Në gjykatat e apelit vazhdon të bëhet kërdia!

September 10, 2018 14:04

Në gjykatat e apelit vazhdon të bëhet kërdia!

Dhe sherr politika,
si gjithnjë na veli,
se shumë shpejt s’do kemi,
gjykata apeli.

Aty do të mbeten,
pak njerëz të ndershëm,
sepse korrupsioni,
është i tmerrshëm!

Vijnë ca fjalë të arta,
nga kohë të rënda:
“Më mirë djepja bosh,
se shejtani brënda!.”

Informata plot,
dhe tek unë vijnë,
tani-në të ikur,
në Apel të grijnë!.

Aty korrupsioni,
si në luftë është sulur,
ka tarifa fikse,
për çdo vit të ulur!.

Vettingu aspak,
s’u’a prish terezinë,
ata po vazhdojnë,
të bëjnë kërdinë!.

Në tri pjesë i ndajnë,
paratë që vinë,
si ata që ikin,
si ata që rrinë!.

Çdo ndodhë me secilin,
pak a shumë e dinë,
po dhe mos e dinin,
do bënin kërdinë!.

Janë unanime,
gjithmonë vendimet,
pazaret i bën,
kush bën relatimet!

Me dekonspirim,
nuk bëhet zarar,
se gjahu i kapur,
ndahet barabar!

Një njeriun tim,
që takoj përditë,
dyzetë mijë euro,
i vunë për një vit!.

Mister relatori,
tek shifra u ngul,
ky mavria s’kish,
ndaj asgjë s’ju ul!.

Nuk ju ul asgjë,
jeta krejt ju prish,
edhe pse e drejta,
me fakirin ish!.

Ulja të takon,
i thoshin në gjykatë,
po s’e bëjmë dot,
po s’tunde paratë!.

Thonë-as vllanë e vetëm,
ata nuk e falin,
me gjumin e natës,
s’e di si ja dalin!.

Më tha një prej tyre,
ti je budalla,
ne nuk na zë gjumi,
kur s’marrim para!.

O poet mavria,
që gjithnjë ja ngop,
kur rrjepim paratë,
gjumi na zë top!.

Thoni sa të doni,
shejtani ju marrtë,
po s’na vjen në dorë,
më ky fat i artë!

A.DUKA

September 10, 2018 14:04
Komento

1 Koment

  1. Kris 1 September 10, 14:51

    Ku ka rrjedhur do te pikoje
    S’ka veting qe ti ndaloje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*