Në emër të fjalës së lirë po shkruhen e po thuhen hatara!

August 28, 2018 12:10

Në emër të fjalës së lirë po shkruhen e po thuhen hatara!

Arben Duka

Sot “ndrisin kaq xhevahirë,

dhe s’ka çorbë që nuk gatuhet,

nuk është problem fjalë e lirë,

po mënyra se si thuhet.

 

Kanë ikur kohët e para,

erdhi një kohë më e mirë,

po këtu thuhen hatara,

në emër të fjalës lirë!

 

Fjala ka qenë e para,

që ndryshoi Botën dhe jetën,

po ajo sot duhet parë,

në raport me të vërtetën.

 

Del e flet fjalën e lirë,

shëmbëlltyra e gogolit,

dhe thotë-se tani ka ikur,

kohë e Dritëro Agollit!

 

Ky idiot e përdor fjalën,

në vend të shpatës dhe draprit,

vetëm me një të qëlluar,

i heq kokën Naim Frashërit!

 

Dhe një tjetër që më ngjan,

si haleja e halesë,

del na thotë-se erdhi koha,

t’i bëjmë gjyqin Kadaresë!

 

Pastaj dalin dy bretkosa,

dy zhaba në anë të gjolit,

në emër të fjalës lirë,

i bëjnë gropën Fan Nolit!

 

Prush u bëra në fytyrë,

m’u ngjeth mishi m’u bë kokërr,

kur thanë derrat e ndyrë:

“Noli është një mediokër!”

 

Dy derra filologjiku,

fjalë për fjalë kështu kanë thënë,

pak t’u thuash-o lum miku:

“U bëfsha baba e nënë!”

 

Noli është krye gjeniu,

s’ka dalë tjetër që t’i ngajë,

i them çdo derri-a thiu:

” S’ka bir kurve që ta shajë!.”

 

Dhe ca derra kosovarë,

që tek njerëzit dot s’i fus,

i thonë Heroit Kombëtar,

plaçkitës dhe përdhunues!

 

Me urrejtje të paparë,

vazhdonte pisi i pisit:

“Të qe Skënderbeu gjallë,

do qe shënjestër e IS-it!”

 

Mostrat e fjalës së lirë,

vetëm maja malesh gjuajnë,

të shumtit-i kam parë mirë,

dhe emrin për turp e shkruajnë!

 

Fjala e lirë pikë së pari,

stonon me mendjen e trashë,

njëlloj sikur një të marri,

t’i montosh në gojë Kallash!

 

Fjala e lirë është armë,

jo veç për njerëzit e ditur,

po unë sot po jap alarm,

për fjalën e shkarravitur!

 

Qëmtova raste flagrante,

gjuhën e denjë të armiqve,

s’janë veç pjella injorante,

po dhe të liqtë e të liqve!

 

Në emër të fjalës së lirë,

këto monstra bashkëkohore,

i godasin Shqipërisë,

figurat më kryesore!

 

Ju kërma s’i prishni dot,

monumentet shekullore,

ndaj ka rënë mbi juve sot,

gjithë urrejtja popullore!

 

Pa ata s’do qe Shqipëria,

një komb i madh e i ndritur,

kurrë s’prishet historia,

nga ca derra të fëlliqur!.

 

Shërbëtorët e së keqes,

një turi kanë të tërë,

mali i turpit të tyre,

ndënë vete do t’i zërë!.

 

August 28, 2018 12:10
Komento

18 Komente

  1. Shahisti August 28, 12:36

    Edhe ti o bejte, me fjalen tende te lire nuk le pisllek pa justifikuar, me fjalen tende te lire lan e lyen sic ta do menderja ty. E kush tha qe ti e ke sagllam, e te tjeret e kane gabim.

    Reply to this comment
  2. MH August 28, 13:36

    Duka dhe populli jan nji!!!
    Ti Shahist qe e luan lojen pa mbret je i humbur e hukubet.
    Te gjitha sa shtjellon mendja intiligjente ne vargun e Tije asht sagllam, e kalue sagllamit.Mendja e Dukes asht mendja e popullit te pavdekshem Hero.

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K August 28, 15:18

    Ky bejtexhiu ka shkrue per vehten.Te gjitha kto shpifje e rrene qe shkruen e hic nuk ja ndien,Perfiton nga ky shtet shkerdhat qe eshte kaq i lire ky ish spiun,sot servil i atye qe u sherbeu dikur.

    Reply to this comment
  4. Eri August 28, 16:27

    Aman ore kujt nuk i pelqen mos te komentoj…boll me sharje…na lini ne qe na pelqen Duka..ta shijojm…..sepse per mua me duket se eshte i fundit i Mohikaneve…..Respekt.. Mjeshtri Duka….

    Reply to this comment
  5. Vlora...Vlora August 28, 16:30

    O ta lumsha te asaj dore e mendjeje….Rofsh o Duke…se na kenaqe shpirtin..te lexojm perdite ketu si jemi nje grup djemsh nga Vlora e na vete mu ne koqe te zemres…Ta gezosh e po e ngrem per ty kete dolli

    Reply to this comment
  6. info analitike August 28, 17:29

    Ne emer te fjales se lire po shkruhen hatara-thote bejtexhiu.
    Po ti a e ke lexuar veten se cfare qyfyresh shkruan o bejtexhi?

    Reply to this comment
  7. Arben , kujdes me gjuhen e lire ,mos kalon kufijt e dhembeve ,se behsh qesharake ! August 28, 17:40

    Nuk arrij te kuptoj se ,
    perse i duhet nji njeriu si A.D,
    ti futet tematikave te tilla ,
    per te cilat mendoj se nuk eshte kompetent
    dhe smendoj se ,s’e ka aspak te nevojeshme ,
    te qisi dhembet e behet gjasme mburoje e
    disa surreterve te diskretituar ,qe s’meritojne asnji
    rrespekt ne asnji shoqeri normale .
    Kriminelet e karakteret e shkerdhatave ,
    i ngrihen permendore vetem ne nji Bote injorantesh ,
    qe nuk njohin si funxionon shoqeria .

    E vetmja gje e pranushme qe A.D shkruan
    ne kte bejde te radhes ,
    eshte ajo mbi
    te Madherishmin Noli .
    Gjithcka tjeter eshte ,nji nxitim i nji personi qe s’di not
    e futet te shpetoje dy te mbytur ne llumin e vet ,
    qe ne shume raste mbytet vet .

    Nqs A.D ka nji mendim te tijin ,personal mbi
    dyshen e bastardeve komuniste ,
    kjo eshte ok. Por ai s’ka aspak te drejte
    ti bej Gjyqin askujt ,qe s’ndan te njejtin mendim me ate .
    Prandaj shpesh her duhet te bejme kujdes e mos te shkelim atje ku s’duhet ,sepse pastaj kepuca vin ere .

    Reply to this comment
  8. Arben , kujdes me gjuhen e lire ,mos kalon kufijt e dhembeve ,se behsh qesharake ! August 28, 17:40

    Nuk arrij te kuptoj se ,
    perse i duhet nji njeriu si A.D,
    ti futet tematikave te tilla ,
    per te cilat mendoj se nuk eshte kompetent
    dhe mendoj se ,s’e ka aspak te nevojeshme ,
    te qisi dhembet e behet gjasme mburoje e
    disa surreterve te diskretituar ,qe s’meritojne asnji
    rrespekt ne asnji shoqeri normale .
    Kriminelet e karakteret e shkerdhatave ,
    i ngrihen permendore vetem ne nji Bote injorantesh ,
    qe nuk njohin si funxionon shoqeria .

    E vetmja gje e pranushme qe A.D shkruan
    ne kte bejde te radhes ,
    eshte ajo mbi
    te Madherishmin Noli .
    Gjithcka tjeter eshte ,nji nxitim i nji personi qe s’di not
    e futet te shpetoje dy te mbytur ne llumin e vet ,
    qe ne shume raste mbytet vet .

    Nqs A.D ka nji mendim te tijin ,personal mbi
    dyshen e bastardeve komuniste ,
    kjo eshte ok. Por ai s’ka aspak te drejte
    ti bej Gjyqin askujt ,qe s’ndan te njejtin mendim me ate .
    Prandaj shpesh her duhet te bejme kujdes e mos te shkelim atje ku s’duhet ,sepse pastaj kepuca vin ere .

    Reply to this comment
  9. rapsodi popullor August 28, 17:53

    Te lumte o Duke, por ka dhe me keq,
    kur per nje fjal goje shkoje per dreq,
    dhe jo vetem por me familje komplet,
    kusherinj te dyte, kusherinj te tret,
    pra sot vertet ka abuzime me lirine,
    por me mire keshtu se sa roberine,
    ku per dy vjersha shkuan dhe ne litar,
    Wilson e Genc, poetet lastar,
    pa liri ky popull vuajti 50 vjet,
    prap ate roberi askush s’do ta kete.

    Reply to this comment
  10. Onkezmi August 28, 20:24

    Ju o,te paket,qe i bini vrangalles,Arben Duka per ju se can by…. fare,Si zgalemi ne furtune ju ka hedhur ju,plehrave,litaret.

    Reply to this comment
  11. GRANIT DRENICA August 28, 20:35

    Enver Hoxha, çohu edhe njëherë patjetër
    që ta shpëtojsh Shqipërinë
    nga më armiqtë esaj sh q i p f o l ë s
    -të ri e të vjetër !

    Enver Hoxha, çoohu edhe njëherë vërtik
    që ta shpëtojsh Shqipërinë
    nga shqiptarshkijtë e nga shqipfolësshkijtë !

    Enver hoxha, çohu edhe një herë, çka po pret
    që ta shpëtojsh Shqipërinë nga shqiptarëshkijë
    e nga shqiptarëgrekë!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku August 29, 09:02

      Granit Drenica Qipidhica, Enve Bythoja ta ka lene shendene me kohe dhe ka vajtur ne vrimen e Anese. Ti vazhdo te qash e te therrasesh se kushedi te degjon dhe vjen.

      Reply to this comment
  12. katarakti August 28, 21:10

    Arben Duka perfaqeson shpirtin dhe zemren e shumices se popullit shqiptar. Eshte zedhenesi i halleve, gezimeve dhe aspiratave te tij. Eshte nje lloj Daj Ceni modern. Siç e kam thene edhe here tjeter, ne nje strofe te tij gjen me shume urtesi dhe zgjuarsi sesa ne te gjitha komentet dashakeqe qe bejne disa zhgarravites ketu. Qe megjithese u vret syte vargu i Dukes, nuk jetojne dot pa e ndjekur dhe e lexuar. Eshte e rralle ta gjesh poetin politik, lirik dhe fillozofik ne te njejtin person. Duka eshte poeti me i kompletuar dhe me i mire qe ka Shqiperia sot per sot. Vargu i tij eshte sa i thjeshte, aq edhe fshikullues, i mbrujtur me dashuri te pafund per Shqiperine dhe me perbuzje te pamate per varrhimesit e saj. Rrofsh Ben Duka. Per veten tende, familjen, miqte e tu dhe ne lexuesit qe te ndjekim me admirim dhe respekt.

    Reply to this comment
  13. pena August 29, 00:51

    E verteta edhe nderi-jane dy lisa madheshtore- qe me re e qiell maten-rrufete i zene me dore-shkurre e ferra rretheqark-hakerrehen me zili-diellin dot smund tjua zene-shok i tyre eshte ai

    Reply to this comment
  14. Kukuleci August 29, 01:38

    Beni faleminderit o poet kombetar,ju jeni mendja me e ndritur e tij,ju jeni kollosi kombit tim i skalitur nga mendje ndriturit e atij vendi sic jane Xhevair Spahiu,Ali Asllani,Agolli, Kadare e deri tek Konica,Noli ,Cajupi,Frasherllinjte e Derada e tje spese ty te dhembe ai komb te dhemb ai vend i ndare ne 7 shtete te dhembin ata njerz qe qeverisen nga kriminel shpellare qe u marin jo vetem djersen por dhe shpirtin ne mes te bulevardit per karriket e tyre, i hedhin dhe ne ere per vjedhjet e tyre,ju feshejne dhe kockat per spiunelleqet e tradhetit e tyre.Jazek i qofte cdo presidenti te atij vendi qe nuk vlereson punen titanike tenden po vlereson krushqit e salush kriminelit qe i muaren gocen per nuse dhe djalin per dhender.

    Reply to this comment
  15. enverdjali August 29, 09:38

    Te gjithe ata qe e shajne Poetin A. Duka jane personazhet qe e shohin veten ne vargjet e poetit dhe te satirizuar nga ai. Sidomos ai MARK UK eshte ne cdo varg te poetit.

    Reply to this comment
  16. intelektuali August 29, 12:50

    DERRAT FANATIKE TE ENVERIT ME NJE NOCKE JANE
    NJIHEN NGA LARG, TE GJITHE TURI KRIMINELI KANE
    PENDIM S’NJOHIN, FALJE NUK DINE TE KERKOJNE
    MASAKRAT E KOMUNIZMIT SI NJE REZIL I MOHOJNE
    KETA CA DERRA TE FELLIQUR NUK DUAN QE SHQYPNIA
    TE BEHET NJE VEND DEMOKRATIK SI GJITHE BASHKESIA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*