Ne dhe Shqipëria!

May 15, 2017 12:12

Ne dhe Shqipëria!

1. Ndihmoni veten!

Lutu sa të duash,
deri natën vonë,
po s’ndihmove veten,
Zoti s’të ndihmon!

Zoti na dha sy,
që ne të shikojmë,
rrugët nga ku erdhëm,
rrugët ku do shkojmë!

Gruas i dha duar,
për të tundur djepin,
burrit i dha zëmër,
të durojë tërmetin!

Na dha sy të shohim,
dritën-errësirën,
na dha shpirt të njohim,
të keqen-të mirën!

Zoti të ndihmoi,
xhan-more Njeri,
kur ty të frymojë,
me kaq dashuri!

Ndaj dhe ato fjalë,
s’dolën kot së koti,
po s’ndihmove veten,
s’të ndihmon as Zoti!

10 Maj 2017

2. Ne dhe Shqipëria!

Shpërndarë pa fund e pa fillim,
si zogjtë e korbit nëpër Botë,
mallkuar qofsh-o shteti im,
që as me bukë nuk na mban dot!
Ca sharlatanë-ca ujqëri,
na turpëruan njëmijë breza,
moj rrënjëdala Shqipëri,
ç’m’i pate ditët kaq të zeza!

Gjithë djalëria që ti nxore,
dhe nuk i ndave kurrë prej prakut,
shkrihen çdo ditë si vesë dëbore,
se bëjnë punën e zezakut!

Një pikë ujë t’u kërkosh,
dot nga asnjë nuk merr përgjigje,
ndaj lidh në kokë shami të zezë,
dhe ulëri brigje më brigje!

Vitet dhe shekujt pa mëshirë,
moj-Shqipëri sa shumë të tretën,
që kur ka lindur Europa,
ti si një qyqe mbete vetëm!

Sikur të biesh në greminë,
kjo botë-kurvë s’lëviz as gishtin,
rron Izraeli shumë më mirë,
dhe pse ka varur Jezu Krishtin!

Athinë, 1994

May 15, 2017 12:12
Komento

2 Komente

  1. katarakti May 15, 18:57

    Arben. Te keqen nuk duhet ta gjejme te te huajt, te fqinjet, apo te Europa. e keqen e kemi ne gen si popull dhe si njerez. Ti e ke lexuar Konicen se çfare thote per shqiptaret. Ne dolem te shkaterruar nga pushtimi 500 vjeçar turk. Me mire ishim me 1444 ne kohen e princave shqiptare Kastrioteve, Arianitasve, Muzakajve, Dukagjinit, Zaharise, Vrana Kontit etj etj se me 1912 nen sundimin e Verlacajve, Toptanasve, Vrionasve etj etj. I sherbyem turkut per, u beme pashallare, vezire dhe Qyprilinj te tij dhe kur Turqia iku, fqinjet e krishtere u hakmorren duke e copetuar Shqiperine. Por edhe ne 28 mije kilometra katrore qe mbeten nuk ishim te afte te bejme shtet. I hodhi disa themele Zogu, ngriti nje shtet te forte, por shtypes dhe diktatorial Enver Hoxha, por pastaj erdhi menxyra me e madhe e shekullit te 20-te:- Shkerdhatokracia, viti ’97, dhe ja edhe sot ne 2017 duan ta shkaterrojne perseri Shqiperine. Prandaj faji eshte i yni, i dashur Arben.

    Reply to this comment
  2. katarakti May 15, 20:46

    Arben. Te keqen nuk duhet ta gjejme te te huajt, te fqinjet, apo te Europa. Te keqen e kemi ne gen si popull dhe si njerez. Ti e ke lexuar Konicen se çfare thote per shqiptaret. Ne dolem te shkaterruar nga pushtimi 500 vjeçar turk. Me mire ishim me 1444 ne kohen e princave shqiptare Kastrioteve, Arianitasve, Muzakajve, Dukagjinit, Zaharise, Vrana Kontit etj etj se me 1912 nen sundimin e Verlacajve, Toptanasve, Vrionasve etj etj. I sherbyem turkut , u beme pashallare, vezire dhe Qyprilinj te tij dhe kur Turqia iku, fqinjet e krishtere u hakmorren duke e copetuar Shqiperine. Por edhe ne 28 mije kilometra katrore qe mbeten nuk ishim te afte te bejme shtet. I hodhi disa themele Zogu, ngriti nje shtet te forte, por shtypes dhe diktatorial Enver Hoxha, por pastaj erdhi menxyra me e madhe e shekullit te 20-te:- Shkerdhatokracia, viti ’97, dhe ja edhe sot ne 2017 duan ta shkaterrojne perseri Shqiperine. Prandaj faji eshte i yni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim