Ne dhe Europa: “Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”. Vendet e pasura dhe të varfërit e dobët, katastrofa morale që ka nxjerrë në pah lufta për vaksinën

February 4, 2021 23:23

Ne dhe Europa: “Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”. Vendet e pasura dhe të varfërit e dobët, katastrofa morale që ka nxjerrë në pah lufta për vaksinën

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

 

Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral”Tedros Adhanom*

Shpikja e vaksinave kundër virusit COVID-19 ishte një arritje shumë e madhe e njerëzimit në luftën e tij për mbijetesë. Por, si çdo aspekt tjetër i sjelljes dhe veprimtarive njerëzore, edhe kjo arritje mori shpejt karakter politik duke nxjerrë në pah sa marrëzinë, aq edhe ligësinë e qënies njerëzore, pavarësisht vendeve, racave, sistemeve politike etj.

Mësimi më i madh, me rrënjë tutje në histori dhe ligësia më e dëmshme u shfaqen në faktin se të drejtat dhe mundësitë e zotërimit të këtij mjeti shpëtimtar (vaksinës) i rrëmbyen, si gjithmonë, më të pasurit dhe më të fortët. Të varfërit dhe të dobëtit, pavarësisht propagandës shekullore për “lirinë, barazinë, vëllazërinë”, iu rezervua mospërfillja dhe vendet e fundit në radhë për furnizim me vaksina, domethënë si kategori e fundit e qënieve njerëzore që meritojnë të shpëtohen.

Bashkimit Evropian, si federatë popujsh që propagandon dhe iu mëson të tjerëve parimet humane, demokratike e politike, i takonte të jepte shembullin e drejtësisë dhe moralit në sigurimin e vaksinave, si për vendet anëtare ashtu edhe ato që e presin mbas dere prej dekadash duke u lutur t’i lejojë të futen në “parajsën” e drejtësisë dhe moralit. Fatkeqësisht, ndodhi e kundërta. Më shumë se solidaritet mendimi e veprimi u vu re një garë për sigurimin e vaksinave, madje edhe disafish më të shumta se nevojat reale të ndonjë shteti të veçantë.

Qeveria shqiptare, si qeveri e një vendi të vogël dhe të varfër, mundi të siguronte një marrëveshje modeste, por të rëndësishme me kompaninë Pfajzer për furnizimin me rreth 500 mijë vaksina. I ndikuar nga formimi i tij vetjak por edhe nga presioni i BE ku presim (më kot- të më falin optimistët) të hyjmë, Kryeministri shqiptar z. Edi Rama vendosi të marrë vaksina vetëm nga vendet perëndimore dhe vetëm prej atyre që pëlqen BE. Përsëri “politika në plan të parë”.

Ajo që mbetet e sigurt është fakti se vaksinat dhe jetët njerëzore nuk kanë dhe as duhet të kenë karakter politik.
Duhet ta them me zë të lartë se z. Rama, reagoi me mendjelehtësi ndaj një njoftimi të ambasadës ruse në Tiranë e cila njoftonte ofertën e vaksinës ruse “Sputnik-V”.

Megjithëse ai e di shumë mirë se detyra e çdo ambasade, ndër të tjera, është edhe promovimi i mallrave të vendit të vet, Kryeministri ynë e konsideroi me ironi ofertën ruse si “një shaka… meme rrjetesh sociale”.

I indinjuar nga fakti se BE nuk u kujdes fare për sigurimin e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, i kritikoi ata dhe, sidomos, Francën e cila mbante miliona vaksina rezervë për t’i përdorur kushedi se kur ndërsa qindra qytetarë (të dorës së dytë apo tretë) të Ballkanit vdisnin dhe vdesin çdo ditë. Ambasada franceze në Tiranë reagoi menjëherë duke vënë në dukje se BE e kishte ndihmuar vazhdimisht Shqipërinë ekonomikisht dhe se kritikat shqiptare ishin, në njëfarë mënyre, mosmirënjohje.

Çdo mendje normale, pa llogaritur mendjen superiore të ambasadës franceze, e kuptonte se bëhej fjalë për një problem të veçantë, jetik dhe që nuk pret, pra bëhej fjalë për shpëtim jetësh njerëzore dhe jo për mirëqënie dhe aq më pak për luks.

Reagimi francez i ngjante pak a shumë rastit kur dikush të kërkon ujë sepse po vdes nga etja dhe ti i përgjigjesh: t’i kam pas blerë një palë këpucë parvjet prandaj s’ke të drejtë të ankohesh. Sedrës franceze i erdhën në ndihmë edhe disa shqiptarë të këtushëm të cilët, më shumë se askush tjetër, ia kanë ulur prestigjin vendit të tyre. “Dashnorët” e Francës dhe dëmtuesit e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, pa llogaritur dhjetëra gjinkalla periferike, nisën të bëjnë avokatin e Francës dhe të ngrenë lart “kontributet” e saj historike për Shqipërinë.

Medet! medet! do të thërriste turku Hikmet që pastron rrugët e Gjermanisë.

Kryeministri Rama, në një veprim ekzibicionist, njoftoi sjelljen e rreth 1000 vaksinave dhe fillimin e vaksinimit tek personeli mjekësor. Aq u desh që opozita laramane dhe me pak mend e shumë etje për pushtet e pasuri, të hakërrehej dhe të vinte në dyshim vërtetësinë e vaksinave të sjella, pasi Kryeministri pohoi se nuk mund ta tregonte vendin evropianoperëndimor që ia kishte dhënë për shkak të marrëveshjes së bërë me të.

Disa analistë, “armiq për vdekje” të Ramës dolën në media dhe, me gjuhëpërdredhje, pohuan se, përderisa qeveria nuk na tregonte të filmuar makinën që sillte vaksinat, rrugën e përshkuar prej saj, vendet e ndalimit, të drekimit apo edhe të kryerjes së nevojave vetjake nga shoferi dhe shoqëruesit, si dhe frigoriferin ku ruheshin vaksinat, atëherë këtu kemi të bëjmë me gënjeshtra dhe kontrabandë. Madje, njëri prej tyre pohoi se “Nëse qëllimi i Kryeministrit ishte vërtetë imunizimi masiv i popullsisë, ai bëri çdo gjë që kishte në dorë që kjo të mos ndodhë” (?!).

Medet! medet! thërret sërish turku Hikmet.

Një akademik i shquar shqiptar, përpara se të shkonte në një studio televizive ku e kishin thirrur, iu kërkoi ndihmë shokëve në Fejsbuk (Facebook) lidhur me prejardhjen e vaksinave si dhe numrin e të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri. Meqë akademiku nuk i beson shifrat e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, i erdhën në ndihmë dy shokë të Fejsbukut: Latifi nga Librazhdi i cili ruante dhitë në mal por kontrollonte herëpashere Fejsbukun në celular dhe Mëhilli në Mirditë që ishte i papunë, por celularin s’e lëshon nga dora.

I pari i tha se vaksinat janë më të mirat në botë dhe numri i shqiptarëve me COVID-19 s’i kalon 1000 vetë, ndërsa tjetri i konfirmoi se vaksinat e sjella nga Qeveria kishin ujë dhe numri i shqiptarëve të infektuar i kalonte tre milion, por i fshihte Qeveria. Akademiku ishte në hall cilin të besonte pasi dukej qartë që dy “miqtë” e tij iu përkisnin njëri pushtetit dhe tjetri opozitës.

Gjynah! Gjynah! Psherëtiu turku Hiqmet.

Në ndihmë të opozitës dhe të akademikut erdhi edhe një shqiptar i viseve shqiptare në Maqedoni, i cili mban si emër një emër femrash të vendeve anglishtfolëse dhe mbiemër me prejardhje nga Anadolli. Zotëria tha se mostregimi i vendit që kishte dhuruar 1000 vaksina anti-COVID tregonte përbuzjen që kishte Rama për vendin e tij dhe se vaksinat mund t’i kishte marrë nga ndonjë grup hajdutësh.

Enigma, që buronte nga fakti se këto kategori personash që dukej hapur se ndienin keqardhje pse shteti shqiptar po sillte kaq shpejt vaksinat, ishte nëse këta individë kishin pyetur ndonjëherë më parë nga vijnë e si vijnë qindra lloje antibiotikësh apo mjetesh mjekësore që shërbejnë për shpëtimin e jetëve njerëzore në spitale e klinika private.

Allah! Allah!- tha sërish turku zemërmirë.

Kritikat e Qeverisë shqiptare rreth qëndrimeve të BE-së lidhur me sigurimin e vaksinave shkaktuan “zemërimin” e një gjermani të quajtur Mikael Gahler, Koordinator për Zgjerimin dhe Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian. Duke pohuar dy gjëra krejt të pavërteta, gjermani i dehur nga pasionet politike, të cilit i pret timoni gjithmonë djathtas, tha se “Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane, qoftë duke përgojuar BE-në për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit evropian”.

Sipas demokristianit gjerman Gahler, kritikat, edhe kur janë të drejta, konsiderohen provokime. Megjithëse për ndihmat e dhëna më parë nga BE shqiptarët dhe qeveritë e saj i kanë shprehur mirënjohjen Bashkimit Evropian apo edhe Gjermanisë, sipas z. Gahler të tjerët, të vegjlit, të varfërit, jashtëkomunitarët duhet të heshtin kur iu bëhen padrejtësi dhe ngritja e zërit për një problem të veçantë dhe jetik si vaksina anti-COVID duhet konsideruar “përgojim” (?!).

Gjithashtu, edhe pse Qeveria shqiptare, me kokëfortësi dhe fanatizëm të dëmshëm politik, nuk ka pranuar marrjen e vaksinave nga vendet lindore, politikani mendjelehtë gjerman e akuzon atë për “bërje të marrëveshjeve me palë të treta në shkelje të ligjit evropian”.

Për cilin ligj evropian e ka fjalën ai dhe cili ligj në botë e ndalon një qeveri të përgjegjëshme të blejë “mallra” jetëshpëtues për popullin e vet?! Edhe vendet e tjera nuk i pranojnë në BE edhe duan t’iu imponojnë ligjet e veçanta të BE-së, ndonëse ato nuk kanë fuqi vepruese jashtë territorit të komunitetit (?!).

Europarlamentari në fjalë na thotë ne shqiptarëve që më mirë të vdesim nga virusi vdekjeprurës sesa të blejmë vaksina jashtë vendeve ku dëshiron ai. Schande!

Mirëpo, një gjerman tjetër më i ri në moshë, ama mendjekthjellët, megjithëse anëtar i të njëjtës parti me z. Gahler, Ministri gjerman i Shëndetësisë, z. Jens Spahn pohoi se “Pavarësisht nga vendi i prodhimit, nëse vaksinat janë të sigurta dhe efektive, ato mund të ndihmojnë në përballimin e pandemisë”.

As ky qëndrim i Ministrit “të vet” nuk i bëri dobi z. Gahler. Me kokëfortësi dhe në gjendje patologjike politike, u shpreh më vonë se “Të rreshtohesh në krah të një vendi autoritar apo diktaturë, apo të mendosh se njerëzit do të jenë më mirë nëse ti rreshtohesh në krah të Kinës apo Rusisë, kjo mund të vlejë për disa përfitues, por jo për popullin”.

Megjithëse blerja e vaksinave nga cilido vend nuk ka fare lidhje me “rreshtimin”, por me shpëtimin e popullsisë, pyetjet që lindin për politikanin gjerman që paguhet për të na dhënë mend, janë: Nëse blerja e vaksinave nga Rusia apo Kina konsiderohet “rreshtim politik”, si është e mundur që BE importon nga Rusia mbi 50% të produkteve të energjisë, ndërsa Gjermania rreth 60 % të tyre?!

Pse shtetet e BE-së dhe SHBA importojnë çdo vit nga Kina mallra që kapin vlerën e disa trilionë dollarëve dhe kjo nuk konsiderohet “rreshtim në krah të një vendi autoritar apo diktatur”?!

Pse importimi i një malli me përdorim urgjent (dhe që nuk gjendet lehtë në treg) si vaksina i sjellka “përfitim” vetëm qeverisë dhe jo popullit, ndërsa importimi i mijëra mallrave të tjera nga “vendet autoritare”, megjithëse të gjendshme në çdo kohë në tregjet e Lindjes dhe Perëndimit, i shërbeka popujve dhe jo qeverive të tyre?!

A, mos ngjan kjo si dy pika uji me thënia e vjetër “Bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë!”?!

*Tedros Adhanom – Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

February 4, 2021 23:23
Komento

24 Komente

  1. miri February 4, 01:30

    Evropa
    Kurva plake
    Ameriqia e dini vet ceshte

    Reply to this comment
    • Arnautistani buzëqesh February 4, 10:47

      Po hë moj rroçkë me zile se dhe ty të kishim mangut. Kush ta ka mush kaplloqen që Europa osht vërtet kurv? Hiqmeti i Arnautistanit me shkrime që kundërmojnë era propagandë poturexhinjsh?

      Reply to this comment
    • beni February 4, 11:05

      Mire Viktor, por edhe kryeministri yne, ne kete rast duke dashur te luaje rolin e Mesias te ardhur ne kete bote per te shpetuar shqiptaret dmth si gjithnje me ate egon e tij te semure dhe kasrshillekun qe i ben te gjitheve ka bere faj jo gabim. Ne fund te fundit ai paguhet nga taksat tona (gje qe ky nga menyra sesi sillet nuk e reflekton kete fakt por sillet sikur ai na paguan ne duke na trajtuar si sklleverit e tij) dhe detyra kryesore eshte te gjeje burime alternative kur eshte fjala qe te varurit e tij kane probleme kaq te medha shendetesore. Nuk sillet nje njeri normal ashtu me Rusine apo Kinen sic sillet ky. Prandaj pervec kriminelit berisha dhe sharlatanit mashtrues basha edhe edvini meriton shume me shume kritika madje ne nje vend normal per keto sjellje ai do te ishte larguar per mospermbushje te detyrimeve ndaj shtetasve qe e paguajne per te garantuar jetet dhe punet e tyre

      Reply to this comment
    • k February 6, 09:34

      Po more degenerata,ju rrini nëpër lokale,shisni drogë,çoni femrat për prostitucion.
      korruptoni edhe ajrin që thithni,vidhni gjithshka kurse Evropa dhe Amerika
      shkon në punk në orën 5 të mengjezit,punon ndershmërisht,studion dhe investon në
      shkencë,zbulon vaksinën edhe tju a sjelli juve .
      O kafshë inkoshiente.

      Reply to this comment
    • Remo February 9, 10:03

      Po pse more Mirì te eshte dashur kaq kohe te kuptosh “kurverine” e Europes?! Mbas tre dekadave qe ha po ne ate pjate, tani i fut nje te peshtyre dhe kthehesh ne origjine!! Po si ore kaq te veshtire e paskemi ne Shqipetaret te ndajme te miren nga e keqja? Une mendoj se nuk duam…ne nuk jetojme dot si njerez normale, vete koha e ka faktuar kete….Europa aty ka qene ne shekuj por ne è kemi pare me dylbi se ne vend te truve kemi miza…cfare mund te beje me Nena Europe me vajzen e saj “Rebele” qe bie sa here ne dashuri me dhunuesit e saj dhe humbi ate lavdi te dikurshme …..edhe tani e plakur dhe me tekat e saj, ajo ta dha nje shanc…..
      Tre dekada, hengrem, pime, edhe punuam por me shume shkretuam veten dhe emrin tone ne ate “familje Europiane”,…duket se nuk zeme dot vend dhe po kthehemi ne gjirin e dhunuesit tone, atij qe ne shekuj na mohoi gjithcka, gjuhen, kulturen,identitetin tone si pjese dikur te po kesaj Europe….se qe ne fillim ja patem me hile, a e pyeti ndonje Neronin Sali perse morì avionin dhe perfundoi ne Arabi?! Kur kur ne bertisnim e duam Shqiperine si gjithe Europa…?! Me hipokrizi nuk shtyhet, nje kembe ne Azi dhe nje kembe ne Europe…po sot kush po i thote gje Kryevezirit Edvin qe po’ na transformon hapur ne nje vilajet turk te anadollit……

      p.s. Viktor Mala nuk mund tu hedhe hi syve atyre Shqipetareve qe duan ta dine te verteten kur thote:” te rreshtohesh ne krahe te nje vendi autoritar apo diktature,apo te mendosh se njerzit do jene me mire te rreshtohesh perkrah “Kines apo Rusise”, kjo mund te vleje per disa perfitues por jo per popullin”…….ketu zoti Mala, duhet te godasi ne shenje se behet fjale vetem e vetem per Turqine!! ….
      Se Rusise “ja thyem dhembet” me ato deklarata deliranti te KM tone….Kina po ashtu tregeti ben si me ne dhe me Europen( “rrezik kinez” nuk ka tani per tani, vete ivestimet e tregojne)…..
      Kam vetem nje si gjysem-pyetje: mos valle “partneri jone strategjik” pertej oqeanit qe na dha ato keshilla “te vyera” ne fillim vitet 90′ si terapine e shokut, cekun e bardhe(zi e me zi me Neronin Sali), etj si keto, se as kafsha e vicidolit s’do kishte guxim qe te paren gje anti-shqipetare te bente antaresimin ne konferencen islamike, kush ja dha keto mend atij dhe kush e perkrah po Kryevezirin Rame sot te behet vasal i Erdoges?! Per interesat qe kane me Turqine a mos valle po sakrifikojne Shqiperine!!

      Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati February 4, 01:31

    Po ca ti besh moor vella,! Kur je popull i vogel , ne nje kontinent qe nuk te ka dhe aq qejf , per shkak te fese qe mbajme,
    je i detyruar tu vish pas avazit, -porse cdo gje me mase

    Natyrisht ne lidhje me vaksinene Ruse , ne nuk duhet ta marim ate vaksine,
    sepse duhet pare njecike edhe ndjenja jone Kombetare, pasi Rusia ka nje propagande antishqiptare te tmershme
    Ndaj ate as te mos e pranojme fare

    Porse vaksinen Kineze ne duhet ta marrim dhe per kete vaksine nuk duhej pyetur as EU,
    sepse ne kemi pasur nje maredhenie te shkelqyer me Kinen
    dhe edhe sot e kesaj dite nuk mungojne por gjithmone ne rjetet sociale kinezet shprehen me respekt per popullin tone
    DHe natyrisht edhe ne kemi respekt per popullin kines

    Ndaj ne mund te marim vaksinen Kineze, sic beri Turqia

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 4, 13:07

      mondo si gjithnjë na i ka fajin dynjaja e asnjëherë vet!!
      shiko se shumë pak “fakte” që vërtetojnë se dynjaja është kundër nesh ke sjellë!ka aq shumë sa të bën koka masë pastaj!!
      psh zvicra,gati po aq e vogël dhe mistrece si ne,ka siguruar,e pash mbrëmë në lajmet e tyre,36 milionë doza vaksinash,nga 4 a 5 shoqëri të ndryshme!!
      e di përse??
      sepse kanë pare lali mondi!!
      mondo në ’90 e deshe shqipërinë si gjithë europa(perëndimore)pro harrove se ajo nuk ishte socialiste,por ishte kapitaliste!e për pasojë rregulli ishte “kush ka?ha!kush nuk ka!?as mut nuk ha dot!!”
      o mondoooo,të flesh gjumë nuk ke mundësi me punu e mu ke mundësi me bo pare!!e po spate pare!?fut gjishtin në byçkë!!
      VK malaj është akoma me barazinë e para 90ës!duke mos e ditur se kush është!?
      nuk mund të them se ishte apo nuk ishte për ndryshimin e sistemit,e vetmia gjë që di të them se është me neonazistin rama,e duke qënë me të ka pranuar kapitalizmin!
      karl shvab ka folur për “greit reset”,që idiotët e konspiracionizmit e përkëthejnë në “marrjen fuqisë nga reptilianët”(e pidhit të nosës së tyre,skan faj aq kanë në tru,shkojnë në kinema dh ekujtojnë se ajo është jeta reale),ku thotë se sot për sot kemi një pabarazi që po shkon gjithnjë e më shumë drejt thellimit të humnerës!!thotë që duhet shikuar dhe majtas e djathtas e jo vetëm për ata që kanë paratë pamasë!!

      Reply to this comment
  3. Besa February 4, 02:39

    Ne kushtet e globalizmit, shteti perben kushtin e pare per cdo popull per te mbijetuar.Globalizmi deri tani eshte i deshtuar per cfare qellimi ka.Korrupsioni eshte i frikshem.Korona po e verteton Qe do te thote se politika eshte plotesisht ne sherbim te ketij korrupsioni

    Reply to this comment
  4. Prisni se akoma nuk keni pare gje February 4, 05:16

    Rreth nje vit me pare nje Kongresmene e Partise Demokrate ( te dhomes se perfafaqesuesve) lindur ne Jemen dhe sot qytetare Amerikane me banim ne New York e mbuluar me perhura dhe me shami ne koke kritikonte dhe i jepte “mend” per demokracine Presidentit Trump duke shoqeruar kritikat me kercime te kafsheve te egra te Afrikes.
    Presidenti Trump i dha nje pergjigje epike: Vijne nga shtete sketer qe drejtohen me pari fisesh dha na japin mend per Demokracine.
    E njejta gje mund te thuhet edhe per Tedros Adhanom lindur e rritur ne Eritrea me mjekesi te nivelit ZERO, sot eshte Drejt. i Pergj. i OBSH dhe na jep mend per Pandemine, sherbimin mjekesor ne Bote duke i sherbyer Qeverise Komuniste Kineze, ku mbajti te fshehur dhe nuk tregonte per “bomben” e Covid-19 Made in Wuhan.
    Ky zgjebs eshte po aq fajtor sa Kina per katastrofen qe i sollen Globit me Pandemine Covid-19.

    Reply to this comment
  5. mirel February 4, 07:25

    Nuk ka kerme me te ndyre se ai qe ben satire dhe sarkazem me interesat jetike te njerezimit. Dhe nje plere e tille shet dhe moral. Nje cope idioti i qelbur qe i pelqen vetja.

    Reply to this comment
    • Pogradeci February 4, 16:32

      @ mirel
      Nje nga fytyrat me te shemtuara dhe mendjet me perverse qe komenton tek dita eshte ky me pseudonimin ” mirel “, nje shpirtzi dhe koke pa mend. Nuk eshte dakord me asgje qe shkruhet tek kjo gazete dhe perseri vazhdon dhe e lexon. Deri ketu s’ka asgje te keqe por te zgjedhesh te lehesh si qen i zgjebosur poshte cdo shkrimi do te thote se duhet te shkosh ne boten e kafsheve, jo atyre shtepiake por atyre te pyllit pasi ne shoqerine njerezore je futur gabim. Autori i shkrimit nuk ka bere satire dhe humor me interesat jetike te njerezimit, sic thote kerma ” mirel ” por humori dhe satira jane bere me politikanet vendas dhe te huaj qe tallen me vende dhe popuj te vegjel IQ e mirelit eshte diku tek 4-5 kur normalja eshte midis 85-115.

      Reply to this comment
      • mirel February 5, 06:43

        O koqe Pordhadeci, nuk e lexoj fare Viktorin, vetem sa shikoj perciptasi cfare ka shkruar. Kam nje qellim te rendesishem, ti shkerdhej sa te mundem putanat politike. Ne fillim kam qene i vetem, me nje a dy aleate, si cenua psh, tani kam shume me vete, dhe ndonjehere nuk me del emri, se kam kenaqesi kur shikoj qe shume te tjere mendojne si une.
        Ramuti eshte armik i shqiptareve, dhe kjo nuk ka te beje me ceshtjet qe lexon ti psh.
        Une kam tjeter mision, ti zbuloj fytyren e vertete kurvave te Dules, qe nga Ramuti, Mero kerma dhe deri te plerat e njohura si Berisha, Meta, Basha.
        Po ju te Ripjelljes si duket akoma nuk ja keni mbushur mendjen vetes qe keta jane plera, se perndryshe nuk i permendni perdite. Po ta kishit seriozisht qe Basha e Berisha jane kriminele, do ishin ndryshe punet. Ndoshta ne burg nuk do ishte me Zani, po Berisha.
        Po si vene punet, legenet dhe fatkeqet do e hane gjithmone.

        Reply to this comment
  6. SON February 4, 07:52

    Tani po sulmoni Europen me Tedrosin e Obsh qe deshtoi keq fare. Seksioni i Kines…dergon gjoja eksperte 1 vit mbrapa….Pa europen minimumi 91-99 do hanim njeri tjetrin…dhe pagat i merrnim mga fondi kondraparti…se per Turqi e vende arabe vetem hurma Arabien vinin atehere….

    Reply to this comment
  7. redaktor February 4, 08:21

    Njeriu i botës së kapitalit, qenie e ndyrë hipokrite

    Reply to this comment
  8. Dash February 4, 08:25

    Shume sakte z Malaj… Kush ka veshe te degjoje kush ka mendje te kuptoje,,,, jemi te vegjel dhe Europa eshte po ajo e nje shekulli me pare

    Reply to this comment
  9. Paul Tedeschini February 4, 08:56

    SHQIPTART GJITHMONE ANKOHEN SE JANE TE VORFEN.
    kush i la shqiptart e vorfen—-TURKU PER 500 VJET dhe prap mbas TURKUT SHKOJNE. MIRE E KAN, VAZHDONI SE NE RREGULL JENI.

    SHQIPTART NUK I SHPERVJELIN MANGET SI TE GJITHE EUROPIANT,.
    VETEM ME MASKARALLEQE NUK ECET PERPARA.

    Reply to this comment
  10. Labi February 4, 09:21

    Mjafton te degjoje cfare fliste anestezisti Tritan Shehu mbreme te kuptosh nivelin e politikes qe drejton vendin,kur mendon se ka qene dhe minister i jashtem,si duket preshi Lushnjes e ka lene me pasoja. Eshte nga politikanet e vetem ne Shqiperi qe ka provuar mire cdo te thote urrejtje popullore.

    Reply to this comment
  11. Haka Tekizoti February 4, 11:50

    Shkrimi i Viktor Malajt, si gjithnjë në shkrimet e tij, ka logjikën e një peshorje farmacie. Cilido që komenton kundër, thjesht jep një dëshmi pēr nivelin e tij (edhe ata që shprehen kundër të molepsur nga kahja politike, sepse përgjithësisht, militantizmi politik kurrë nuk lejon të mbahen syze në përputhje me nevojat reale të syve). Zoti Malaj meriton (gjithnjë) një falënderim për shkrimet e tij, që kanë logjikë, dashuri për njeriun, respekt për dinjitetin e njeriut dhe, natyrisht, edhe atdhedashuri të atillë, që nuk prek askund popuj të tjerë.

    Reply to this comment
  12. Qytetari February 4, 13:59

    Tu lumte, bukur dhe sakte . Por prit se nuk eshte prononcuar Dotis Pack.

    Reply to this comment
  13. Shaban February 4, 18:05

    Mire viktor Malaj, ty te lumt pena sidhe nji shkrojsi me posht shkrimit tend- Beni. Dy fjale edhe nga nje qytatare i thjeshte: si esht e munder qe per shkak te gjeo- politikes qe ndjekin ” politikanet tane te shvleftesojne jetet e bashkqytetarve te vet per hire te politikes e te pushtetit te vet personal? Qofte ky msndjelehti E. Rama apo i pabesushmi Basha ose krimineli Berisha ose mashtrusi ” hero ” Meta. Rama jo vetem refuzon por edhe ironizon Ruset per oferten qe na bejne per vaksinen e tyre.Perse? Sepse nuk kane zajmin eBE apo te Amerikes. Turp. Mungese dinjiteti. Serbija jo vetem po ploteson nevojat per popullaten e vet me vaksine nga ku te mundet por edhe po i ofron ndihme edhe shqiperise sidhe shqipetarve te kosoves. Shqiperija nuk ka vetem burracake ” por ka edhe burra …. Galileo.

    Reply to this comment
  14. Gzim Kulufi February 4, 20:28

    Pse, pyet me te drejte ne fund te shkrimit te tij Viktor Malaj! Po tashme pergjigjen e di cdo kush: EDHE KJO EUROPE, TE CILEN NE E KUJTONIM SE UDHEHIQET NGA LIGJET, NE FAKT UDHEHIQET NGA MALIQET!
    Mbaroi muhabeti! Duhet ti kthehemi vetes e te shohim fytyren tone te qelbur ne pasqyre! pas kesaj te nisim te riparojme vetveten dhe vendin, qe ti leme brezave te ardhshem nje vend te bukur e me ligje te barabarta per te gjithe!

    Reply to this comment
  15. gjermani i fundit February 4, 21:58

    E vertete eshte qe politika eshte kthyer ne Fejsbuk. Arti I justifikimit kalon gjithnje me “u thashe/ me thane”. Kur beri sinoptiken e Mehmet Shehut si agjent I dy gjysmave te botes Enver djali e perdori pa kursim kete metode fejsbuku duke zbuluar agjentin me “u thashe / me thane”. Po ashtu kunder titi Steve, hrushovianeve, kinezeve, etj. Pas tij Ramizi e pastaj Sala, Tosi e deri tek Edi. Kjo eshte nje emergjence boterore, shiko si luhet vallja dhe hidh kembet. Siguro vaksina ku te mundesh, justifikimin gjeje neser. Ose shtrengo masat e karantines, se ate ke ne dore. “Sigurimi” I vaksines eshte si puna e peshkut ne det dhe tiganit ne zjarr. Mund ti prenotosh, por duhet qe ti prodhojne njehere. Pra, debat pa bereqet me Francen (na mo na, Davidi kunder Goliathit), me Federaten e Rusive, ne Kinen, etj. Ka dy pesha dhe dy masa qe perdoren ne diplomaci, ku Rama me duket eshte akoma minister i jashtem, a s’eshte, kush po e merr vesh? Nje per publikun dhe tjetra pas dyerve te mbyllura. Rendesi ka te sigurosh rezultat. Mbase edhe Rama di ta luaje kete loje, por rezultati s’po shihet gjekundi. E atehere llafe, llafe dhe vetem llafe, dhe hicgje ne traste.

    Reply to this comment
  16. Demokracia February 5, 05:28

    Z. Malaj, me pelqeu se tepermi shkrimi juaj. Ishte mjaft i goditur dhe ne analize teper aktuale.
    Me vjen keq qe shumica e shqiptareve genjehen se Evropa kerkon me te miren e shqiptareve. As qe ja duan ta dine. Vetem interesin e tyre kerkojne, asgje me teper. Kete e ka provuar historia. Sic thote proverbi, kush nuk njeh historine, eshte i destinuar te perserisi gabimet. Shqiptaret nuk jane pare asnjehere si njerez te barabarte me evropianet. A thua valle se evropianet jane rrace mbinjerezore. Ne Evrope mbizoteron ksenofobizmi. Inatet historike ndihen enede edhe ndermjet vendeve partnere. Evropa e luajti bukur me Turqine, e cila plotesoi cdo kerkese te evropes per t’u bere pjese e bllokut, por asnjehere nuk u be. Iluzioni i te drejtave te njeriut dhe barazise eshte nje krijese artificiale, ku zbatohet sipas interesave te rastit. Ju analizuat bukur rastin e furnizimit te eneregjisse dhe mallarave kineze. Pergezime per kete shkrim. Uroj qe bashkekombasit e mi te kuptojne sa me pare (ne vecanti politika) qe Shqiperia mund te behet vetem nese ekziston vullneti i shqiptereve per ta bere. Nuk i do asnje i huaj te miren ketij vendi te bekuar.

    Reply to this comment
  17. zgalem February 5, 17:12

    Te kthejme syte nga porosia papale .
    Menyra si u shpernda vaksina dhe si disponohet sot ne Europe , ka nxjerre zbuluar fytyren e klases se pasur , qe pasurohet me ritme galopante dhe kjo klase ve ne qarkullim ekonomik edhe jeten njerezore . Ben tregeti me jeten . Nuk duhet te harrojme kurre sugjerimin e Papa Franceskut , qe ka thene : ” Nuk eshte e drejte , qe 5 % e popullsise , zoterojne 80 % te pasurive te globit ” Rrezikshmeria e kedsaj klase , vijon te manifestohet , ne shperndarjen e vaksines , qe shpeton ose shpejton jete njerezore . Kjo eshte klasa e oligarkeve , qe detyrojne plotiken te plotesoi kerkesat e tyre . Per te frenuar kete klase , mendoj te krijohet nje sistem , ku shteti te kete autoritetin , qe spontanisht te kufizoi , deri ne nje limit pasurimin e ketyre oligarkeve , qe jane edhe stimulusit e rritjes ekonomike dhe e punesimit te njerzve . T.i perdori shteti oligarket , ne masen , qe i duhet , jo te mbetet shteti inferior , ne politikat e medha , nje prej te cilave eshte shperndaria e vaksinave kunder pandemise . Eshte koha , qe duhet vene ne jete , ideja e Papa Franceskut . Qeverrisja boterore , do te kthehet ne nje te mire te pergjitheshme , gjithnje duke ruajtur ligjet kapitaliste , por me nderhyrje . Zgalem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim