Në fundjavë qeveria mblidhet në Shkodër me një mision të dyfishtë

December 6, 2017 14:12

Në fundjavë qeveria mblidhet në Shkodër me një mision të dyfishtë

Këtë fundjave, të premten dhe të shtunën qeveria Shqiptare do të mblidhet në Shkoder, ku do të vijë me mision të dyfishtë, jo vetëm për të kaluar disa prej projekteve që lidhen me këtë qytet, por edhe për të mbledhur këshillin kombëtar të territorit.

Edhe pse detajet janë të pakta, bëhet e ditur se mbledhja e qeverisë do të zhvillohet në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, ndërsa ajo e KKT-së, në një tjetër mjedis, ku ende nuk është detajuar, por me gjasa në një prej lokaleve në periferi të Shkodres.

Por përveç mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama gjatë qendrimit në Shkoder do të bëjë prezantimin e disa drejtuesve të ri të institucioneve. Gjatë qendrimit në metropolin verior do të shpalosen edhe disa prej projekteve që do të investohen në qarkun e Shkodres.

Ndërsa në mbledhjen e KKT-së me i rendesishmi vendim që do të marrë dritën jeshile, është plani kombëtar i Alpeve.

Ky projekt do te pasohet nga nje program investimesh kapitale qe do te kryhen me bashkefinancimin e Qeverise Shqiptare dhe Bankes per Zhvillim te Keshillit te Europes.

Permes ketij masterplani do te kryhet nje studim i thelluar i mundesive per nxitjen e metejshme te turizmit ne zonen e Alpeve, planifikimin e nje zhvillimi te qendrueshem dhe investime ne permiresimin e infrastruktures publike ne koordinim me biznesin e komunitetet vendore.

December 6, 2017 14:12
Komento

4 Komente

  1. Kris 1 December 6, 14:22

    Si duket nuk ka salle mbledhjesh ne Tirane dhe qivuria eshte bere si cirku lnomad

    Reply to this comment
  2. Adih December 6, 20:20

    O bolshevik . Pa shkuar prona tek i zoti nuk ka turizem , por ka hajduteri ,rrumpalle ,dhe taksa paguesit shqiptare dele te varfera do paguajne me taksat e tyre vendimet e gjyk se STRASBOURGUT kunder shtetit shqiptar . Gjithmone fara e keqe komuniste ,ka qene dhe eshte e pa pergjegjeshme dhe anti zhvillim…!!!

    Reply to this comment
  3. xxx December 6, 21:16

    Ndihmoni fshataret e permbytur mer debila qeveritare qe bagetite i shpetuan nga uji, por po iu ngordhin ne dore nga URIA.
    Levizni t’iu siguroni ca baze ushqimore nga jashte, Maqedonia, Mali i zi, Kosova. Se bagetia eshte gje e gjalle, te sheh ne sy e kerkon te haje.
    Fshatari s’ka komputer te beje loggin tek eAlbania e EdRames idiotit. Qe ben mbledhje burokrate qeverie bashke me Nikopeleshin e bujqesise.

    Reply to this comment
  4. Lili December 6, 21:41

    Me masakren qe po ndodh me valbonen,keta fundosin turizmin ne alpet,per nje grusht pare qe Generi iu ka dhane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*