Në Francë plas debati, sa vite do të duhen që të rindërtohet Notre Dame

April 17, 2019 10:46

Në Francë plas debati, sa vite do të duhen që të rindërtohet Notre Dame

Në Francë ka plasur debati. Macron thotë se Notre Dame do bëhet më e bukur për 5 vjet, por ja ç’ thonë ekspertët.

Presidenti Francez Emmanuel Macron thotë se katedralja e Notre Dame do të rindërtohet akoma më bukur se ç’ishte dhe se gjasat janë që të mbarohet brenda 5 viteve.  Zjarri masiv i të hënës shkatërroi ndërtesën gotike 850 vjeçare ndonëse dy kullat u shpëtuan.  Por me gjithë entuziazmin dhe premtimet e Macron, ekspertët thonë se rindërtimi i plotë mund të kërkojë dekada.

Aktualisht 50 njerëz po hetojnë shkaqet e zjarrit. Prokurori i Parisit Remy Heitz tha se nuk ka ende ndonjë tregues të qartë të shkakut dhe deri tani flakët po trajtohen si aksident.  Deri tani janë mbledhur 800 milionë euro për të rindërtuar katedralen që është pjesë e trashëgimisë Botërore të Unesco-s.  Në një fjalim televiziv që mbajti dje, presidenti Macron tha se katedralja do jetë gati në kohën që Parisi organizon Olimpiadën Verore, në vitin 2024.

“Ne do të rindërtojmë Notre-Dame dhe do dalë edhe më bukur, unë dua që ajo të përfundojë në pesë vjet, ne mund ta bëjmë të mundur”, tha Macron.

Por Eric Fischer, kreu i fondacionit përgjegjës për rindërtimin e katedrales tha për AFP se Notre Dame kërkon disa dekada për tu përfunduar.  Frederic Letoffe, kreu i grupit të kompanive për Restaurimin e Monumenteve Historike vuri një afat kohor deri në 15 vjet duke paralajmëruar se duhet shumë punë që para se të fillojë restaurimi.

Stephane Bern, i cili së fundmi është emëruar përfaqësues i qeverisë për trashëgiminë, vlerësoi se rindërtimi do të marrë “minimumin prej 10 deri në 20 vjet”. “E dini se çfarë më lëndon më shumë? Është ideja se nuk do ta shoh më sërish në jetën time. Do të rindërtohet për brezat e ardhshëm”, tha 55-vjeçari për një radio franceze.

Jack Lang, ish-ministri i Kulturës, tha se rindërtimi do të përfundonte shumë shpejt. “Nga dje dëgjoj që do të duhen dekada. Është një shaka. Ne bëmë të njëjtën gjë në Strasburg, jo për 10-15 vite, por për 3 vite”.

Rektori i Notre Dame, Monsignor Patrick Chauvet, tha: “Shpresoj që ta shoh sërish katedralen në jetën time. Jam 67 vjeç, nëse do të duhen 10 vite, do të jem 77 vjeç”.

l.h/ dita

April 17, 2019 10:46
Komento

3 Komente

  1. Gazetar amator April 17, 12:05

    U befsha naften juve francezve dhe katedralen, shikoni hallet tuaja se na ka mare politika peng per 30 vjet me radhe.

    Reply to this comment
  2. MH April 17, 12:58

    Nese vendosni nji kompani kinezesh te ndertimit mund t’ia dilni rindertimit ne kohe rekord.Kina gezon nji popull me tipare te vullnetshem dhe krijuse te cudinave te jashtzakonshme ne gjithe boten krahasuese.
    Paguan i Kinezet.Mund t’iu bije dhe ma lire se ta rindertoni me forcat tuaja.

    Reply to this comment
  3. Çentrale April 17, 21:36

    Doni Edi Ramen ju dhe për një vit e keni gati

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim