Në ditët e Kongresit falimentuan “ARMO” dhe “KURUM”!

Arben Duka March 21, 2016 12:17

Në ditët e Kongresit falimentuan “ARMO” dhe “KURUM”!

(Një alarm për gjithë ekonominë)

Orët e kongresit,
një nga një u sosën,
të gjitha problemet,
u rrumbullakosën!

Filloi dhe mbaroi,
e njëjta muzikë,
askush nuk dëgjoi,
qoftë dhe një kritikë!

Partisë Socialiste,
s’i gjen dot defekte,
qeverisje e saj,
ka qenë krejt perfekte!

Në sallën e madhe,
mbushur me flamurë,
njerëz më të lumtur,
nuk kam parë kurrë!

Njerëz më të lumtur,
s’kam parë asnjëherë,
dhe kurrë s’kam hasur,
servilë kaq të mjerë!

Dy ditë me radhë,
vazhduan festimet,
dhe fare në gojë,
nuk u zunë premtimet!

Ndonjë ndjesë nga qendra,
e prita më kot,
pse këto premtime,
nuk u mbajtën dot?!

Fitore përcillte,
çdo çast mikrofoni,
dhe s’u zu në gojë,
fare korrupsioni!

Direkt pas të madhit,
që të gjithë na thanë,
se mega reformat,
goxha kosto kanë!

Për ç’reforma flitet,
në fakt nuk e dimë,
sepse kemi vetëm,
një për drejtësinë!

Po dhe Drejtësia,
nuk është bitisur,
dhe tjetër reformë,
këtu nuk ka nisur!

Normal qeveria,
i ka disa pluse,
po s’quhen reforma,
ca masa shtrënguse!

Është ekonomia,
në një krizë të thellë,
dhe fara e shpresës,
ende nuk është mbjellë!

Ju duartrokisni,
dhe ngrini fanfara,
po s’njohe dështimet,
s’ecën dot përpara!

Probleme pa fund,
ka në Shqipëri,
ndaj duket cinike,
kjo eufori!

Ditën e kongresit,
që u marrtë lumi,
po falimentonte,
“Armo” dhe “Kurumi”!

Për falimentim,
dhe të tjerë po nguten,
miliarda lekë,
në buxhet s’do futen!

“Armo” dhe “Kurumi”,
janë pika kritike,
se këto kanë qenë,
pasuri publike!

Dy falimentime,
ditën e Kongresit,
situatë e njëjtë,
me atë të “CEZ-it”!

S’dua që t’ua prish,
sot euforinë,
por njerëzit këto,
duhet që t’i dinë!

S’dua që t’ua prish,
gazin dhe gëzimet,
ndaj dhe s’kam ndër mënd,
të radhis dështimet!

Nuk është situata,
rozë dhe vetëm rozë,
se në shumë drejtime,
jemi fare blozë!

Arben Duka March 21, 2016 12:17
Komento

6 Komente

  1. Aceto March 21, 15:38

    Sh e bukur

    Reply to this comment
    • Kariz Matik March 22, 09:53

      Partia se ç’thirri,
      toçat e kongresit,
      për te reklamuar,
      “kulmin” e suksesit.

      Salla mbushur plot,
      me flamuj e fenerë,
      si ndricim verbues,
      për servilë të mjerë.

      Delegatë emrin,
      toçave ua thonë,
      se tek ta suksesi,
      i partisë buron.

      Krahëhapur servilet,
      priten e përqafohen,
      dhe sapo përcillen,
      dhëmbet u tregohen.

      Rrofshi përjetë e qofshi,
      atyre u thotë krietari,
      dhe pse fort mirë e di,
      se ngjajnë si rrota ….

      Reply to this comment
  2. BLACK SWAN March 21, 16:12

    lart me lart o shoke
    flamujt e kongresit
    fitorje arritje perpara na presin

    ca ke mor shok ca ke , ne po jua marrim atyre dhe po ja japim vetes …falimentim quhet ,
    edhe ca pastaj se jane shteterore ??
    pse ne nuk jemi shteti ,nuk do bejme shtet ne aaaa ?
    kongresin e beme ,armiqte i zbuluam ,ohu sa here do falimentojme e do blihet ne ankand shteti ,
    dale se nuk ke pare gje akoma !!!!
    ja qysh kur Olsi vajti ne Kine ,vershuan kinezet dhe blene Bankers , pa cpa Bankers e shiti nje cope ,sa te paguante tatimet ,ra dakort me shtetin dhe ….jetuan te gjithe te lumtur dhe te rrrrrrrrrrrrilindur 😛
    ka rene ne qetesi dhe Braqekonia ,nuk thote me asgje per tatimet e Bankers …Shqiperia apo P…..???
    Partia partia …..

    Reply to this comment
  3. anticensurë 25642654 March 21, 16:57

    beno si ta kuptoj unë këtë kritikë të saktë të bukur dhe shumë domethënëse,pas ndihmës që i dhe deri dje ramës dhe kënetës së tij?
    nuk e di ndoshta jam gabim unë!!ndoshta …..!!
    përtoj me harxhu kohën duke shkruajtur diçka!!poe fik kompiuterin dhe po shikoj panoramën!!përfitimi ëhtë më i madh!!

    Reply to this comment
  4. Arben March 21, 20:34

    RROFSHIN KONGRESMENAT.

    Reply to this comment
  5. Kariz Matik March 22, 12:29

    Toçat e Kongresit

    Partia se ç’na thirri,
    toçat e kongresit,
    për t’na reklamuar,
    kulmin e suksesit.

    Sorosistët “laburistë”,
    vlerat duan t’i ngrenë lart,
    e kuqe, rozë, apo mavi,
    fasada mbetet veç fasadë.

    Sall’ e mbushur plot përplot,
    me flamuj dhe fenerë,
    si ndriçim i fortë verbues,
    për servilat tanë të mjerë.

    Delegatë emrin,
    toçave ua thonë,
    se tek ta suksesi,
    i partisë vetëm buron.

    Krahëhapur toçat,
    priten e përqafohen,
    dhe sapo përcillen,
    topet u tregohen.

    Rrofshi përjetë e qofshi,
    u thotë atyre krietari,
    edhe pse fort mirë e di,
    se ngjasojnë si rr… ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*