Në emër të Hashekut, e jo vetëm….

Nga Ermir Hoxha October 15, 2013 16:15

Në emër të Hashekut, e jo vetëm….

Ç`prej vitesh, në ligjërimin publik e mediatik, është përfshirë dhe një shprehi, medemek e Shvejkut, që paskërka thënë: “Ç`më duhet mua ç`mendoj unë” e në disa versione të tjera  “…ç`them unë” apo se “….ç`bëj unë”. Më i fundit rast kur citohet që personazhi famëmadh i Hashekut të jetë shprehur kështu, është në faqen e parafundit të revistës Java, numëri i së shtunës dt. 12 tetor, në rubrikën 5 minuta, tek një mini-shkrim shpotitës kundrejt deputetit demokrat Arben Ristani.

Shkurt e qartë, një shprehi e tillë nuk ekziston në një asnjë prej qindra faqeve të dyvëllimëshit famoz të Jarosllav Hashekut, që, sidomos në Komunizëm, përpihej prej numrit të madh të të ngeshmëve për të lëçitur letërsi të mirëfilltë; nuk ekziston në asnjë prej qindra batutave plot kripë e erëza të Shvejkut dhe personazheve të tjera simpatikë (siç kadeti Marek, fjala vjen), në qindra e qindra dialogje e situata gaz (jo si hidrokarbur) – sjellëse të romanit.

Një pasaktësi e tillë, nuk është ndonjë gjë e lebetitshme, në morinë e të lebetitshmeve që karaktërizojnë ligjërimin e komunikimin publik. Ja, me pak rreshta është një pasaktësi krejt e evitueshme. Ndërkohë që, kjo inisitivë e imja modeste, bëhet në emër të të gjithë atyre të marrosurve pas Shvejkut, të pagjumëve duke e lexuar e rilexuar heroikisht kryeveprën e Hashekut, në emër të vetë këtij të fundit ikur nga kjo botë, apo përsonazheve të tij; e në emër të përkthyesve Gëzim Erebara e Tonin Bushati.

Unë nuk mendoj se ata që e kanë cituar Shvejkun  të këtë thënë “Ç`më duhet mua se ç`mendoj unë” nuk e kanë lexuar ndonjëherë. Madje them së mund ta kenë lexuar me dhjetra, nëse vetëm njëherë të vetme janë zhytur në atë botë fantastike të groteskut më brilant në lëmën e letërsisë botërore, porse kanë rënë preh e të shkuarit pas berihajit, në momentin që dikush, (zakonisht flitet për një budalla që hedh në lumë një gurë), është budallallepsur dhe në vend të gurit në lumë, ka hedhur një fjalë në ujrat e turbullta të komunikimit dhe kaq ka mjaftuar që shtjellat më pas të përthithin çdokënd, që në një moment, i është dashur Shvejku si ndihmëtar për të përçuar një ide a mesazh. Edhe Berishën, leçitësin e madh, kësaj nahie. As ai nuk ka shpëtuar pa rendur pas berihajit. Siç ai di të rendë. Muaj më parë, ishte dhe ai që citoi Shvejkun për të njëjtën batutë, duke dashur të qëllojë hashekshe rivalin e tij politik, Ramën, që thonë se ka lexuar aq libra sa ç`ka përplasur dhe topin në parket kur luante basketboll. Por tej pasaktësië së  thënies, si një lexues i zellshmëm, Berisha bëri dhe një gafë  të rëndë duke e hedhur paralele mes Ramës dhe Shvejkut, me mesazhin e nënkuptuar se i pari karakterizohet nga mendjelehtësia e papërgjegjshmëria e të dytit. Nëse vertët donte të shpotiste rëndë Ramën, ai duhet ta barazonte me figurën e nëntoger Dubit, personazhi i klasifikuar shprehimisht në roman si një idiot klasik, pasi figura e Shvejkut, aty rezulton më e larta mençurisht, me e praruara, me fisnikja, ndonëse në varësi të situatave, etiketohet hera-herës si i çmendur dhe hajvan.

P.S. A mos vallë dhe në këtë rast i ka ngjarë Enverit, duke lexuar nga një libër vetëm ca faqe nga fillimi, ca na mesi e ca nga fundi?!

Nga Ermir Hoxha October 15, 2013 16:15
Komento

2 Komente

  1. ortes October 15, 21:07

    Nese kerkon te matesh me SHQIPONJAT,o Ermir,nuk ia arrin dot…
    Enveri u jepte uje ne luge LIDEREVE BOTERORE!!!
    Mos ndoshta e krahason me Berishen???

    Reply to this comment
  2. Dolorez ibarruri dhe palmiro toliati October 15, 21:40

    Çdo paralele midis enverit dhe berishës ështe bumerang për autorin qe kërkon ta heqë! Mos ju servilos shume kapitalizmit ermir? Mbiemrin si të enver hoxhës e ke por nuk e ul dot ne gjunje e ta barazosh me sali berishën. Ai gabime ka sa te duash por i bëri në kuadrin e sistemit,ndersa saliu i bën ne kuadrin e sistemit te çorganizuar te trurit te tij e te psikopatise agresive. Mos je gjë me i mëncur se de goli ti qe thoshte te marim shembull nga lideri komunist për…! Po nga saliu kush mer shembull? Pacientet e injorances dhe të spitalit psikiatrik apo jo? Mblidhe rradaken ermir..!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim