“Në emër të lirisë”, një mirënjohje nga Kosova për Wesley Clark

May 16, 2018 14:43

“Në emër të lirisë”, një mirënjohje nga Kosova për Wesley Clark

 

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar gjeneralin amerikan Wesley Clark me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10-vjetorit të Pavarësisë.

Thaçi thotë se kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.

“Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark”, shkruan Thaçi në Facebook.

Kujtojmë se ish-komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, gjatë qëndrimit në Prishtinë në një konferencë për media tha se NATO duhet të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në Kosovë.

Ai tha se kjo nuk është koha e duhur për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe se një hap i tillë duhet të ndërmerret vetëm pas normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

a.s/dita

May 16, 2018 14:43
Komento

1 Koment

  1. Shqip May 16, 16:53

    Mire bere o hashimm,POR Clarke mos eshte ceo I kompanive te naftes te shqiptarve. Qenka trim edhe me lufte edhe me paqe. ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank