë një Bole si ty shkon pas nje te Marri me kartelë si Sali Bolja…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*