Në emër të fjalës po shkruhen hatara!

A. Duka August 18, 2016 11:47

Në emër të fjalës po shkruhen hatara!

Sot ndrisin kaq xhevahirë,
dhe s’ka çorbë që nuk gatuhet,
nuk është problem fjalë e lirë,
po mënyra se si thuhet.

Kanë ikur kohët e para,
erdhi një kohë më e mirë,
por këtu thuhen hatara,
në emër të fjalës lirë!

Fjala ka qenë e para,
që ndryshoi Botën dhe jetën,
po ajo sot duhet parë,
në raport me të vërtetën.

Del e flet fjalën e lirë,
shëmbëlltyra e gogolit,
dhe thotë-se tani ka ikur,
kohë e Dritëro Agollit!

Ky idiot e përdor fjalën,
në vend të shpatës dhe drapërit,
vetëm me një të qëlluar,
i heq kokën Kristo Frashërit!

Pastaj dalin dy bretkosa,
dy zhaba në anë të gjolit,
në emër të fjalës lirë,
i bëjnë gropën Fan Nolit!

Prush u bëra në fytyrë,
mu ngjeth mishi-m’u bë kokërr,
kur thanë derrat e ndyrë:
“Noli është një mediokër!”

Dy derra filologjiku,
fjalë për fjalë kështu kanë thënë,
pak t’u thuash-o lum miku:
“U bëfsha baba e nënë!”

Noli është krye gjeniu,
s’ka dalë tjetër që t’i ngjajë,
i them çdo derri-a thiu:
“S’ka bir kurve që ta shajë!”

Dhe ca derra kosovarë,
që tek njerëzit dot s’i fus,
i thonë Heroit Kombëtar,
plaçkitës dhe përdhunus!

Me urrejtje të paparë,
vazhdonte pisi i pisit:
“Të qe Skënderbeu gjallë,
do qe shënjestër i IS-it!”

Mostrat e fjalës së lirë,
vetëm maja malesh gjuajnë,
të shumtit-i kam parë mirë,
dhe emrin për turp e shkruajnë!

Fjalë e lirë pikë së pari,
stonon me mendjen e trashë,
njëlloj sikur një të marri,
t’i montosh në gojë Kallash!

Fjala e lirë është armë,
jo veç për njerëzit e ditur,
por unë sot po jap alarm,
për fjalën e zhgarravitur!

Qëmtova raste flagrante,
gjuhën e denjë të armiqve,
s’janë veç pjella injorante,
po dhe të liqtë e të liqvë!

Në emrin fals të lirisë,
këto mostra bashkëkohore,
i godasin Shqipërisë,
figurat më kryesore!

Ju kërma s’i prishni dot,
monumentet shekullore,
përmbi ju do bjeri sot,
gjithë urrejtja popullore.

Pa ta s’do qe Shqipëria,
një komb i madh e i ndritur,
kurrë s’prishet historia,
nga ca derra të fëlliqur!

A. Duka August 18, 2016 11:47
Komento

18 Komente

  1. vjola August 18, 12:26

    TE lumte , te lumte .

    Reply to this comment
    • Shahisti August 18, 16:25

      O vjola, cfare e ke kete bejtexhiun ti qe sa here leshon pordhen e rradhes ky ti rri gati e i thua “te lumte, te lumte”? Nejse.

      Po fjala e lire prandaj quhet e lire or bejtexhi se nuk u pelqen te gjitheve. Se ja psh shumica e asaj qe vjell ti perdite eshte pisllek, po s’ke c’i ben, eshte fjale e lire dhe cave u pelqen, cave nuk u pelqen.

      Reply to this comment
      • kujtesa August 18, 19:33

        O shaaaaahiist!

        Ti me duket se fushen e shahut e perdor vetem per te luajtur 9.
        Po pse o loqe,cfare e quan ti fjalen e lire: dil e thuaj cte vjen ne mendje sepse ke te drejten e fjales? Jo ore jo!
        Fjala e lire eshte ajo,qe njeriu te dije se ku i mbaron lirija e vete dhe ku i fillon liria tjetrit. Keshtu si e mendon ti fjalen e lire,behet fjale per jeten e xhungles!
        Pse si mendon ti,cdo kush ka te drejte te dali dhe te thote cte doje,pa prova dhe pa nje analize te sakte rreth teje dhe ti,si zavall qe je,mos te kesh asnje mundesi te mbrohesh vetem e vetem se sipas teje,ai tjetri ka te drejte ne emer te fjales se lire!
        Ik dhe be shurren njehere pastaj hajde fol ketu!

        Reply to this comment
        • Shahisti August 18, 21:45

          E para perse ofendon, apo e ke fjalen te lire, se me duket se ti thua cfare te vjen ne mendje sepse ke te drejten e fjales apo jo. Edhe une jam i lire te te quaj loqe ty, po nuk e bej. Mua me duket vetem qe ajo qe ben bejtexhiu me fjalen e lire bejne te gjithe te tjeret, se psh si thua ti perse bejtexhiu qenka i lire te vjelle cdo pisllek qe i vjen ne mendje, kurse te tjeret nuk e paskan kete te drejte? Apo meqe bejtexhiut i vjen e vjella me rime eshte me e mire se e vjella e te tjereve? Ku eshte problemi ketu? He?

          Reply to this comment
      • l August 18, 20:29

        Sa keq me vjen per ty o shahist….
        nejse , te rrosh vet se truri te paska len…
        ( nese ke pas ndonjeher tru..)

        Reply to this comment
        • Shahisti August 18, 21:47

          Dhe kete e thote njeri qe per emer ka vetem nje germe? Ja ku po te them qe une trurin e kam ne vend. Ti dukesh sikur hemisferin e djathte e ke pure patatesh, te djathtin kungull te shtypur.

          Reply to this comment
      • Tironci August 18, 22:47

        O Shahist ta deleted!
        Edhe kjo është fjala e lirë, po të ngeli qejfi se të shava nga motra, atëhere gruan, nënën dhe çfarë të përmban dera e pragut dhe e fisit tënd edhe kjo fjalë e lirë është.

        Reply to this comment
        • Shahisti August 19, 08:51

          Me fjalen time te lire edhe une po ta permbledh ne nje vetem dhe shkurt fare: me liber shpie edhe me te gjithe robt e tjere. A e shef sa mire eshte? Ku eshte problemi ketu? He?

          Reply to this comment
  2. m.mucaj August 18, 15:27

    Rrofsh o Beni vetem me poezine tuaj me ngjan sikur e kam lexuar komplet shtypin.Te uroj shendet.

    Reply to this comment
  3. Beni August 18, 17:42

    Te lumte ,si perhere i sakte e trim.

    Reply to this comment
  4. Beni August 18, 17:47

    Po te them vetem te lumte pena.

    Reply to this comment
  5. [email protected] August 18, 19:51

    Nuk e di nese do te lind tjeter njeri me kete aftesi rimimi te te gjitha fjaleve !
    Nji, Bravo e ofendon kete gjigand te penes shqiptae !

    Reply to this comment
  6. alphade August 18, 20:00

    Zoti Duka ! Pena top ! Te lumte dora ! Pershendetje nga
    shume larg ….!!
    Me ben pershtypje dhe habitem me jellrine tende pre poe-
    ti satrik e theres kunder berrlokut shqiptar andej e kendej
    kufirit , kunder shqipfoleseve,por kurresesi jonshqiptar .!!!
    Ata vetem trupin e kane ne token shqiptare por ia kane
    .shitur me bordero shpirtin Djallit , Rankoviceve e Millosheviceve ! E them konkretisht per keta te dy qe aq
    fatkeqesi i kane sjelle shqiptarve ne kohet moderne ,pa
    perfshire ketu Krajlet Karagjergjovice, Pasice….!!!!

    Reply to this comment
  7. katarakti August 18, 21:05

    Aman o Beni. Be ndonje gje edhe per ate ortakun tend te “Dita”. Ti e kupton se per ke e kam fjalen. Se ka ikur per lesh dhe nuk po i mbyllet qe nuk po i mbyllet qenefi.

    Reply to this comment
  8. Dardania August 19, 01:09

    Si sju vjen turp or psikopat te duar trokitni nje te qmendur qe kosovaret I quan derra e isisa po kshu esht kjo nga zilia per kosovaret tek ju ka Lind injoraca dhe ket shkrim do e shperndaj ne mediumet e kosoves dhe ta sheh gjith kosova se ju jeni armiku me I madh se serbi

    Reply to this comment
    • shqipe August 19, 12:32

      O more Dardania!… Qe Dardanis dhe njerzve te saj u hengesh mender m… dhe t’a kesh harram. Poeti s’mund t’i quaj derra kosovaret,por ata te tipit tend, qe sjellin percarjen serbe… jane jo nje derr, por,dy derra bashk.

      Reply to this comment
  9. Zani Burimi August 19, 12:08

    Arben djali,
    A e di se si thoshin maturantet ne nje shkolle gjoja fetare muslimane” Skenderbeu ka vrare muslimane; Cajupi, Fan Noli, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda e te tjere jane kaurre dhe nuk duhen zhvilluar ne Letersine Shqipe dhe te tjera mahi? Dhe a e di qe keto “i kishin mesuar ” ne nje blog te drejtuar e financuar nga ca fanatike qe kishin bere “shkolle” demek ne boten arabe dhe qe thoshin se ne emer te lirise se fjales ne demokraci kemi te drejte te bejme propaganden fetare sipas qejfit.
    Ju lumte juve qe keni kopaccen ne dore dhe u bini ne kaplloqe ketyre injoranteve qe nuk u ka mbetur gje shqiptare. Ju nuk genjeni ashtu sicc nuk genjej dhe une qe jam mesues.
    Por ama shtrohet dhe pyetja: KU ESHTE SHTETI YNE QE DUHET TE ME MBROJE MUA, TY, GJITHE SHQIPTARET NGA KETA FANATIKE PA ATDHE?!

    Reply to this comment
  10. MH August 19, 13:42

    Shahistit pa figura!

    Ti je nji shahist qe nuk di te luajsh figuar edhe nese i ke.
    Ti ma shume e luan shahun me gjymtyre se me tru.
    Ndaj meso qe fjala e lire rrjelle nga goja e kondonisur nga truni ndersa gjymtyret e tua e gjithe vathes tende rrjellin nga kerbishtat e trupit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*