Në fakt u prish, po “kisha” nuk ishte kishë!

Arben Duka August 28, 2015 16:02

Në fakt u prish, po “kisha” nuk ishte kishë!

Para Shtatëdhjetës,
kohët që lamë pas,
çdo fshat ortodoks,
kish një: “Shën Thanas”!

Në një kohë të largët,
kur dhjetë vjeç s’i kisha,
vetëm fshati im,
kishte shtatë kisha!

Ka mbetur në këmbë,
vetëm “Shën Ndriadha”,
dhe ajo ka qenë,
e para nga radha!

Nga gjithë: “Shën Thanasi”,
s’ka mbetur gjë fare,
as derë-as çati,
dhe as këmbanare!

Po mbas nëntëdhjetës,
të mos shuhej fare,
dikush ka ndërtuar,
një mur me kamare!

Ku njerëzit të ndiznin,
aty një qiri,
situatë e njëjtë,
qe dhe në Dhërmi!

Ndaj qe krejt e kotë,
polemikë e shtuar,
për një: “Shën Thanas”,
të improvizuar!

Po unë përsëri,
kam një farë sikleti,
pse duhet ta prishte,
atë garazh shteti!

Përse me të Rama,
të merrej direkt,
dhe Kisha në Qendër,
nuk kish një projekt!

Sido që ta quash,
garazh a bunker,
ajo “kishë” askujt,
nuk i bënte nder!

Folën për ta mbrojtur,
dhe nuk folën pak,
ç’thanë e nuk thanë,
zërat qesharakë!

Me lumë deklaratash,
gjithë gjindja u ngop,
Athina zyrtare,
ja futi me top!

Sherrit të përjetshëm,
Athina ja nisi,
etiketoi Ramën,
si drejtues ISIS-i!

Greku gjithmonë futet,
në tymnaja sherresh,
po pas këtij sulmi,
nuk ja vlen të merresh!

Hapi shumë probleme,
haur’ i Dhërmiut,
por ai-tha Rama,
nuk është i komshiut!

Atë që tha Rama,
po e them dhe unë:
“Me Kishën Shqiptare,
Greku nuk ka punë!”

Nuk ka pse përfshihet,
në këto “skandale”,
se kishën e kemi,
autoqefale!

Kjo kështu ka qenë,
dhe do jetë gjithmonë,
dhe pak e do kemi,
Patriarkun tonë!

Athina zyrtare,
fshihet nëpër thekër,
jemi ortodoksë,
po nuk jemi grekër!

Po të shohim mbrapa,
njëqind vjet më parë,
shumë priftërinj,
greku na ka vrarë!

Këtu kisha greke,
ka hapur shumë varre,
kur po merrte udhë,
Kisha Shqiptare!

Vrau Petro Ninin,
Kristo Negovanin,
sepse ngritën shkolla,
kisha për vatanin!

Jemi ortodoks,
me Krishtin vërtetë,
por jemi shqiptarë,
jo minoritet!

E kam ortodokse,
të gjithë Lunxhërinë,
po as dhe një lidhje,
s’kemi me Greqinë!

Dhe pse përdor Rama,
kaq shumë ironi,
“kisha” nuk qe kishë,
atje në Dhërmi!

Garazhin me kryq,
të gjithë e patë vetë,
dhe Dhërmiu i Bregut,
s’është minoritet!

Ky është tamam,
problem kardinal,
jo prishje e haurit,
që quhet skandal!

Kisha do ringrihet,
siç ka qenë më parë,
po greku probleme,
sajon në Himarë!

Greku bën potere,
gjithnjë në Himarë,
dhe pse në gjithë Bregun,
ka vetëm shqiptarë!

Arben Duka August 28, 2015 16:02
Komento

18 Komente

  1. Hyqmet Hasko. August 28, 16:14

    Poezi qe prek dhe percjell nje mesazh te qarte njerzore..Respekt per penen tuaj i dashur mik…Pergjigje e merituar per te gjith ata perziehen ne ngaterresa te kota.

    Reply to this comment
  2. the truth hurts August 28, 16:27

    Ah te lumte o Arben Duka. Mire jua ke qendisur. Rrofte Turqia, Rrofte Erdogani. Lavdi sulltan Muratit, clironjesit dhe mbrojtesit te shqiptareve, poshte Gjergj Kastrioti dhe feja e atyre qe kane jetuar ketu para se te mbrinte sulltani me taborrin e tij.

    Reply to this comment
  3. iliri tjeter August 28, 17:00

    Supozojme se nuk ishte kishe. Po vend per t’u falur e per te ndezur nje qiri a ishte?
    Nuk mund te kerkosh qe ne nje cep te larget e disi te humbur te Shqiperise te kesh nje kishe si “Shen Maria” e Parisit, apo si ” Shen Pjetri” ne Vatikan, apo si kisha e Shen Sofise ne Stamboll.
    Sejcili nderton sipas takatit qe ka, vecanerisht ne Shqiperi, kur pas shkaterimeve te bera ne 1967, vetem keto 25 vjetet e fundit rifilluan ndertimet e kishave dhe xhamive.
    A nuk do te kishte qene me mire qe shteti, te binte me ujdi me banoret dhe priftin e zones dhe t’ju shpjegonte se cfar planesh kishin?
    Se ja sot doli ministri Klosi dhe deklaroi se jane dy tre vende ku kisha do te rindertohet.

    Reply to this comment
    • Dardhari August 29, 05:17

      Zoteri po ishte nje vrime qe mund te ndizje qiri po deri dje ju Dhermijotet e kishit vend shure atehere nuk ishte vend I shenjte po Tani u be
      Keto gjera jane veprime qe dikush per qellimet e veta do te perfitoje sidomos Janulla qe vajti dhe u ankua tek Çipras dhe Pavllopullos
      Me gjithe ate pergjigjen e sakte me qe e deshin me shkrim e moren dhe tani mos na derdellisin me se nuk i kane me ne Pushtet ata qe ju theshin peqe e lepe
      Te mbledhi mendje Greku dhe Janulla Kishat dhe Ortodokset Jane Shqiptare dhe ne per ju se ruajme fare

      Reply to this comment
  4. LOVE August 28, 17:13

    dhe nuk mund te mungonte as bejtexhiu ne korin e partise
    edhe se merr vesh pse u mor Rama me nje “haur” dhe vazhdon llomotit
    e merr vesh qe cke me te ti ,po nuk te vjen mbare .
    je mesuar te duartrokasesh , e ke zakon te vjeter ,nuk e harron dot .
    mos shiko aq mbrapa ,shiko ca me perpara
    numero ata prifterinjte qe zhduket juve ,ju te marre e te vrare .
    numero ata qe vrate juve ,vrate shqiptare !
    greku ,greku ,e ka fajin reaksionari …ju gaztoret e 3 lapsave ne xhakete , ju te marshimit te Parisit , ju bijte e baballareve ,si i beni hije kesaj bote …prandaj e ve ne dyshim ekzistencen e Zotit …nuk di si ju le ti meshoni kesaj toke .

    “per te vdekurit thyete kryqet
    per te gjallet hapet gjyqet
    ndal Envorr ,ndale hovin
    se po shkel mbi AT GJEHCOVIN
    O EDver eksiq nga trute
    rreth spiuna ,tartakute
    ora mbrapa ju ka ngelur
    shkelet keq more bukshkelur ”
    Ish regjimi qe nxine jete
    vrate ajken qe kish Shqiperia
    vrate prifterinj ,shkrimtare ,poete
    Ptuu ,ju vrafte Perendia !

    Reply to this comment
    • Nik August 28, 19:39

      Ore “Love” ti je me Duken apo grekun?! Apo je me Sali Pyken qe e bushi Jugun e Shqiperise me varreza greke, hapi ne jug vend e pavend shkolla greke, beri aleance tere kohen me bollanot dhe dulet dhe ne fund per hir te karrikes kryeministrore arriti kulmin me faljen e nje pjese te Detit Jon Greqise?!

      Nik

      Reply to this comment
      • LOVE August 28, 21:23

        une me Duken jam , e kemi dashuri te vjeter
        qysh nga koha e biografise
        po ti Nik ,nga keta kokepalaret e rilindur je ???
        nga ata te 21 janarit ?? dhe pastaj ata te haleances ???
        kete qeverine qe i zgjidhi te gjitha hallet ,i realizoi te gjitha detyrat
        dhe ne samitin e fundit te Vjenes ,ja arriti qe tu shikoje gjithe bota si kafshe te cuditshme te nje kopshti zoologjik qe quhet Shqiperi ?
        me keta qe merren me nje cope muri ku ndonje plake qe ka ngelur shkon dhe ndez nje qiri ,per ata djem qe kane 20 vjet qe ushqehen ne Greqi ,me keta je ti Nik ??? me keta je ti Nik qe ngrene fadrome qe paguhen me taksat e tua ,i ngrene naten ne erresire si korbat mbi kufoma te vdekura ??
        kane ndonje diference mes tyre Berisha – Dule – Idrizi ??
        Dule -Rama – Idrizi ???
        ku e kane diferencen Nik , me ndihmo dhe mua ta shikoj ?!

        Nik ,kjo kaste politike po ben cdo gje te mundur qe te rrini sa me larg Europes , ne i kemi hypur trenit me shume vonese ,50 vjet me baballaret ,25 me Nano-Saliun , une refuzoj qe te kalojne dhe 25 vjet te tjera .Ata konsolidojne pushtetin e tyre dhe per 50 vjetet e ardhshem ,duke shfrytezuar ty dhe ate vend ,qe ka ngelur si grua e perdale .Europen e zene ne goje vetem kur duan leke ,Europen e kercenojne duke ju perzene te gjithve .
        deti iku Nik , sikunder dikur[sot] iku Kosova , sikunder po asimilohemi rrugeve te botes ,me pasaporta te huaja ,me femije qe refuzojne te flasin shqip ,te bejne pushime ne Shqiperi ,
        ty dikur nuk te linin aspak te mendoje ,mendonte partia per ty
        dhe sot ti refuzon te mendosh me thelle ,mendon aq sa ke
        direkt me pyet mua se me ke jam
        une armik kam qene dhe ashtu do ngelem
        Po ti Nik ,me ke je ?????????????????

        Reply to this comment
        • Dardhari August 29, 05:20

          Zoteri po ishte nje vrime qe mund te ndizje qiri po deri dje ju Dhermijotet e kishit vend shure atehere nuk ishte vend I shenjte po Tani u be
          Keto gjera jane veprime qe dikush per qellimet e veta do te perfitoje sidomos Janulla qe vajti dhe u ankua tek Çipras dhe Pavllopullos
          Me gjithe ate pergjigjen e sakte me qe e deshin me shkrim e moren dhe tani mos na derdellisin me se nuk i kane me ne Pushtet ata qe ju theshin peqe e lepe
          Te mbledhi mendje Greku dhe Janulla Kishat dhe Ortodokset Jane Shqiptare dhe ne per ju se ruajme fare

          Reply to this comment
        • Dardhari August 29, 05:47

          Ti Z Love nuk mund te pranosh se je me Duken se nuk mundesh eshte njesoj SI te vesh shenje barazimi ndermjet
          nje Kali te bukur me Jele te gjate dhe te shkelqyshme dhe nje Keriçi Gomari . Pra mos I ngatero gjerat Duka thote per ata qe vrate juve qe ne te mbeteshim injorante dhe pa gjuhe dhe sa per ata qe vrau ai Largqofti na takon neve ta zgjidhim
          sa per ruget qe kemi mare nuk jemi as te paret as te fundit e di ti sa Greke ka neper bote te hikur nga syte kembet ?
          Sa I perket qe femijet nuk duan te flasin Shqip duhet ta korigjosh Prinderit nuk i lene te mesojne Shqip . Mire ne greqi qe thoshin po te themi jemi Shqiptare nuk na japin pune qe nuk eshte teresisht e vertete po kishte plot raste racizmi e nzjer koken kudo .A e din ti Love qe nje Grua Muslimane nga Elbasani punonte sherbetore tek nje Plake Greke mbasi i Shoqi qe ishe Ipiriot kur vajti ne greqi nuk mund te jetonte me nje myslimane dhe e ndau . Kur vdiq Plaka mori vesh nga avukati i saj qe ti ke te gjithe pasurine e Plakes .
          Plaka me perpara kur kisha I kishte premtuar qe do ta ndihmonte po ti jepte pasurine e besoi Palo Priftin dhe ja shkrojti pasurine Kishes, mbasi mori firmen as ja pa deren Plakes keshtu qe u detyrua te mare ate fat keqen grua te ndare nga buri Minoritar . U ngrit Kisha nuk mbeti papa pa mallkuar plaken e shkrete e cila ja dha asaj qe i sherbeu me ndershmeri . Deri tek Xhungel e Trandafilopulit vajte dhe kerkonin bashke Prifterinjte , ish shoferi dhe buri Minoritar qe tja marin pasurine asaj se eshte Muslimane
          Ne qofte se do me per Greket me thuaj se i njofta mire ata dhe keta tonet qe as vete nuk e dine se çfare jane .
          Ti ke te drejten tende te akuzosh po qe te thuash qe Rama eshte Komunist nuk me ngjit

          Reply to this comment
          • LOVE August 29, 09:18

            ty Dardhari andej nga anet e mia do te pergjigjeshin
            “po ti je gorice mor xhan”
            mos u rruaj fare xhaxho , nedertal ke lindur
            dhe ashtu do ngelesh 😛

    • N.VJOSA August 29, 08:01

      O @Love Saliut,
      Kur shkruan ti, te them te drejten, mua me vjen per te vjellë…
      Je nje Rrangalle vjeter, o zot kujt i ke rene ne pjesë…!
      Je nje Llafazane, qe po te krahasosh me te gjitha shitset e Zarzavateve te Tiranes,
      por ndoshta dhe te Berlinit e te Londres, rrezik se do ta gjeje shoqen….!
      Poezia e Dukes eshte brilante, jo aq nga ndertimi artistik, se sa nga muzikaliteti,
      fryma popullore dhe mesazhi qe percjell…
      Na thuaj moj torollake , cila strofe nuk te pelqen dhe me çfare argument e rrezon?…
      Une i dua greket, sidomos kam nje simpati qe me buron prej shpirtit per Greket e lashte, per shkrimtaret dhe filozofet e tyre, por mjerisht, shume greke te sotem, te
      mjegulluar prej obskurantizmit, i fryjne ererave te vjetra shoviniste dhe nuk duane
      te jetojne ne fqinjesi te mire me shqiptaret, te gezojne ate fat qe u ka falur Natyra,
      Historia….Ne jemi dy popuj fqinj, me fate te perbashketa dhe nuk kemi pse te
      perzihemi ne punet e njeri tjetrit…Ma merr mendja se nuk ka bregas me te zgjuar
      dhe me te shkolluar se sa Petro Marko, i cili e spjegon me themel greqishten e nje pjese te bregasve….Çfare pi…e Sëmes kerkojne dhjaket greke me Dhermiun dhe
      Kishen e Dhermiut…?!
      Natyrisht Rama, si Kryeminister i Shqiptareve,
      i votuar me nje shumice dominuese,
      ka te drejten te qeverise dhe te mos lejoje qe nje garazhi germadhe
      , ne nje vend turistik,
      ku vijne turiste dhe prezantohet Shqiperia, ….
      te kerkoje te prishet nje ngrehine shkarravine dhe ne vend te saj te ngrihet nje
      Kishe e bukur qe tu sherbeje besimtareve…
      Por greket bythkrimbur, kerkojne sebepe te trazojne e te krijojne situata kaosi,
      sherri …, qe te marrin Himaren, hap pas hapi…Dhe ne kete pune te mbrapsht dhe
      antishqiptare ju delni ne mbrojtje dhe ju, kori juaj i salizinjve, pjese e te cilit je dhe ti
      moj llafazane klasike, qe na merresh akoma me biografit , me etrit, me Envorrin dhe nuk le rast pa bere zhurme duke u rene llamarinave te ndryshkura…
      Hapi syte moj Lopë Qorre, neqoftese ke sadopak gjak shqiptari dhe jo gjak te zi
      mercenari….POEZIA E DUKES ESHTE NJE SHUPLAKE NDAJ ASAJ PJESE TE ZGJEBOSUR GREKESH, QE DUANE TE GLLABEROJNE TERITORET SHQIPTARE,
      TE SUNDOJNE FENË DHE KULTUREN E TYRE DHE TI PARAPRIJNE KESHTU
      REALIZIMIT TE QELLIMEVE TE TYRE ANEKSIONISTE…Por dhe me shume , te dobesojne te drejtat e shqiptareve per trojet e tyre ne Çameri, per pronat dhe gjithe kompleksin e politikes se tyre aneksioniste dhe shkombetarizuese ndaj popullsis çame…
      Por do marin Carin tim, se Himara, Bregu Detit, ka Zot shqiptaret dhe jo Greket e
      fandaksur…
      O Rrangalle,
      nuk ka koment tendin qe ti si Nasro gjakziu, por ne nje stil tjeter, ne stilin e
      paranojakut, ….ti bjesh Daulles se shpuar te urrejtjes midis shqiptareve…
      Bjeri asaj daulle se i bije “mire”…

      Ndertesat dhe institucionet fetare ne Shqiperi, i neneshtrohen rregullave te Republikes se Shqiperise

      Reply to this comment
      • LOVE August 29, 09:54

        Neti , me behet qejfi qe shkaktoj reaksion kaq te forte 😛
        kam nje shef ketu une Neti , qe sa here e shof dua perseri pushkatimet pa gjyq [mos e merr seriozisht]
        9 muaj pune 3 nota disiplinore
        vetem me mua e ka .para nja 2 javesh ,me urdheron te shkoja ne nje koncert klasik ,duhet te shoqeroja keto callmat e palara …uaaa dhe koncerti na duhej .une i thashe qe vetem bejtexhiun lexoj dhe asqe e kam haberin e klasikut , po cfare ,nuk degjoi .me pas do dhe dosje te detajuar per callmat dhe koncertin
        eshte disi e veshtire puna me ta , flasin nje mori gjuhesh ,jane kultura te ndryshme , kane ca veshje ku une dukem si Pipi corapegjata ,duhet ti marresh prej dore kur kalojne rrugen ,tu thuash qe cel fiket ne koncert ,si dhe shqiptareve kur shkojne ne funeral
        ku degjon qe nga Xhekson e deri te Poni 😛
        kishin ca piano qe u binin me shkopinj , ishte pak te them qe me vinte per te qare , ca nga Eritrea dhe Mauritania ishin aq te ngazellyer me keta ,saqe lot u dilnin .Sigurisht asqe e lexova programin ,ne i dime te gjitha .Ne fund do kendonin
        epo shyqyr qe erdhi fundi …….
        e di cfare kenduan 4 francez ???
        Janines ci pane syte !!!!!
        o zot cfare po me shohin syte mua !!!!!!!!
        kur dolem ,hyme ne furgon ,i numerova gjithe “callmat ” e mia
        me spjeguan qe ata i kishin shpikur keto piano ,Belgjika i ka “vjedhur” nga ata …. e kuptova ngazellimin e tyre
        nje nga ato grate pas heshtjes time ,me thote
        e di cfare mesazhi mora nga kenga e juaj ???
        qe jeni popull i trishtuar ,ju kane gjuajtur te gjithe me gur
        [dhe ne nuk ngreme ure po bejme mur ]
        kete rreshtin po ta them vetem ty ,asaj nuk ja thashe

        hem ,mesazhi nga poezia e pppppoetit ??
        “delet ruhen nga ujku , por ne fund eshte bariu i tyre qe i ther !!!

        ti kuptove ndonje gje nga kjo qe shkruajta une ???
        kuptove pse i cojne ne koncert ? pse mua gjanem ????
        vetem me mua e ka shefi ……dhe ti 😛

        Reply to this comment
        • N.VJOSA August 29, 10:35

          @Love,
          E lexova komentin tend dy here, se e ke shkruar me gjuhen e Ezopit…
          Por, nuk me pelqejne kalimet nga nje ekstrem ne tjetrin…
          Ti vet duhet te jesh ne esence njeri i mire , por je ngjizur keq…
          Ka punuar keq Gjyshi me ty…Ti ke nevoje per vetpermbajtje, nuk po te them qe ke nevoje te qetesohesh apo qe ke nevoje per tek psikologu…ca fjali i ke shkruar perçart…Megjithate, keta me çallma respektoji, se edhe ata kane nevoje te respektohen…Me pelqen qe midis tyre dukesh si Pipi Çorapegjata…Vajmedet ne se gjithe njerzit e Planetit do visheshin njelloj, do mendonin njelloj…Mbesa ime ishte ne Skandinavi, ne vendin e Pipi Çorapegjates…E ema, i bleu kostumin e Pipit…
          E pelqen shume dhe e vesh ne çdo festë….
          Me shefin bej kujdes….Para shefit dhe mbrapa Kalit, mos dil kurre, thote nje fjale e vjeter…
          Perpiqem te kuptoj pse te ka denuar Shefi…Ne mos qofsh pak anarshiste, do jetë pa tjeter nje nga keto te dyja qe thote Saadiu i madh…
          E pyeten Saadin, si njeri te mençur:
          – Saadi Efendi, Filani më ka inat…Nuk e di pse me ka marre inat…
          – Do i kesh bërë keq, u pergjigj aty per aty Saadi Efendiu…
          – Jo , ja priti tjetri, nuk i kam bere kurre keq…
          – Epo do ti kesh bere mire, tha pa medyshje Saadiu i Madh…
          Nuk e di , a kuptove gje ti nga keto qe te shkruajta?!…
          Une nuk te kam inat, por nuk me pelqen qe i bie Fyellit ne nje V r i m ë…
          Tek ky koment e ke ndryshuar “Vrimën”..
          Respekt.

          Reply to this comment
  5. METEH August 28, 19:39

    Z.DUKA,ju lumt.Prishja e bunkerit ne Dhermi nxori dhe njehere ne pahe paftyresine e Grekut per pretendime teritoriale per Dhermiun.Himaren dhe krejt jugun.Por ketu u perfshine dhe sejmenet e PD e KO,per te perfituar politikisht.Turp te kene.Rames ju lumt per “tymsen” qe hodhi,(ne vazhden e prishjeve skandaloze),duke tatuar pulsin e injoranteve si psh-Luli Vocer nga mend e kokes.Rama do beje gjera te mira ne kete vend,por jo kishat e xhamit,ato ti bejne ata qe duhen dhe ky te orientoi sheshet e nderimit sipas planit te bashkive dhe te republikes..!

    Reply to this comment
  6. Zoro August 28, 21:33

    Ky miku im Arben me ka pelqyer gjithmon jo vetem si poet por edhe si person.
    Ketu ne kete vend o ti Arben edhe qeveritaret tane ortodokset i kujtojne per grek.
    Nga Hormova deri ne Laboven e Kryqit nuk gjen ndonje ortodoks grek, te gjithe jane shqiptar por me ke flet ti me ata qe Shqiperine se kane pare.
    Po keshtu dhe bregu koqe greku ska, me pahir duan ti sajojne Janullatos, Dule e MEGA-llaret.

    Reply to this comment
  7. shoqeria civile August 29, 10:16

    ore zotri bejtexhi. Kur themi qe kisha eshte autoqefale kjo nuk do te thote qe Rama eshte kryetari i autoqefalise. o loqe.
    eshte autoqefale nga shteti shqiptar edhe grek bashke.

    Reply to this comment
  8. Pyetje August 29, 11:06

    I dashur z. Arben, por te bejne brockulla te tilla qeveritaret tane, duke ja vene kazmen kishezave naten, sigurisht qe edhe greku dhe amerikani do te flasin kunder nesh, sa do qe t’ja mbushim ne mendjen vetes, se gjerat do mbeten vetem per konsum politik te brendshem…
    Gjithsesi, kjo nuk e zbeh talentin tuaj… Qofsh mire!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim