Gjermani, shkolla që mban emrin e një shqiptari

October 27, 2017 12:00

Gjermani, shkolla që mban emrin e një shqiptari

Në Berlin, ka tri vite që një shkolle fillore gjermane i është vënë emri “Refik Veseli”. Një akt ky që çdo shqiptari i ngjall kureshtjen për të ditur më shumë rreth motivit të këtij emërtimi.

Me moton “Shqipëria në Berlin”, politologia, gazetarja dhe aktivistja e njohur shqiptare nga Berlini, Vjollca Hajdari, ka ndërmarrë një iniciativë për përkujtimin e kësaj shkolle dhe emërvënësve të saj, tri vjet pas marrjes së këtij emri. Iniciativa e Vjollcës, siç pohon ajo, është mbështetur edhe nga shkolla RV dhe Instituti për Evropën Lindore dhe Juglindore.

“Kur shkolla gjermane në Berlin bëri para tre vjetësh hapin historik dhe vendosi emrin e shqiptarit Refik Veseli, përpos që përçoi mesazhin e paqes nga Berlini dhe Gjermania, ajo nderoi me këtë akt gjithë popullin shqiptar.

Refik Veseli tanimë i njohur si hero, kishte shpëtuar së bashku me familjen e tij dy familje hebreje (Familjen Mandil dhe Familjen Jozef) gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri”, shkruan Vjollca Hajdari në një ftesë për pjesëmarrje në shënimin e përvjetorit të kësaj shkolle.

“17 vjeçari i atëhershëm është nderuar nga Izraeli si shqiptari i parë me titullin “Të Drejtët ndër Popuj” bashkë me familjen e tij. Ky titull u është ndarë 69 shqiptarëve nga 23.788 “Të Drejtëve” në mbarë botën. Për të rikujtuar veprën e tij monumentale, unë i jam drejtuar shkollës “Refik Veseli” që të festojmë këtë vit bashkërisht. Me këtë rast do të shpalosim edhe njëherë faqet e historisë, duke reflektuar rreth anës së errët të luftës por edhe mbi pjesën e ndritshme që solli një miqësi e paharruar.

Populli shqiptar ka dëshmuar historikisht shpirtin bujar dhe mikpritës, ndaj BESA si kod i nderit , mbetet si një ndër atributet më të ndritshme, pa dallim besimi fetar”, thuhet më tej në ftesë.

October 27, 2017 12:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*